Apostazia në Islam a dënohet me vdekje? Fakte të pamohueshme!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Apostazia në Islam a dënohet me vdekje?

apostazia ne islam denohet me vdekje

Pretendimi se apostazia (braktisja e fesë) është “krimi më i rëndë” në Islam është i gabuar, ashtu si edhe ideja që ajo përbën një akt të dënueshëm nga njerëzit. E vërtetë, Islami këshillon muslimanët t’i besojnë fesë së tyre. Fundja, cila fe do të nxiste besimtarët e saj të largoheshin? Por, edhe atëherë, feja Islame është mjaft liberale.[1] Disa të krishterë paralajmërojnë ferr të përjetshëm për ata që e lënë krishterimin. Disa hebrenj e konsiderojnë veten njerëz të përzgjedhur për të përjashtuar të gjithë të tjerët. Disa hindu besojnë në sistemin e kastës, duke ndaluar këdo që dëshiron të bashkohet apo të braktisë kastën e tyre. Prandaj, është e habitshme që kritikët kundërshtojnë mësimin e mos braktisjes së fesë islame.

Sidoqoftë, feja islame konsideron “krim të rëndë” vrasjen dhe aktet ekstreme– jo apostazinë (braktisjen e fesë). Në fakt, vrasja dhe aktet ekstreme janë të vetmet shkaqe për të cilën një person mund të marrë dënim me vdekje në Islam[2]. Kurani nuk e lejon dënimin me vdekje për asnjë arsye tjetër.

Kritikët pretendojnë se “në Kuran urdhërohet dënimi me vdekje për apostatët”, kur, në fakt, feja islame jo vetëm që nuk i dënon me vdekje, por Kurani ka qenë i pari Libër i Shenjtë që deklaron kategorikisht:

“Nuk ka imponim në fe”. [3]

Gjithashtu, Kurani thekson në mënyrë të përsëritur se muslimanët, duke përfshirë edhe Profetin Muhammed s.a.v.s., vetëm mund të japin mësime fetare jomuslimanët dhe t’i këshillojnë ata.[4]

Kurani i drejtohet mosbesimit më shumë se 150 herë, megjithatë, njeriut nuk i është dhënë kurrë autoritet për të ndëshkuar jobesimtarët.

apostazia ne islam

Shkencëtar i famshëm Richard Dawkins sulmon Islamin duke u bazuar pikërisht te kjo akuzë.

Nëse Islami sanksionon vdekjen për apostazinë (braktisjen e fesë), pse Kurani e adreson – por kurrë nuk e sanksionon – dënimin për apostatin që beson dhe mohon në mënyrë të përsëritur? Siç thotë:

denimi me vdekje per apostazine“Pa dyshim, ata që besuan, pastaj mohuan, sërish besuan dhe sërish mohuan dhe pastaj u shtuan në mohim, Allahu nuk do t’i falë ata dhe as nuk do t’u tregojë rrugën.” [5],

Shihni edhe ajete të tjera.[6]

Meqë shumica e këtyre vargjeve zbritën në Medinë, jo në Mekë, kritikët nuk mund të përdorin “argumentin” e shfuqizimit të vargjeve kuranore.

Shembulli i Profetit Muhammed e vërteton pikëpamjen se nuk ekziston asnjë dënim për braktisjen e fesë islame.

denimi me vdekje per apostazine“Hazret Xhabir bin Abdullahu thotë: Një beduin u konvertua në musliman duke bërë besëlidhje (bejtin) në dotën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Në Medinë ai u sëmurë me ethe. Ai erdhi tek Profeti s.a.v.s. dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Anulo besëlidhjen time. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e refuzoi. Më pas, ai sërish erdhi dhe i tha: Anulo besëlidhjen time! Ai sërish e refuzoi. Beduini sërish erdhi dhe Profeti s.a.v.s. sërish e anuloi. Atëherë ai vetë u largua nga Medina. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Medina është si një furrë; e flak të papastrën dhe e ruan të pastrën.” [7]

Pra, kjo ngjarje ndodhi në Medinë, u përmend në Sahih Buhari, ku personi në fjalë u lejua të largohej nga Medina, pa u lënduar. Po të ishte dënimi me vdekje për apostazinë, që herën e parë Profeti i Islamit s.a.v.s. do t’i thoshte atij që të matej mirë, sepse e priste vdekja.

Për dallim nga Kurani, ajetet biblike kërkojnë shkoqur vdekjen për personin që braktis fenë. Për shembull, në Bibël shkruhet:

Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: “Shkojmë t`u shërbejmë perëndive, hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës, mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh. Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundėr tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit. Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.[8]

Argumentimi se Dhjata e Re nuk sanksionon ndëshkim për apostazinë është i kotë, sepse Jezu Krishti deklaron se asgjë nga Dhjata e Vjetër nuk shfuqizohet[9]. Prandaj, teologët e shquar të krishterë, si Shën Tomas Akuini, e kanë miratuar vdekjen për apostazinë:

Heretikët dhe apostatët mund të detyrohen, edhe fizikisht, të përmbushin premtimet e tyre dhe të veprojnë siç kanë deklaruar … pranimi i besimit është vullnetar, por është e detyrueshme t’i përmbahesh atij kur të miratohet. Për heretikët ka dy gjëra për të thënë. Mëkati i tyre meriton dëbim jo vetëm nga Kisha me anë të shkishërimit, por edhe nga bota me vdekje[10].

Është jo normale që, ndërkohë që kritikët i aprovojnë mësime të tilla, ata gjejnë gabime me Kuranin ku ndalon rreptësishtë çdo ndëshkim për apostazinë.

Si përfundim, Islami nuk e dënon apostazinë[11]. Çdo akt të “dënueshëm” që një apostat shkakton, është çështje mes tij dhe Zotit. Në Kuran shkruhet qartë: Apostazia nuk është krim i kësaj bote, nuk është padyshim “krimi më i rëndë”, apostatët nuk duhet të ndëshkohen – jo më të dënohen me vdekje, dhe ata që zgjedhin të largohen nga feja islame, kanë çdo të drejtë për ta bërë këtë.


[1] Kurani Famëlartë 2:257.
[2] “Për këtë arsye, kemi shkruar për bijtë e Izraelit që kushdo që vret një njeri që nuk ka vrarë ndokënd ose që nuk ka shkaktuar trazirë në tokë, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin dhe kushdo që i jep jetë, është sikur t’i ketë dhënë jetë gjithë njerëzimit. Sigurisht, atyre u erdhën të dërguarit Tanë me shenjat e qarta, megjithatë, shumica prej tyre i shkelin kufijtë në tokë.” (Kurani Famëlartë 5:33)
[3] Kurani Famëlartë 2:257.
[4] Kurani Famëlartë 4:64; 6:70-71; 10:109; 11:47; 50:46; 88:22-23.
[5] Kurani Famëlartë 4:138.
[6] Kurani Famëlartë 2:218; 3:21, 73, 91; 4:138; 5:55, 62, 93, 100; 9:3, 66-68, 74; 16:107; 47:26-27; 63:2-7.
[7] Buhariu, nr. i hadithit 7211.
[8] Ligji i Përtërirë 13:6-10.
[9] Mateu 5:17-18; 23:1-3.
[10] Summa Theologiae – Një përkthim konciz nga T. McDermott, 339-40.
[11] Kurani Famëlartë 4:138; 10:100; 18:30.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp