Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. na përcjell këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
O Allah! Më mbro përmes Islamit kur qëndroj. Më mbro përmes Islamit kur ulem. Më mbro përmes Islamit kur fle. Mos i jep mundësi armikut xheloz të më poshtërojë. O Allah! Të kërkoj çdo të mirë, thesaret e së cilës i ke Ti në dorë dhe më mbro nga çdo e keqe, thesaret e së cilës i ke Ti në dorë![1]
[1]. El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ‘ala es-sahihajn”, vëll. 1, shtëpia botuese “El-kutub el-‘ilmijje”, Bejrut, 1422 h./ 2002, kitab “Ed-du‘a vet-tekbir vet-tehlil vet-tesbih vedh-dhikr”, hadithi nr. 1924, fq. 706.