Aksioni mbarëkombëtar i ahmedianëve për pastrimin e rrugëve të Gjermanisë

Nga më shumë se 16 vite më radhë, anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia në mëngjesin e Vitit të Ri kapin fshesat dhe lopatat me shumë entuziazëm, pastrojnë rrugët dhe hapësirat e tjera në vendbanimet e tyre nga mbetjet e natës festive të Vitit të Ri. Kjo sepse Profeti Muhammed s.a. këshilloi besimtarët edhe për pastrimin e rrugëve. Ai, nëse shikonte shkurre, gurë apo diçka të pistë në rrugë, vetë i largonte dhe thoshte:
“Zoti gëzohet nga ai që interesohet për pastrimin e rrugëve dhe e shpërblen atë”.[1]
Edhe në vitin 2014, muslimanët ahmedianë në Gjermani ishin zgjuar herët, që të falin, në radhë të parë, namazin vullnetar të tahaxhudit, i cili falet në një të tretën e fundit të natës. Ata luten për një vit shumë të bekuar dhe për paqen e njerëzimit.
Më pas, bashkërisht hëngrën mëngjes dhe pastaj bënë një plan të shpejt rreth “punës së ndershme”(siç e quajnë ata një aksion të pastrimit). Në lidhje me këtë Kurani Famëlartë thotë:
اِنَّ اللہَ یَاۡمُرُ بِالْعَدْلِ وَالۡاِحْسَانِ وَ اِیۡتَآیِٔ ذِی الْقُرْبٰی
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe dashamirësinë si ajo që u tregohet të afërmve”[2]
Për këtë arsye, ata nuk kërkojnë ndonjë shpërblim për punën e tyre. Kështu Allahu i fton fuqishëm muslimanët të jetësojnë mbi të gjitha shërbimet e vogla.[3] Islami nuk e thekson vetëm plotësimin e detyrimeve ndaj Krijuesit, madje pohon se njerëzit këtë detyrë nuk mund ta kryejnë, pa i kushtuar rëndësi të madhe edhe plotësimit të detyrimeve ndaj krijesave të Zotit.
Mbi 4000 anëtar të Xhematit Musliman Ahmedia morën pjesë në pastrimin e rregullt të Vitit të Ri, i cili u realizua thuajse ne 225 vende të ndryshme të Gjermanisë, njëkohësisht. Vit për vit muslimanët ahmedianë në këtë mënyrë japin një shenjë për angazhimin, ndihmën, zellin dhe dashurinë e tyre ndaj vendit ku jetojnë.
[1] Muslimi, Kitabul-birri ues-silah, bab fedli izaletil-edha.
[2] Kurani Famëlartë 16:91.
[3] Kurani Famëlartë 107:8.