Udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmin terrorist mbi një shkollë në Peshavar dhe bën lutje për viktimat.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmin terrorist mbi një shkollë në Peshavar dhe bën lutje për viktimat.

Hazret Mirza Masrur Ahmadi e quan sulmin një akt barbar që lë botën në dëshpërim.
2014-07-04-FS-001
Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm të së premteve, të mbajtur në Xhaminë Bejtul Futuh të Londrës, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmadia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka shprehur pikëllimin e tij mbi sulmin e fundit terrorist në një shkollë ushtarake në Peshawar, në të cilën më shumë se 130 fëmijë ishin vrarë brutalisht.

Shenjtëria e tij duke quajtur viktimat e kësaj tragjedie si “dëshmorë”, dënoi këtë sulm të egër. Ai u shpreh se i gjithë Xhemati Musliman Ahmedia në mbarë botën ndjeu dhimbjen e atyre që u prekën nga kjo barbari. Ai në mënyrë të përsëritur u lut për viktimat dhe familjarët e tyre dhe i bëri thirrje botës muslimane për t’u bashkuar kundër të gjitha formave të ekstremizmit.

Duke përshkruar sulmin në Peshavar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ky sulm nuk mund të përshkruhet vetëm si mizori. Madje, ngase viktimat kryesisht ishin fëmijë të pafajshëm, andaj ky ishte shembulli më ekstrem i barbarisë dhe kërdisë . … kështu ky sulm ka lënë njerëzinë në dëshpërim. Çdo person që kishte qoftë edhe një grimcë të humanizmit ka ulëritur nga ankthi dhe dhimbja.”

Duke dënuar sulmin si një akt krejtësisht kundër mësimeve të Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Këta fëmijë të pafajshëm u shënjestruan  brutalisht nga ata që thonë se kërkojnë zbatimin e ‘Ligjit të Sheriatit’. Çfarë lloj  Islami është ky që praktikojnë ata? Çfarë lloj  Sheriati ndjekin ata? Profeti i Shenjtë Muhammedi (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) ka ndaluar rreptësisht që ndonjë grua apo fëmijë të vihet në shënjestër.”

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi vijoi duke theksuar:

“Kjo është një tragjedi dhe padrejtësi në përmasat më ekstreme sepse aktet e këtilla armiqësie e hakmarrëse u kryen në emër të atij Zoti i Cili është i Gjithëmëshirshëm, i Dhembshur dhe Mëshirëplotë.

Ky akt u krye në emër të atij Zoti, dhembshuria e të Cilit është e pashembullt. Ky u krye në emër të atij Profeti (paqja e mëshira qofshin mbi të) i cili është quajtur “mëshirë për mbarë njerëzimin” nga Zoti i Gjithëfuqishëm. Madje, një akt i tillë po arsyetohet padrejtësisht në emër të atij Sheriatit, i cili promovon paqen dhe drejtësinë për të gjithë.”

Shenjtëria e tij tha se muslimanët ahmedian në gjithë botën janë pikëlluar thellësisht nga ky sulm. Ai shtoi se themelues i Xhematit Musliman Ahmedia ka ushqyer ndjekës të tij me një frymë të sinqertë dhembshurie e simpatie për mbarë njerëzimin. Madje, Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) ka këshilluar në mënyrë të përsëritur dijetarë e prijës muslimanë për të udhëhequr botën muslimane drejt dhembshurisë e humanizmit dhe larg çfarëdolloj ekstremizmi apo sektarizmi. Ai nënvizoi se nëse veprohet në këtë mënyrë, atëherë ky do të ishte një nder i madh nga ana e tyre për njerëzimin.

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ne muslimanë ahmedianë gjithmonë dhimbsemi për njerëzimin, prandaj sa herë që ai heq vuajtje, është e natyrshme që edhe ne të trishtohemi dhe brengosemi. Ata që u vranë në këtë ngjarje ishin vëllezërit tanë muslimanë e bashkatdhetarë dhe kështu kemi pikëllim është ende më i madh. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe dhembshuri për ta.”

Duke u lutur për viktimat e kësaj masakre, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Allahu i mbuloftë të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj ngjarje të dhimbshme me mëshirën dhe dhembshurinë e Tij dhe prindërve të tyre u dhuroftë durim dhe qëndrueshmëri.”

Udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia u shpreh se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk janë të kufizuar vetëm në Pakistan, por kanë kapluar shumicën e vendeve muslimane dhe tashmë kanë dalë jashtë kontrollit. Ai gjithashtu tha se ata që kanë kryer këto ndyrësi, duan të t’i përmbushin vetëm interesat e tyre egoiste dhe kërkojnë padrejtësisht t’i ato në emër të Islamit.

Shenjtëria e tij shprehu keqardhjen se aktet e këtilla, në vend që të tërheqin të tjerët nga Islami, ato po largojnë njerëz nga Zoti dhe kështu ai i bëri thirrje botës muslimane që t’i ndjekin mësimet e vërteta të Islamit për paqen, drejtësinë dhe mëshirën për tërë njerëzimin.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp