Xhelsa Salana e 123-të e Kadijanit (në Indi) u përmbyll me fjalën e Udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhelsa Salana e 123-të e Kadijanit (në Indi) u përmbyll me fjalën e Udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia

Mbi 24000 njerëz morën pjesë në seancën e fundit në Kadijan dhe Londër.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, përfundoi mbledhjen vjetore të 123-të (Xhelsa Salana) e Xhematit Musliman Ahmedia në Kadijan, në Indi më 28 dhjetor, 2014 me një fjalim besimshtytës dhe emocional.2014-12-28-Jalsa-Qadian-002-1024x407Shenjtëria e tij udhëhoqi seancën përmbyllëse nëpërmjet lidhjes satelitore nga Xhamia  Bejtul Futuh të Londrës. Mbi 18.700 njerëz, që përfaqësuan 37 shtete, morën pjesë në Xhelsën e Kadijanit, ndërsa më shumë se 5400 persona u mblodhën në Londër për seancën përmbyllëse. Gjatë kësaj fundjave, Xhelsa Salana u mbajtën gjithashtu edhe në Bregun e Fildishtë, Nigeri, Senegal dhe Bregun Perëndimor të Amerikës.2014-12-28-Jalsa-Qadian-003-1024x333

Gjatë fjalimit të tij, Shenjtëria e tij nënvizoi sesi mësimet e Islamit po shtrembërohen nga grupe terroriste e ekstremiste në gjithë botën.

Ai kategorikisht i dënoi të gjitha format e ekstremizmit dhe tha se Xhemati Musliman Ahmedia është i angazhuar vazhdimisht në përhapjen e mesazhit paqësor të Islamit.

Shenjtëria e tij tha se Xhelsa Salana është gjithashtu një mjet për t’i manifestuar mësime të vërteta të Islamit.2014-12-28-Jalsa-Qadian-004-1024x320

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Nëse në njërën anë Xhelsa Salana (tubimet tona vjetore) janë mjet për t’ua shtuar njohurinë fetare dhe spiritualitetin muslimanëve ahmedianë, ato janë gjithashtu një mundësi për të shfaqur mësimet e bukura të Islamit dhe karakterin e çiltër të Profetit Muhammed (paqja e Zotit qoftë mbi të) para botës.”

Në vijim Hazrat Mirza Masrur Ahmedi u shpreh:

Islami është një fe me mësime të pashembullta të paqes, dashurisë së ndërsjellë dhe drejtësisë. Dhe kështu, si ambasadorë të Mesihut të Profetit Muhammed (paqja e Zotit qoftë mbi të), është detyra jonë që t’i përhapim këto mësime në të gjitha anët e botës.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se muslimanët ahmedianë janë vënë në shënjestër nga grupe terroriste dhe ekstremiste. Ai bëri me ditur me trishtim se vetëm një ditë më parë, një i ri musliman ahmedian është martirizuar në Guxhranvala, Pakistan. Shenjtëria e tij tha se muslimanët ahmedianë kanë reaguar përballë të gjitha provokimeve dhe urrejtjeve vetëm me paqe dhe lutje sepse sjellje e këtillë përputhet plotësisht me mësime të vërteta të Islamit.2014-12-28-Jalsa-Qadian-005-1024x721

Duke vazhduar, Shenjtëria e tij tha se në suren e parë të Kur’anit Famëlartë, Allahu ka thënë se Ai është “Zoti i të gjitha botëve” dhe si i tillë Ai është Zoti i të gjithë popujve të të gjitha besimeve. Kështu, është e pamundur për një musliman të sinqertë që të shfaqë ndonjë gjë tjetër veç dhembshurisë e simpatisë për mbarë njerëzimin.

Hazrat Mirza Masrur Ahmadi gjithastu tha:

“Ne duhet t’i vendosim standardet më të larta të dhembshurisë për tërë njerëzimin. Dashuri për çdo person duhet të vërshojë fort nga zemrat tona ashtu siç uji buron si rrëke nga një burim. Ne duhet t’ua heqim vuajtje atyre që janë në dhimbje ose zemrat e të cilëve sfiliten nga pikëllimi. Vetëm atëherë ne mund të konsiderohemi si përfaqësues të vërtetë të Islamit.”2014-12-28-Jalsa-Qadian-006-1024x355

Shenjtëria e tij theksoi se liria e besimit dhe fesë është një parim themelor i mësimeve të islamit. Ai citoi nga Kurani Famëlartë për të dëshmuar se Islami nuk lejon asnjë lloj dënimi për apostazinë (braktisjen e besimit). Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimin se Islami ishte përhapur me shpatë, duke e cilësuar këtë akuzë si e gabuar pa asnjë bazë.

Ai tregoi nga historia se Islami mbërriti në vende si në Afrikë, Kinë, Evropë, Indi dhe pjesë të tjera të botës nëpërmjet mjeteve paqësore të predikimit.

Duke rikujtuar vizitën e tij në Spanjë në 2013, Shenjtëria e tij u shpreh se kur ai vizitoi atë pjesë të Spanjës ku muslimanët kishin kërkuar strehim për aq kohë sa ishte e mundur, pasi që ishin detyruar të dëboheshin nga pjesë të tjera të vendit. Ai tha se kishte takuar një akademik të krishterë i cili tha se muslimanët duhet ta kërkonin atë pjesë të Spanjës. Si përgjigje, Hazrat Mirza Masrur Ahmedi i tha:

“Sigurisht, një ditë ne do ta rimarrim atë vend nga i cili muslimanët ishin të shtyrë me forcë të shpërnguleshin, por ne nuk do ta bëjmë këtë duke tundur shpatën apo përmes ndonjë forme të dhunës apo terrorit. Përkundrazi, ne do ta kërkojmë atë përmes fuqisë së dashurisë dhe vetëm përmes saj.”2014-12-28-Jalsa-Qadian-007-1024x574

Shenjtëria e tij dënoi një emision i cili u transmetua kohët e fundi në GEO Television (Pakistan) në të cilin disa të ashtuquajtur klerikë fetarë tentuan që të nxisin haptas urrejtje ndaj Xhematit Musliman Ahmedia. Ai tha se klerikët e bëjnë këtë për ta zhvendosur fajin për terrorizmin në Pakistan nga terroristët aktualë.

Shenjtëria e tij përfundoi Xhelsa Salanën duke u lutur për gjithë botën dhe duke ritheksuar angazhimin e Xhematit Musliman Ahmedia për përhapjen e paqes.2014-12-28-Jalsa-Qadian-008-1024x721

Hazrat Mirza Masrur Ahmadi tha:

“Ne, muslimanët ahmedianë duke pranuar Mesihun e Premtuar, kemi bërë betim se do t’i shfaqim gjithmonë mësimet e pastra të Islamit. Është misioni ynë që të përhapim paqe, dashuri, dhembshuri dhe harmoni në çdo nivel të shoqërisë si dhe në çdo pjesë të botës. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo formë e urrejtjes të mos shndërrohet në dashuri e dhembshuri.”

Xhelsa Salana e Kadijanit u përmbyll me një lutje solemne të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, në të cilën ai u bëri thirrje muslimanëve ahmedianë të luten për paqen botërore dhe për t’i dhënë fund çdo forme të ekstremizmit dhe terrorit. Ai u lut qe t’i jepet fund krizës së epidemisë shkaktuar nga Ebola në Afrikë dhe gjithashtu u lut që viti i ri të sjellë lumturi dhe mbarësi për të gjithë muslimanët ahmedianë në gjithë botën.2014-12-28-Jalsa-Qadian-009-717x1024

 

 

22 Deer Park Road, London, SW19 3TL UK
Tel/Fax: 020 8544 7678 Email: press@amjinternational.org
Twitter: @AhmadiyyatIslam

 

 

Share via