Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon ashpër sulmin terrorist në Francë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon ashpër sulmin terrorist në Francë

Hazret Mirza Masrur Ahmedi lutet për paqen në botë

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka dënuar kategorikisht sulmin terrorist që ka ndodhur në Francë në këtë javë dhe është lutur për paqen në botë.

Duke folur, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm të së premteve, nga xhamia Bejtul Futuh në Londër, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se sulmet nuk kishin të bënin asgjë me mësimet e vërteta të Islamit. Ai gjithashtu tha se autorët e krimit dhe çdokush që ishte i përfshirë në të duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjin.
2014-07-04-FS-002
Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Autorët e këtij sulmi brutal mund të kërkojnë t’i arsyetojnë aktet e tyre në emër të Islamit dhe themeluesit të tij të shenjtë Profet Muhammed (paqja qoftë mbi të), por këto veprime nuk kanë asnjë lidhje çfarëdo qoftë me mësimet e vërteta të Islamit. Islami nuk e lejon askënd që të marrë ligjin në duart e veta apo të lëndojë ose të vras dikë. Megjithatë, këta të ashtuquajtur muslimanë dhe grupe të tilla muslimane ende nuk po distancohen nga mizoritë dhe barbaritë e tilla.”

Ai u shpreh duke shpresuar se ky sulm ta mos e vërë fenë Islame në shënjestër të sulmeve të padrejta sepse një reagim i tillë do të hapë akoma më shumë hendekun mes muslimanëve dhe jomuslimanëve që jetojnë në Evropë dhe pjesën tjetër të botës Perëndimore. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve se në përpjekjen për të bashkuar shoqërinë ato të shfaqin vetëpërmbajtje dhe durim.

Mirza Masrur Ahmedi gjithashtu nënvizoi se është përgjegjësi e muslimanëve Ahmedianë të përhapin mësimet e vërteta të Islamit anembanë botës dhe të lutën për vendosjen e paqes.

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi u shpreh se:

“Sot, është detyra e anëtarëve të Xhemati Musliman Ahmedia të luten për paqen dhe të lutën qe të gjitha palët të heqin dorë nga çdolloj mizorie apo padrejtësie.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se muslimanët Ahmedianë duhet të angazhohen veçanërisht për t’i dërguar sa më shumë selavate të Dërguarit të Allahut Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi përfundoi duku u lutur:

“Allahu i Gjithëfuqishëm e çliroftë botën nga të gjitha format e çrregullimit dhe kjo gjendje aktuale e konfliktit u shndërroftë në atë paqeje dhe harmonie.”

 


 

22 Deer Park Road, London, SW19 3TL UK
Tel/Fax: 020 8544 7678 Email: press@amjinternational.org
Twitter: @AhmadiyyatIslam

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp