Sheriati – marrëdhënie mes fesë dhe politikës në Islam
Hazret Mirza Tahir Ahmed
Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
Ndjeshmëria rreth çështjes së Sheriatit i ka polarizuar popujt. Sidoqoftë, fakti është që këto ekstreme janë ushqyer nga frika dhe keqkuptimi, për pjesën më të madhe të të cilave përgjegjës të drejtpërdrejtë janë muslimanët. Autori analizon nga kënde të ndryshme kompleksitetin e implementimit të ligjit të Sheriatit. Cilësimi i tij është jashtëzakonisht i gjindshëm për strukturat moderne të qeverisjes në shoqëritë pluraliste. Megjithatë, në të gjitha përfundimet e tij, ai bazohet drejtpërdrejt në Kuranin Famëlartë, hadithet dhe praktikën profetike.
Ai gjithashtu nxjerr në pah hipokrizinë e dëshmuar rëndom në disa vende islamike. Ai me të drejtë i këshillon muslimanët që, së pari të reformojnë vetveten, përpara se të imponojnë në mënyrë tiranike mbi të tjerët interpretimin e tyre të ligjit të Sheriatit. Ai tregon se kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar situata, të cilat e bëjnë ligjin e Sheriatit jopraktik, madje, despotik dhe kundër asaj fryme, për të cilën ai ishte hartuar.