Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pas botimit të karikaturës së re, udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia bën thirrje për një reagim paqësor

Hazret Mirza Masrur Ahmedi kërkoi që muslimanët duhet të reagojnë paqësisht përmes lutjeve, dhe gjithashtu mbështeti qëndrimin e Papës Françesko lidhur me këtë çështjeUdhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmedi  ka reaguar ndaj botimit të një karikature të re, këtë javë në kopertinën e revistës Charlie Hebdo, që përshkruan figurën e të Dërguarit të Allahut Profet Muhammed  (paqja e Allahut qoftë mbi të).

Duke trajtuar këtë çështje, në fjalimin e tij të përjavshëm të së premtes, nga xhamia “Bejtul Futuh” në Londër, Shenjtëria e tij tha se karikatura të këtilla i kanë vrerosur dhe hidhëruar muslimanët paqedashës anekënd botës, dhe botimi i tyre është për t’u ardhur keq. Megjithatë, ai u shpreh se çfarëdo lloj reagimi i dhunshëm apo i paligjshëm nuk mund të justifikohet, dhe një reagim i tillë u kundërvihet tërësisht parimeve të Islamit. Shenjtëria e tij gjithashtu nënvizoi se dalja në rrugë për të protestuar, nuk është reagimi i duhur, përkundrazi muslimanët duhet të përgjigjen duke bërë më shumë lutje dhe duke i dërguar më shumë selavate të Profetit Muhammed (paqja e Allahut qoftë mbi të).
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Le të dihet se Islami kurrë nuk është përhapur e as nuk do të përhapet përmes dhunës dhe gjakderdhjes. Përhapja e Islamit mund të arrihet duke kërkuar bekime dhe duke i dërguar selavate Profetit të shenjtë të Islamit (paqja qoftë mbi të). Ne mund të triumfojmë vetëm duke dërguar selavate.”

Shenjtëria e tij u shpreh se pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, kjo revistë ka arritur të fitojë më shumë gjallëri në veprimtari.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Çfarë është arritur përmes këtij sulmi të lig terrorist? Në të kaluarën, mjaft liderë perëndimor kishin dënuar botimin e këtyre karikaturave fyese, por pas sulmit të një jave më parë në Francë, shumë njerëz dhe liderë kanë ndryshuar opinionin e tyre dhe kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për këtë botim të pahijshëm.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi duke thënë:

“Që prej sulmit (mbi Charlie Hebdo), revista ka arritur të sigurojë mbështetje të fuqishme financiare nga burime të ndryshme. Përpara, tirazhi i revistës ishte vetëm 60,000 kopje, dhe thuhej se së shpejti revista do të falimentohej por,  falë aktit të këtyre të ashtuquajturve muslimanë, revistës i dhënë një jetë e re dhe tirazhi i saj për këtë javë është më shumë se pesë milion kopje.”

Gjatë fjalimit të tij, Shenjtëria e tij përshëndeti edhe komentet e fundit të Papës Françesko, në të cilat ai ishte shprehur se liria e shprehjes duhet të ketë kufi, dhe asnjë besim apo fe nuk duhet përbuzur apo fyer, si dhe dinjiteti i çdo feje duhet të respektohet nga të gjithë. Shenjtëria e tij tha se qëndrimi i Papës lidhur me këtë çështje është “plotësisht i drejtë“.

Udhëheqësi i xhematit Musliman Ahmedia gjithashtu u ndal te fuqia dhe ndikimi i jashtëzakonshëm të mediave botërore. Ai u bëri thirrje të gjitha organizatave mediatike për të ushtruar ndikimin e tyre me përgjegjshmërinë e duhur.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Sot media gëzon fuqi të jashtëzakonshme. Nëse ajo është e papërgjegjshme, atëherë duke bërë provokime të panevojshme, media  mund të ndezë çrregullime. Por, nëse ajo vepron me përgjegjshmëri, atëherë mund të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe harmonisë në shoqëri.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi përfundoi fjalimin e tij duke lutur për paqen botërore dhe duke përsëritur thirrje drejtuar muslimanëve që t’u kundërpërgjigjen të gjitha përpjekjeve për të përbuzur të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të) me anë të lutjeve të sinqerta.


22 Deer Park Road, London, SW19 3TL UK
Tel/Fax: 020 8544 7678 Email: press@amjinternational.org
Twitter: @AhmadiyyatIslam