Simpoziumi i paqes, 2014 - Udhëheqësi musliman bën thirrje për masa urgjente kundër ekstremizmit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Simpoziumi i paqes, 2014 – Udhëheqësi musliman bën thirrje për masa urgjente kundër ekstremizmit

Hazret Mirza Masrur Ahmedi thotë se është e nevojshme një strategji ndërkombëtare për ndaljen e radikalizmit.

 Me 8 nëntor 2014, Udhëheqësi ndërkombëtarë i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i pestë, shkëlqesia e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalim në Simpoziumin e 11-të ndërkombëtarë të paqes, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Britaninë e madhe.
2014-11-08-Peace-Symposium-001
Gjatë fjalës së tij, shenjtëria e tij në mënyrë kategorike ka dënuar aktivitetet e ISIS-it dhe të grupeve të tjera ekstremiste duke i quajtur ato si “krejtësisht jo-islamike”, dhe duke theksuar se se ata po përhapin një rrjet të egër terrori në botë.

Duke cituar gjerësisht nga Kurani i Shenjtë, shenjtëria e tij dëshmoi se Islami të jetë një fe e paqes që promovon tolerancën, respektin reciprok dhe mirëkuptimin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Shenjtëria e tij gjithashtu vuri në pikëpyetje se si financohen dhe mbështeten grupet ekstremiste si ISIS.
2014-11-08-Peace-Symposium-002
Eventi është mbajtur në xhaminë Batul Futuh të Londrës me një audiencë prej më shumë se 1000 personash, përfshirë 550 mysafirë jo-ahmedianë të përbërë nga ministra qeveritarë, ambasadorë të shteteve, anëtarë të dy Dhomave të Parlamentit dhe personalitete të tjera të ndryshme. Tema e simpoziumit të Paqes të këtij viti ishte “Kalifati, Paqe dhe Drejtësi”.

Në këtë event, shenjtëria e tij paraqiti edhe Magnus MacFarlane-Barrow, themelues dhe CEO i “Mary’s Meal UK”, me çmimin e muslimanëve ahmedian për avancimin e paqes, në shenjë mirënjohje për përpjekjet të tij të shquara për të siguruar ushqimin dhe edukimin për qindra e mijëra fëmijë në botën në zhvillim.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi filloi fjalimin e tij duke folur për rritjen e kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit në botën e sotme.

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

Gjatë vitit të kaluar, një grup i veçantë ka përhapur ligësisht rrjetin e tij të terrorit dhe është bërë shkak i një shqetësimi të madh për botën. Jam duke folur për grupin ekstremist tani të njohur si ‘ISIS’ ose ‘I.S.’  Veprimet e këtij grupi terrorist jo vetëm që po ndikojnë në vendet muslimane, por edhe në vendet e Evropës dhe më gjerë janë gjithashtu duke u prekur nga brutaliteti i saj.”

2014-11-08-Peace-Symposium-003

Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka thënë se ishte shumë “shqetësuese” se qindra të rinjve muslimanë nga të gjitha pjesët e botës ishin duke u tërhequr nga ISIS dhe të shkonin për në Siri dhe Irak për të luftuar për ta: Shenjtëria e tij tha:

“Agjenda dhe objektivat e ISIS dhe të ashtuquajturit kalifati i tyre janë tejet të tmerrshme dhe barbare”.

Shenjtëria e tij tha se ISIS kishte synim për të “marrë sundimin mbi botën”, të cilën ai e klasifikoi si “mendim i dëshiruar”. Megjithatë, shenjtëria e tij ka thënë se në qoftë se ISIS nuk do të frenohej për të mos hedhur “hapat e tij”, kjo do të mund të shkaktonte shkatërrim të madh në botë.

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Konsideroni se sa shumë vuajtje dhe shkatërrim mund të shkaktohet nga një grup ekstremist, i cili ka mbledhur njerëzit të frustruar dhe të shqetësuar së bashku nga të gjitha pjesët e botës të cilët janë të gatshëm për të dhënë jetën e tyre për këtë kauzë të padrejtë…

Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh faktin se ky grup (ISIS), nuk ka vetëm individë të gatshëm, por është gjithashtu e armatosur rëndë me sistemet e armëve të sofistikuara dhe artileri. Në të vërtetë, nuk është jashtë diskutimit që ata eventualisht të mund të vënë duart edhe mbi armët bërthamore”.

2014-11-08-Peace-Symposium-004
2014-11-08-Peace-Symposium-005

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

“Kur e gjithë kjo të merret parasysh atëherë nuk ka dyshime për kërcënimin e tmerrshme që i bëhet botës që vijnë nga ISIS dhe prej grupeve të tjera që kanë ideologji të ngjashme.

Fakti se e tërë kjo është bërë në emër të Islamit sinqerisht ofendon dhe u shkakton dhimbje të gjithë muslimanëve te vërtetë e paqedashës për shkak se ideologji të tilla brutale dhe çnjerëzore nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë. Përkundrazi, në çdo mënyrë, dhe në çdo nivel, mësimet e vërteta të Islamit janë të paqes dhe sigurisë për të gjithë njerëzit”.

Kalifi vazhdoi të japë një përshkrim të hollësishëm të mësimeve të Kuranit në lidhje me luftën, duke deklaruar se muslimanëve kudo që u është dhënë leje për një “luftë mbrojtëse” është dhënë si një mjet për të mbrojtur të gjitha fetë jo vetëm Islamin. Ai gjithashtu shpjegoi përpjekjet e pashembullta te bëra nga Profeti i shenjtë Muhamedi (paqja qoftë mbi të) për të përhapur paqen në të gjithë botën.
2014-11-08-Peace-Symposium-006
Hazret Mirza Masrur Ahmedi foli se si “liria e ndërgjegjes” është një parim themelor i Islamit. Ai tha se muslimanëve u është lejuar ta predikojnë mesazhin e Islamit vetëm në mënyrë paqësore.

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Nuk është asnjëherë e lejueshme, në asnjë rrethanë, ta detyrosh ndonjë person tjetër që ta pranojë Islamin, apo çfarëdo feje … Të gjithë njerëzit janë të lirë të besojnë ose të mos besojnë. Dhe kështu, kur Profeti i shenjtë (paqja qoftë mbi të) ishte i lejuar vetëm ta përçonte mesazhin e Islamit dhe asgjë tjetër – atëherë si është e mundur që të ashtuquajtur udhëheqës muslimanë të sotëm  të shkojnë përtej kësaj dhe të mendojnë se ata kanë më shumë pushtet, më shumë autoritet ose të drejta se Profeti i Islamit s.a.”

2014-11-08-Peace-Symposium-007
Hazret Mirza Masrur Ahmedi përfundoi fjalimin e tij duke pyetur se si janë duke u financuar grupet terroriste apo ekstremiste dhe duke bërë thirrje për paqen në botë më drejtësi të paanshme.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në këtë rast do të doja që gjithashtu t’i pyes ata njerëz apo organizata që pretendojnë se Islami është një fe e dhunës bazuar në mizoritë e grupeve ekstremiste. Do t’i lusja të marrin në konsideratë se si këto grupe janë në gjendje për të marrë fonde të tilla që u mundësojnë atyre të vazhdojnë aktivitetet e tyre ekstremiste dhe luftën për kaq kohë? Si është e mundur që ata të kenë armë të tilla kaq të sofistikuara? A mos kanë industri të armëve apo fabrika?

Është mjaft e qartë se ata po marrin ndihmën dhe mbështetjen e fuqive të caktuara. Kjo mund të jetë mbështetje direkte nga vendet shumë të pasura me naftë, ose mund të jenë fuqi tjera të mëdha që në mënyrë të fshehtë u ofrojnë ndihmë.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Financimi i këtyre grupeve është një problem i madh, sepse janë këto fonde me anë të të cilave ata janë në gjendje të zënë pre grupe ose individë në nevojë … Kështu që diçka duhet ndërmarrë për të ndaluar urgjentisht financimin e këtyre grupeve. Perëndimi tashmë ka filluar të kuptojë dhe të pranojnë se kjo është një luftë që në fakt është duke e përfshirë në mënyrë direkte edhe atë. Mirëpo, edhe ky është nënvlerësim – e vërteta është se kjo është një luftë kundër gjithë botës.”

2014-11-08-Peace-Symposium-008

Shenjtëria e tij përfundoi fjalën duke thënë:

“Më e rëndësishmja është se bota duhet të kuptojë se e ka harruar Krijuesin e vet dhe se duhet të kthehet tek Ai. Kur kjo ndodh, vetëm atëherë mund të vendoset paqja e vërtetë dhe pa këtë nuk mund të ketë garanci për paqe. Unë kam folur shumë herë më parë në lidhje me pasojat e tmerrshme të një lufte globale dhe ndoshta kjo do të jetë  një lufte e tillë që bota do të shohë rezultatet shkatërruese të politikave të padrejta që janë bërë vetëm për të kënaqur ambicie dhe interesa personale. Unë shpresoj dhe lutem që bota të vijë në vetëdije para se të ndodhë një fatkeqësi e tillë”.

Para fjalimit kryesor, personalitete të ndryshme folën për rëndësinë e paqes dhe gjendjen kritike të botës sot.
2014-11-08-Peace-Symposium-009
Z. Rafik Hajat (Rafiq Hayat), President kombëtarë i Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë, foli për nevojën e paqes në botë. Duke iu referuar ditës përkujtimore që u zhvillua këtë javë, ai tha se Xhemati Musliman Ahmedia “i nderon” të gjithë ata ushtarakë britanikë burra dhe gra që kanë sakrifikuar jetën e tyre për hir të kombit të tyre gjatë Luftës së Parë Botërore.

Siobhain McDonagh, deputet dhe kryetar i “All Party Parliamentary Group for the Ahmadiyya Muslim Community”  ka thënë:

“E përgëzoj Xhematin Musliman Ahmedia në përvjetorin e tij të 125. Ky është një komunitet që ka promovuar gjithmonë paqe dhe harmoni në botë”.

Lord Tarik Ahmedi (Tariq Ahmad) i Wimbledonit, Minister për Komunitete tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia është Xhemati im– është shtëpia ime dhe kjo xhami është vendi im i adhurimit”.

Rt Hon Ed Davey, deputet dhe Minister i shtetit për Energji & ndryshime Klimatike tha:

“Në botën e sotme shohim ‘politika të ndarjes’ në shumë vende, por nën udhëheqjen e shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Xhemati Musliman Ahmedia promovon një “ politikë të unitetit” me qëllim të krijimit të unitetit në botë”.

Rt Hon Justine Greening, deputete dhe Ministre e shtetit për zhvillim ndërkombëtar tha:

“Sonte është një ngjarje e thjeshtë por e fuqishme, ku njerëzit kanë ardhur së bashku për të diskutuar dhe për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të ngrënë së bashku ashtu siç bëjnë familjet”.

Reverenti Kevin McDonald, Kryepeshkopi emeritus i Southwarkut, i cili gjithashtu lexoi një mesazh të veçantë nga Vatikani, ka thënë:

“Unë fuqimisht e përshëndes kontributin e madh të bërë nga Xhemati Musliman Ahmedia në përhapjen e paqes në botë”.

Pranuesi i çmimit “Musliman Ahmadia për Avancimin e Paqes”, Magnus MacFarlane-Barrow, CEO “Mary Meals UK” tha:

“Unë jam thellësisht i nderuar dhe gëzuar për të marrë këtë çmim dhe falënderoj shenjtërinë e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedin për këtë nder. Puna e “Mary’s Meal” është shumë e thjeshtë, për të ushqyer fëmijët në mënyrë që ata janë në gjendje të shkojnë në shkollë”.

2014-11-08-Peace-Symposium-011

Si para ashtu edhe pas procedurës, shenjtëria e tij takoi personalisht personalitete dhe mysafirë të ndryshëm dhe gjithashtu u takua me anëtarë të mediave perëndimore dhe aziatike.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp