Një komunitet musliman vështron 125 vitet e ndryshimeve në botë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Një komunitet musliman vështron 125 vitet e ndryshimeve në botë

Sot, më 23 mars 2014, Xhemati Musliman Ahmedia shënon 125 vjetorin e themelimit të tij. Ky komunitet mbarëbotëror, i cili pati një fillim modest, është shndërruar sot në një nga lëvizjet më dinamike shoqërore, njerëzore dhe shpirtërore të botës.

pm

Mirza Ghulam Ahmedi alejhiselam Mesih i Premtuar e Imam Mehdi

Ky komunitet është themeluar nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi në vitin 1889 në Kadijan, një fshat i vogël në veri të Indisë.

Mirza Ghulam Ahmedi deklaroi se është po ai Mesih i Premtuar, i cili ishte paralajmëruar në burimet e fesë Islame, të krishtere dhe hebraike. Për të adresuar problemet thelbësore mbrapa konflikteve, shtypjes dhe pabarazisë, ai synoi të ripërtërinte mesazhin qendror të Islamit, të paqes dhe tolerancës.

Duke shpjeguar qëllimin e ardhjes së tij, Mirza Ghulam Ahmedi alejhiselam shkruan:

“Dëshira ime, synimi im dhe objektivi im është që t’i shërbej njerëzimit. Kjo është detyra ime, bindja ime, frymëzimi im dhe rruga ime.”

Sot, Xhemati Musliman Ahmedia mbetet i bashkuar nën udhëheqjen e Hazret Mirza Masroor Ahmedit, Kalifi V i themeluesit të Xhematit, i cili tashmë jeton në Londër.

Xhemati Musliman Ahmedia është e vetmja bashkësi muslimane, në krye të së cilës gjendet sistemi islamik i Kalifatit, që prej vitit 1908.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia

Hazret Mirza Masroor Ahmedi Kalifi V i Mesihut të Premtuar (Allahu e ndihmoftë fuqimisht)

Duke u nisur nga një fillim modest, Xhemati Musliman Ahmedia është kthyer sot në komunitetin më të organizuar musliman në botë, me dhjetëra milionë ndjekës që shtrihen në 204 shtete të botës.

Ndërtimi i qindra shkollave e spitaleve dhe realizimi i projekteve të shumta të bamirësisë në vendet e  pazhvilluara të botës, tregon se ky Xhemat, nën udhëheqjen e Hazret Mirza Masroor Ahmedit, ka provuar  se është një ndër lëvizjet më të rëndësishme shoqërore dhe humanitare të kohës.

Hazret Mirza Masroor Ahmedi ka thënë:

“Xhemati Musliman Ahmedia është një bashkësi paqedashëse, e cila vepron plotësisht në përputhje me mësimet e vërteta të Islamit. Kjo bashkësi jo vetëm që promovon paqen, por çdo funksion dhe veprimtari e saj përmbushet absolutisht me mënyra paqësore.”

Për ta nderuar këtë rast, Hazret Mirza Masroor Ahmedi do t’u drejtohet anëtarëve të Xhematit Musliman Ahmedia me një mesazh të veçantë, i cili do të transmetohet në MTA International, sot pasdite.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp