Një turmë e inatosur ekstremistësh vranë 3 muslimane ahmediane në Pakistan
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Një turmë e inatosur ekstremistësh vranë 3 muslimane ahmediane në Pakistan

mendjemadhesia mburrja

Në viktima gjendet një foshnjë tetëmuajshe dhe një vajzë 7 vjeçe
Një tjetër sulm ndaj muslimanëve ahmedianë në Pakistan
U vunë zjarr 8 shtëpive, viktimat lihen të vdesin, policia bën sehir
Një grua shtatzënë humb fëmijën e saj

Xhemati Musliman Ahmedia me keqardhje të thellë dhe trishtim të madh konfirmon se disa ekstremistë vendas kanë masakruar 3 nga anëtarët e tij. Në viktimat e këtij sulmi sekterian, në lagjen e quajtur Kachi Pump në Guxhranvala, Pakistan, përfshihen një e mitur 8 vjeçe dhe një foshnjë tetëmuajshe. Ato u martirizuan për të vetmen arsye se ishin muslimane ahmediane, ndërsa policia vetëm qëndronte dhe e bënte sehir masakrën.

Viktimat janë Znj. Bushra Bibi (nuk dihet mosha e saktë, suposohet që të jetë në pesëdhjetat) dhe dy mbesat e saj Hira 7 vjeçe dhe Kainaat vetëm 8 muajsh.

Përveç kësaj, Znj. Mubashara Bibi, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë pësoi dështim në këtë ngjarje. 8 gratë dhe fëmijët po mjekohen për djegiet.

FAKTE:

• Më 27 korrik, në 8 pasdite sipas orës lokale, ekstremistët anti-ahmedianë u mblodhën në lagjen Kachi Pump të qytetit Guxhranvala për një “protestë” të paraplanifikuar, në një vend ku 15 familjet e muslimanëve ahmedianë banojnë afër njëra-tjetrës.

• Ekstremistët u grumbulluan me pretekstin një i ri ahmedian kishte “shformuar” imazhin e Qabesë (të Xhamisë së Shenjtë) në Facebook. Kjo akuzë është plotësisht e pabazë.

• Nuk kaloi shumë që “protesta” u kthye në të dhunshme me sulmet vrasëse, duke u vënë zjarr shtëpive të muslimanëve ahmedianë, dhe duke i plaçkitur dhe i grabitur ato.

• Në total 8 shtëpi që u përkisnin muslimanëve ahmedianë janë djegur nga ekstremistët anti-ahmedianë.

• Kur u nis protesta, dy makinat e policës ishin të pranishme, por ata vetëm bënin sehir ndërsa po shpërthehej dhuna.

• Xhemati Musliman Ahmadian reagoi menjëherë dhe u angazhua në evakuimin të shtëpive. Megjithatë, për shkak të përmasës së madhe të zjarrit, ata nuk arritën dot të evakuonin një shtëpi në kohë, dhe kështu 3 muslimanët ahmedianë, Znj. Bushra Bibi bashkëshortja e Z. Munir Ahmad-it dhe 2 mbesat e saj Hira dhe Kainaat, vajzat e Muhammad Buta-s mbetën të rrethuar dhe humbën jetë për shkak të thithjes së tymit dhe asfiksisë.

• Një grua muslimane ahmediane Znj. Mubashara Bibi, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, pësoi dështimin e fëmijës.

• 8 gratë dhe fëmijët muslimanë ahmedianë kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spitalin lokal për djegie.

• Ekstremistët anti-ahmedianë bllokuan punonjësit e shërbimit zjarrfikës, dhe i detyruan të tërhiqeshin, para se të shuanin flakët.

• Po kështu, ambulanca në vendngjarje u qëllua me gurë.

• Më vonë, mbërritën edhe efektivët e tjerë të policë në vendngjarje, por nuk morën masa të menjëhershme, ndërsa shtëpitë e ahmedianëve vazhdonin të plaçkiteshin.

Pas kësaj ngjarjeje Z. Abid Khan, Sekretar Shtypi i Xhematit Musliman Ahmedian ka thënë:

“Muslimanët ahmedianë në mbarë botën kanë mbetur të shokuar dhe tërësisht të hidhëruar pas këtij sulmi të tmerrshëm dhe shkatërrues në Pakistan. Është e pamundur që të kuptohet niveli i urrejtjes dhe armiqësisë, të cilat nxisin dikë drejt një brutaliteti barbar.

Një foshnjë tetëmuajshe dhe motra e saj 7 vjeçe janë vrarë bashkë me gjyshen e tyre. Një grua shtatzënë ka humbur fëmijën e saj. Një numër i konsiderueshëm personash kanë marrë plagë të rënda dhe ata kanë pësuar gjithë këtë vetëm se ishin muslimanë ahmedianë paqedashës dhe qytetarë besnikë.

Xhemati Musliman Ahmedian kurrë nuk do të protestojë në rrugë dhe as nuk do t’i kundërpërgjigjet këtij agresioni. Ne reagojmë vetëm duke u përkulur para Zotit të Plotfuqishëm, për t’i kërkuar mbrojtje dhe mbështetje dhe duke pohuar porosinë e Kuranit se “Sigurisht, ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”

Shpresojmë se komuniteti ndërkombëtar dhe media do të drejtojnë vëmendje ndaj këtyre vrasjeve brutale dhe të pakuptimta. Nëse nuk ndalet përhapja e kësaj urrejtje dhe dhunës sekteriane, do të ndodhin pashmangshmërisht edhe tragjedi të tjera.”

Zoti ua lartësoftë pozitën martirëve dhe u dhëntë durim dhe forcë të afërmve të tyre.

Fund

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp