Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Të drejtat e grave dhe mbrojtja e tyre nga Profeti Muhammed s.a.v.s.

Misionar i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë
te drejtat e grave

(Fjalim i mbajtur në Mbledhjen Vjetore (Xhelsa Salana) të 41-të Gjermanisë më 2 shtator 2016 në Karlsruhe)

Të drejtat e grave përpara Islamit

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartëthotë:

te drejtat e graveNe nuk të kemi dërguar ty, veç mëshirë për mbarë njerëzimin. (Kurani 21:108)

Historia botërore është dëshmitare se para se të vinte Kurani, gruaja në çdo kulturë të botës, po shtypej nga mizoria dhe padrejtësia. Në Greqinë e lashtë, në Egjipt, Irak, Indi apo Kinë, në çdo cep të Tokës gratë ishin në shënjestër të dhunës dhe barbarisë, dhe askush nuk i dëgjonte hallet e tyre. Ato bliheshin si objekt kënaqësie e zbavitjejepër të plotësuar dëshirat epshore, dhe silleshin më keq se kafshët. Kultura arabe përfaqësonte dy prirje të kundërta.

Në një anë dominonin liria seksuale, përzierje të shfrenuara të meshkujve e femrave, pirja e alkoolit dhe shfaqje dëfryese, ndërsa në anën tjetër disa fise arabe e konsideronin gjininë femërore si njollë të turpshme për ta, prandaj i varrosnin për së gjalli vajzat e tyre të sapolindura. Poligamia nuk njihte asnjë kufi, dhe një mashkull mund të merrte për gra aq sa donte. Disa herë i biri trashëgonte të vejat e të atit dhe i konsideronte prona të tij, dhe nganjëherë i merrnin për gra edhe motrat biologjike. Gratë nuk merrnin asnjë hise në trashëgimi. Nëse dikujt nuk i lindte djalë, pronat e saj i përvetësonin vëllezërit, duke privuar atë dhe të gjitha vajzat e saj.

Në Indi, pas vdekjes së burrit, e veja digjej për së gjalli bashkë me trupin e bashkëshortit. Nëse dikush i shpëtonte një përfundimi të tillë, i ndalohej rreptësisht martesa e dytë, duke e quajtur një mëkat të rëndë. Ajo detyrohej të kalonte gjithë jetën në rroba të bardha, dhe përdorimi i rrobave me ngjyrë apo ndonjë zbukurimi nga ana e saj konsiderohej një shkelje e rëndë. Kultura indiane e trajtonte si mbathja e këmbëve. Disa doktrina fetare e konsideronin gruan si burimin e së keqes dhe derën e ligësisë, madje mishërimin e mëkatit.

Pra, gruaja nuk gëzonte asnjë pozitë të denjë pothuaj në të gjitha kulturat botërore. Ajo shikohej me përbuzje e përçmim, dhe i mohoheshin të drejtat shoqërore, ekonomike, politike madje edhe disa nga të drejtat themelore njerëzore. Ajo nuk mund të kryente lirisht shitblerje. Në fillim i duhej t’i nënshtrohej babait, pastaj bashkëshortit dhe në fund fëmijëve. Ajo nuk kishte vullnet të lirë, madje as të drejtën e protestës. Ndonëse, në disa shoqëri gratë gëzonin edhe pozita të larta, por kjo përbënte situata shumë të veçanta.

Të drejtat e grave dhe Profeti Muhammed s.a.v.s.

Kjo ishte gjendja e bijës së Evës në shoqëri të ndryshme, para se të vinte prijësi i profetëve, mëshira për mbarë njerëzimin, i Dërguari i Allahut Muhammedis.a.v.s. në këtë botë. Feja që përcolli ai, parashtroi mësime të përsosura që shkëlqenin në çdo aspekt të jetës shoqërore. Këto mësime garantuan edhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të grave, dhe për herë të parë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ngriti gruan e shtypur dhe e shfrytëzuar padrejtësisht, dhe i dha një pozitë të lartë dinjitoze.

Znj. Sejeda Nevab Mubarika Begum r.a. ka përshkruar atë gjendje në poezi kështu:

te drejtat e grave
“O motër! Mos e harro atë kohë, kur ti varroseshe për së gjalli, ndërsa muret vajtoninpër ty kur vije në këtë botë. Të qenit grua ishte një krim i rëndë, dhe ajo mbetej gjithnjë në shënjestër të të gjitha mizorive. Për shkak të këtij krimi të pafalshëm, ajo merrte këto dënime gjithë jetës. Ajo sikur ishte gur apo zhavorr, që nuk kishte ndjenja e as vetëdije. Kujto atë kohë, kur ndaheshe si send në trashëgimi”.

Ja vjen ai që është mëshirë për mbarë njerëzimin dhe bëhet përkrahësi yt. Ai të siguron të gjitha të drejtat dhe të çliron nga këto mizori, dhe ti sërish fiton statusin e njeriut.

Dërgoji atij mirëbërësi qindra-qindra salavate në ditë, sepse ai është Muhammed Mustafaja i shenjtë, prijës i të gjithë të dërguarve të Zotit”.

Të drejtat e grave dhe mësimet islame rreth tyre

Burimi i të gjitha mësimeve islame janë Kurani Famëlartë, praktika profetike (suneti) dhe hadithet, dhe të tria këto bashkohen në qenien e të Dërguarit të Allahuts.a.v.s. Prandaj, këdo nga këto tri burime që do të parashtrojmë ne, vjen falë qenies së tij fisnikes.a.v.s.. Kurani zbriti tek ai, mësimet e të cilit ai përjetësoi përmes porosive dhe praktikës së tij të denjë.

Ne mund të shprehim me plot gojë se mësimet e Islamit për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe porositë e tij për mirësjellje ndaj tyre, nuk kanë asnjë krahasim me mësimet e feve të tjera. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. vendosi shembujt më të bukur të këtij mësimi duke e zbatuar në sjelljen e tij ndaj grave.

Mësimi që solli i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në formën e Kuranit Famëlartë, e konsideron mashkullin e femrën të njëjtë dhe nuk bën asnjë dallim midis tyre për sa i përket qenies së tyre njerëzore. P.sh. në suren en-Nisa Allahu thotë:

te drejtat e graveO njerëz! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj që ju krijoi prej një fryme të vetme dhe prej saj krijoi çiftin e saj dhe përmes atyre të dyve, përhapi shumë burra e gra. Kini druajtje ndaj Allahut (në emër të) të cilit ju i kërkoni njëri-tjetrit dhe ruani lidhjet farefisnore! Allahu pa dyshim është Mbikëqyrësi juaj. (en-Nisa 4:2)

Të nderuar zonja e zotërinj! Ishte Islami i cili deklaroi ashtu siç burrat gëzojnë të drejtat në çështjet shoqërore dhe sociale, po ashtu edhe gratë kanë të drejtat e tyre. Allahu thotë:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ

D.m.th. Si rregull, ato kanë po aq të drejta (mbi burrat) sa kanë detyrime (ndaj tyre). (el-Bekare 2:229)

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. e komenton këtë ajet duke thënë:

“Asnjë fe nuk ka mbrojtur të drejtat e grave, ashtu siç ka mbrojtur Islami. Ai deklaroi shkurt e shqip:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ

d.m.th. ashtu sikundër burrat gëzojnë disa të drejta ndaj grave, po ashtu edhe gratë kanë të drejtat e tyre ndaj burrave…  Lidhja midis burrave dhe grave duhet të jetë njësoj siç është midis dy miqve të sinqertë dhe besnikë”. (Melfuzat, vëll. V, f. 417)

Hazret Kalifi II r.a. duke komentuar mbi sjelljen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. lidhur me këto mësime të shkëlqyera të Islamit, ka thënë:

“Është feja islame e cila ka ndriçuar aspektin njerëzor të gruas, dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. është njeriu i parë i cili vendosi barazinë në të drejtat e grave në këtë aspekt, dhe njerëzit kuptuan tamam botëkuptimin e fjalëve të Kuranit

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ

Porositë e tij lidhur me mirësjelljen ndaj grave, për përmbushjen e të drejtave të tyre dhe për aftësitë e tyre janë aq shumë, saqë nuk mund të gjejmë as dhjetë përqindshin e tyre në mësimet e ndonjë prijësi fetar. Ky është kuptimi i fjalëve حُبِّبَ اِلَیَّ النِّسَاء d.m.th. ndjesia për respektin e grave dhe vetëdija për vetitë e tyre janë rrënjosur në shpirtin Tim”. (Hakuul Jakin, Envarul Ulum, Vëll. IX, f. 303)

Islami nuk bën dallim midis gjinive në çështjet shpirtërore

Meqë para Islamit, gratë shtypeshin në të gjitha kulturat, prandaj ai u kujdes veçanërisht për të drejtat e tyre në mësimet e tij. Një sure e tërë u shpall lidhur me të drejtat e saj, dhe meqë fjala en-Nisa (d.m.th. gratë) është përsëritur disa herë në këtë sure, këtij kapitulli i ishte vënë emri en-Nisa dhe kështu ky fakt u përjetësua se është vetëm Islami i cili përfshin gjerësisht të drejtat e grave dhe i mbron ato. Islami nuk bën asnjë dallim midis mashkullit dhe femrës për sa i përket mundësisë për të arritur mirësinë dhe devotshmërinë, apo ngritjen shpirtërore dhe shpërblimet e tyre. Veprat e mira kanë shpërblim të njëjtë si për burrat ashtu edhe për gratë. P.sh. Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartëka thënë:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ۞

d.m.th. Cilindo që kryen vepra të mira nga meshkujt apo femrat, duke qenë besimtar, Ne do ta ringjallim atë me një jetë të bukur dhe me siguri do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë. (en-Nahl 16:98)

Të drejtat e gruas në çështjet martesore

Në jetën shoqërore të njeriut, martesa radhitet ndër marrëveshjet më të rëndësishme. Para Islamit, gruaja nuk gëzonte asnjë të drejtë lidhur me të. Askush nuk ia pyeste pëlqimin, dhe prindërit e martonin ku të donin. Është favori i Islamit ndaj gjinisë femërore se ashtu sikur ka obliguar dakordësinë e kujdestarit të saj për martesën e vajzës, ai gjithashtu ka detyruar pëlqimin e saj. Këto porosi e mbrojnë atë nga dëmet e mundshme. Islami porosit se martesa e vajzës nuk mund të kryhet nëse ajo nuk është dakord me të. Hazret Kalifi II r.a. ka thënë:

“Para Islamit ishte zakon që prindërit e martonin vajzën sipas dëshirës së tyre. Pëlqimi i saj nuk kishte asnjë rëndësi dhe ajo detyrohej t’i bindej fjalës së prindërve. … Islami ka porositur “Martesa është e paligjshme nëse bëhet kundër dëshirës së vajzës. Kjo është e drejta e madhe që Islami i ka dhënë gjinisë femërore”. (Tefsir Kebir, vëll. X, f. 302, botuar 2004)

Islami ndalon doket dhe zakonet e vjetra

Në kohën e injorancës, arabët kishin dy zakone Ila dhe Dhihar, përmes të cilave burri e braktiste gruan e tij, por as nuk e divorconte por as nuk i përmbushte të drejtat. Zoti ndaloi këto zakone të këqija dhe kështu e shpëtoi gruan nga shtypja dhe padrejtësia.

Disa fe nuk njohin pjesën e gruas në trashëgimi, ndërsa Islami e konsideron pjesëtare në trashëgimi. Po kështu ai cakton mehrin, pra pasurinë që bashkëshorti duhet t’i japë gruas së tij, dhe ajo është plotësisht e pavarur për harxhimin e tyre. Islami në jetën e tij sociale nuk e detyron gruan as që të harxhojë për nevojat familjare.

Filozofia e mbulesës dhe qëllimi i saj

Dispozitat e Islamit lidhur me mbulesën shpeshherë kritikohen në Perëndim, por edhe këto mësime synojnë të mbrojnë nderin dhe respektin e saj. Me urdhrin e hixhabit, u ndërpre menjëherë edhe imoraliteti dhe shfrenimi moral. Nëpërmjet këtij mësimi, marrëdhëniet midis mashkullit dhe femrës i janë nënshtruar një sistemi të fuqishëm që bazohet në parimet morale. Kurani Famëlartë duke përmbledhur filozofinë e hixhabit në një ajet thotë:

ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

d.m.th. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos shqetësohen nga të tjerët. (el-Ahzab 33:60)

Pra, hixhabi nuk synon uljen e pozitës së gruas, përkundrazi qëllimi i tij kryesor mbetet mbrojtja e nderit dhe dinjitetit të gruas, dhe ndarja e tyre nga vendet ku qëndrojnë burrat nuk ua pakëson lirinë, madje i mundëson të përmbushin përgjegjësitë e tyre me më shumë liri.

Në Islam, për shkak të disa aftësive të veçanta mashkulli është caktuar përgjegjës i shtëpisë. Megjithatë, bashkë me këtë përgjegjësi, Allahu e porosit mashkullin për t’u kushtuar më shumë vëmendje cilësive të saj. Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë ka thënë:

فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللَّـهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا ﴿﴾

d.m.th. nëse nuk i pëlqeni, atëherë mundet që ju të mos pëlqeni diçka, kurse Allahu të ketë lënë shumë të mira në të. (en-Nisa 4:21)

Prijësi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s. ka thënë:

“Besimtari nuk duhet të urrejë gruan e tij besimtare e as të mbajë inat me të. Nëse nuk të pëlqen diçka prej saj, ka sigurisht gjëra të tjera që të kënaqin. Andaj, shiko gjithmonë gjëra të bukura”. (Muslimi)

Tani do t’ju tregoj disa shembuj të bukur nga thëniet dhe veprat e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. lidhur me mirësjelljen ndaj grave. Këta shembuj provojnë qartë se është vetëm figura e tij e shkëlqyer që është e denjë për t’u quajtur mbrojtësi i të drejtave të gruas.

Pozita e gruas si nënë

Profeti ynë i dashur s.a.v.s. ka dhënë mësime të pashembullta për gruan në tri pozitat e saj, si nënë, si vajzë dhe si bashkëshorte. Homazhi i tij që ai i bëri nënës, është i pakrahasueshëm në të gjitha kulturat e botës. Ai sipas urdhrit të Zotit deklaroi:

 الْجَنَّةُ تَحْتَ أَقْدَامِ الأُمَّهَاتِ

d.m.th. “Xheneti është poshtë këmbëve të nënave.” (Kenzul-‘Ummal, nr. 45439)

Hazret Kalifi IVr.a. ka thënë:

“Profeti Muhammed s.a.v.s. ka thënë se xheneti është poshtë këmbëve të nënave, por nuk tha se është poshtë këmbëve të baballarëve. Kjo do të thotë se parajsa e të gjithë brezave të ardhshëm, të grave dhe meshkujve të tyre është nën këmbët e nënës së tyre. Çfarë pozite e lartë i ka dhënë Profeti Muhammed s.a.v.s. gruas, saqë pas këtij nderimi edhe një njeri injorant nuk mund të akuzojë Islamin se ai nuk e nderon gruan”. (Fjalim drejtuar “lexhna Imailah” në Xhelsa Salana Kanada 1991)

Dispozitat e Islamit rreth vajzës

Për rolin e saj si vajzë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka konsideruar se arsimimi dhe edukimi i saj është garanci për ta për të fituar xhenetin. Ai ka porositur:

‏ مَنْ كَانَ لَهُ ثَلاَثُ بَنَاتٍ فَصَبَرَ عَلَيْهِنَّ وَأَطْعَمَهُنَّ وَسَقَاهُنَّ وَكَسَاهُنَّ مِنْ جِدَتِهِ – كُنَّ لَهُ حِجَابًا مِنَ النَّارِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ‏‏

“Ai që rriti tri vajza, i arsimoi dhe edukoi ashtu siç duhej, dhe i trajtoi mirë edhe pas martesës së tyre, ka fituar xhenetin”. (Ibni Maxha, nr. i hadithit 3669)

Edhe këtu, nuk janë përmendur arsimi dhe edukimi i djemve si mjet për të fituar xhenetin, por janë përmendur dukshëm vajzat. Është një nderim i madh që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka kushtuar vajzës.

Porositë e Islamit për mirësjellje ndaj bashkëshortes

Shumë njerëz i atribuojnë vetes cilësi të ndryshme, por i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka caktuar një kriter tjetër për epërsinë e mashkullit. Ai ka thënë:

خَيْرُكُمْ خَيْرُكُمْ لأَهْلِهِ وَأَنَا خَيْرُكُمْ لأَهْلِي

“Më i miri ndër ju është ai që sillet në mënyrën më të mirë me familjen e tij, dhe unë jam më i mirë nga ju në sjelljen ndaj familjes sime”. (Ibni Maxha, vëll. III, libri 3, hadith 1977)

Pastaj në një moment tjetër, ai deklaroi:

‏ أَكْمَلُ الْمُؤْمِنِينَ إِيمَانًا أَحْسَنُهُمْ خُلُقًا وَخِيَارُكُمْ خِيَارُكُمْ لِنِسَائِهِمْ خُلُقًا ‏‏

d.m.th. “Më i përkryeri nga besimi është ai i cili është më i miri ndër ju në moral, dhe më i miri në moral është ai që sillet shkëlqyeshëm me bashkëshorten e tij”. (Tirmidhiu, nr. i hadithit 1162)

Në këto hadithe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka cilësuar mirësjelljen ndaj bashkëshortes si kriter për epërsinë e mashkullit. Këto porosi gjithashtu provojnë mbrojtjen e të drejtave të gruas në rolin e bashkëshortes.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e nderoi gruan duke e bërë mbretëreshë të shtëpisë, dhe e quajti pasurinë më të shtrenjtë të kësaj bote. Abdullah ibn Umer r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Kjo botë është një thesar, dhe pasuria më e madhe e saj është gruaja”. (Muslimi)

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i donte gratë dhe kujdesej veçanërisht për ndjenjat e tyre. Njëherë ai u shpreh:

“Nga ato që më pëlqen më së shumti në këtë botë, është gruaja. Pastaj, e dua parfumin e këndshëm. Por, kënaqësia dhe freskia e syve të mi gjendet në namaz”. (Nisai)

Gruaja quhet gjini e dobët, sepse ajo është më e dobët dhe e brishtë në krahasim me mashkullin. Në hadith ajo është quajtur Kevarir d.m.th. poç qelqi, dhe Islami parashtron dispozita të posaçme për mirësjellje ndaj saj. Jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është mbushur me shembuj të tillë. Njëherë në një udhëtim ai shoqërohej edhe nga bashkëshortet e tij. Një shërbëtor nisi të nxiste devetë dhe ato filluan të ecnin me shpejtësi, duke rrezikuar rrëzimin e grave prej tyre. Profeti s.a.v.s. i tha:

رُوَيْدَكَسَوْقًابِالْقَوَارِيرِ

“Kujdes, mos thyhen këto poçe. Ne mund të themi se shprehja e sotme Glass – handle with care (Qelqi – mbartni me kujdes) që përdoret mbi kutitë që përmbajnë pajisje delikate apo enë qelqi ishte përdorur për herë të parë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s.”. (Muslimi, nr. i hadithit 2323)

Në hadith shënohet një ngjarje që Profeti s.a.v.s. dhe Hazret Safije r.a. njëherë po udhëtonin mbi një deve. Deveja rrëshqiti në rrugë dhe Profeti s.a.v.s. u rrëzua bashkë me Safijen r.a.. Hazret Talha r.a. i cili ishte pranë, deshi t’i afrohej Profetit s.a.v.s. me vrull për ta ndihmuar atë, por ai iu përgjigj:

عَلَیْک بِالْمَرْءَۃِ۔ اَلْمَرْءَۃُ اَلْمَرْءَۃُ

Kujdesu për gruan, kujdesu për gruan.

Në këtë kontekst mund të themi se shprehje e sotme “Ladies First” d.m.th. së pari gratë, në radhë të parë ishte përdorur nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s.

Gruaja qoftë e Lindjes apo e Perëndimit shquhet për sjelljen e saj nazelie. Ky aspekt i karakterit të saj konsiderohet edhe prirje e natyrshme. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dhënë shembullin e brinjave për këtë veti të saj, dhe na ka porositur të sillemi butësisht me të. Një thënie profetike na këshillon kështu:

“Ebu Hurejra r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Silluni mirë me gratë dhe kujdesuni për mirëqenien e tyre sepse ajo është krijuar nga brinja, pra ajo ka pak shtrembërim si brinjë. Pjesa e sipërme e brinjave është e lakuar si hark, e nëse doni t’i drejtoni ato mund të thyhen, por nëse i lini ato ashtu siç janë, do të përfitoni prej tyre. Prandaj, silluni mirë me to dhe veproni sipas këshillës sime”. (Buhariu)

Të drejtat e gruas për arsimim, trashëgim dhe çështjet martesore

Kohë më parë grave u mohohej edhe arsimimi e shkollimi, dhe nuk kushtohej asnjë vëmendje për arsimimin dhe edukimin e vajzave. Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e obligoi arsimimin njësoj për të dyja gjinitë. Ai deklaroi:

طَلَبُالْعِلْمِفَرِيضَةٌعَلَىكُلِّمُسْلِمٍ

“Kërkimi i dijes është i detyrueshëm për çdo musliman”. (Sunen Ibni Maxha, vëll. I, libri 1, nr. i hadithit 224)

Përpara edhe nëse gruaja nuk e duronte bashkëshortin e saj, apo ai e keqtrajtonte dhe e dhunonte, ajo nuk kishte të drejtë të ndahej prej tij. Nëse gruaja nuk e do bashkëshortin e saj, apo ai është i dhunshëm e i paaftë, atëherë Islami i jep të drejtë për të kërkuar divorc. Jeta e Profetit s.a.v.s. jep shembuj kur ai ka mbështetur këtë të drejtë dhe ajo mbrohet edhe sot. Në hadith thuhet:

“Xhemila bint Selul r.a. erdhi te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tha: Nuk kam asnjë vërejtje për moralin dhe mirësjelljen e bashkëshortit tim Thabit bin Kejs, por nuk i përshtatem, dhe për këtë arsye nuk e dua. Në këtë situatë, nuk mundem t’i përmbush të drejtat e tij, dhe do të mbetem mosmirënjohëse. Prandaj, ju kërkoj lejen për t’u ndarë prej tij. Profeti s.a.v.s. e pyeti: A je e gatshme për të hequr dorë nga kopshti që ke marrë si mehrnga bashkëshorti yt? Ajo u përgjigj: Po, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. madje më shumë se aq. Ai i tha: Atëherë ktheja kopshtin që ke marrë në mehr, dhe jo më shumë”. (Buhariu, nr. i hadithit 5276)

Një hadith i ngjashëm është si vijon:

“Ibni Abasi r.a. rrëfen se një vajzë e pamartuar shkoi te Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe i tha se babai i saj ka vendosur për martesën e saj, por ajo nuk e pranon. Profeti Muhammed s.a.v.s. i dha të drejtë që daç të vazhdonte lidhjen martesore e daç ta ndërpriste atë”. (Ebu Daudi)

Fjalimi i lamtumirës i Profetit s.a.v.s. përbën rregullat e porositë për një jetë të lumtur. Në këtë fjalim, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ndal veçanërisht për të drejtat e grave dhe tha: O njerëz, ju keni disa të drejta ndaj bashkëshorteve tuaja, dhe, edhe bashkëshortet tuaja kanë disa të drejta ndaj jush. E drejta juaj mbi to është që ato të jetojnë dëlirësisht dhe të mos bëjnë ndonjë veprim të ulët që t’ju shkaktojë çnderim në shoqëri. Jeni të obliguar t’i ushqeni e t’i vishni sipas mundësisë suaj. Mbani mend! Gjithmonë silluni mirë me bashkëshortet tuaja, sepse Zoti i Lartësuar ju ka ngarkuar me kujdesin për to”. (Tirmidhiu)

Mësimet e Islamit përputhen me natyrën dhe dinjitetin e gruas

Sot qytetërimi perëndimor i cakton gruas disa të drejta, por jo sepse është grua, por atëherë kur ajo është e gatshme t’i përballojë detyrat njësoj si një mashkull. Ndërsa feja që ka sjellë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i siguron nderin dhe të gjitha të drejtat, dhe i përcakton vetëm ato detyra që i ka ngarkuar natyra. Në përgjithësi i dobëti duhet të bëjë më shumë përpjekje për të fituar të drejtën e tij. Popujt perëndimorë pas shumë protestash, debatesh dhe fushatash kanë pranuar disa nga të drejtat themelore për gruan, dhe ky konsiderohet favor ndaj tyre. Ndërsa Islami i siguroi ato të drejta që i ishin mohuar prej shekujsh, dhe jo sepse gratë po protestonin dhe luftonin për të fituar këto të drejta, por sepse ato ishin të drejtat e tyre të natyrshme dhe u takonin atyre.

Sot në emër të barazisë gjinore, kultura perëndimore ka vendosur gruan në një pozitë që nuk ka asnjë hapësirë në Islam. Islami i njeh ato të drejta që mbështeten nga natyra njerëzore, dhe të cilat ia sigurojnë një pozitë të nderuar dhe dinjitoze në shoqëri. Duke akuzuar mësimet e Islamit, dhe pohuar se është pishtar i të drejtave të grave, a ka harruar Evropa kapitujt e tmerrit dhe barbarisë ndaj tyre që njollosin historinë e saj? Nuk ka kaluar shumë kohë që edhe gratë evropiane privoheshin nga të drejtat e tyre themelore. A kjo shoqëri që veten e quan të emancipuar, ka harruar historitë e tmerrshme të ekzekutimit të mijëra grave duke i deklaruar magjistare etj.?

Edhe këtu në Evropë, gruaja konsiderohej pronë e mashkullit. Ajo nuk kishte të drejtë të dilte si dëshmitare. Vetëm dje, pra, deri në vitin 1891, në Angli, Gjermani, Norvegji, Amerikë dhe në vende të tjera Skandinave, gruaja nuk kishte asnjë të drejtë pronësie mbi trashëgiminë e meshkujve. Ajo nuk mund të votonte. Nuk kishte të drejtë për shkurorëzim, dhe divorcin e kërkonte burri, atëherë gruas i mohohej e drejta mbi fëmijët e saj. Deri në fund të shek. XIX gratë shfrytëzoheshin si krah i punës nëpër fabrika, por nuk u lejohej të merreshin me punët akademike e shkencore. Disa nga shkrimtaret e asaj kohe, u detyruan të përdornin pseudonime mashkullore.

Kalifi ynë i dashur a.b.a. duke trajtuar të ashtuquajturat liritë e grave në Evropë, ka thënë:

“Mbështetësit e lirisë dhe aktivistët për lirinë e gruas në Evropë ngrenë slogane, por rrjedhimisht gjejmë më pak liri por më shumë imoralitet dhe shthurje. Disa njerëz duke u mashtruar nga këto slogane boshe fillojnë të flasin për lirinë, (por le të dinë se) ishte i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili para 1400 vjetësh, u dha lirinë e vërtetë”. (Fjalim drejtuar Lexhna Imailah, në 2003 në Gjermani, botuar në gazetën el-Fazl, 29 gusht 2003, f. 2)

Mendimet e intelektualëve perëndimorë për Islamin

Më 13 gusht 2016, në fjalimin drejtuar grave, në Xhelsa Salanën e Anglisë, Kalifi a.b.a. foli për të drejtat dhe pozitën e gruas në Islam. Përpos përgjigjeve ndaj akuzave që i bëhen Islamit lidhur me të drejtat e grave, Kalifi deklaroi se para Kur’anit, asnjë libër hyjnor nuk ka trajtuar të drejtat e grave, ndërsa Kurani Famëlartë përcakton me drejtësi të drejtat dhe detyrat e meshkujve dhe femrave, prandaj ato nuk kanë nevojë për asnjë ndryshim në kohë apo hapësirë. Evropa në emër të të drejtave të gruas, e ka paraqitur me aq shumë keqardhje, saqë i ka mohuar dinjitetin e saj. Gratë tona nuk duhet të kenë asnjë lloj inferioriteti. Tashmë na duhet të afrojmë botën me fenë në bazë të të drejtave.

Njerëzit e zakonshëm që nuk thellohen në shqyrtimin e botëkuptimit të këtyre çështjeve, në përgjithësi ndikohen nga mendimet e të tjerëve. Ata fillojnë të kritikojnë mësimet e Islamit lidhur me të drejtat e grave, por për sa u përket studiuesve dhe intelektualëve të paanshëm perëndimorë, ata e shohin vetëm Islamin, si shpëtimtar dhe mbrojtësi gjinisë femërore. Po ju citoj mendimet e disa prej tyre. Edward Wilmot Blyden (1832-1912) duke komentuar se vetëm Islami i ka dhënë gruas të drejtat shoqërore, financiare dhe morale, shkruan:

“Islami i vërtetë që solli Muhammedi, i dha gjinisë femërore ato të drejta që më përpara nuk i kishin fituar gjatë gjithë historisë njerëzore”.

(Christianity, Islam & the Negro Race, London, W. B. Whittingham & Co., 1887; 2nd Edition 1888; University of Edinburgh Press, 3rd Edition, 1967; reprint of 1888 edition, Baltimore, Maryland: Black Classic Press, 1994 (edition on Googlebooks).

Émile Dermenghem (1892-1971) shkruan:

“Kush mund të mohojë faktin se mësimet e Muhammedit ndryshuan kryekëput jetën e arabëve. Gjinia femërore kurrë nuk kishte fituar atë pozitë dhe respekt që i dhanë mësimet e tij. Prostitucioni, martesat e përkohshme dhe dëfrimet e shfrenuara u ndaluan. Shërbëtoret dhe robëreshat që përdoreshin vetëm për kënaqësi dhe argëtim, fituan të drejtat e tyre”. (La Vie de Mahomet, Alger, Charlot, 1950)

Xhon Dovenport (1789-1877) ka shkruar:

“Para 13 shekujve Muhammedi u siguroi nënave, bashkëshorteve dhe vajzave atë pozitë dhe dinjitet që ato nuk kanë fituar ende as në ligjet perëndimore”. (Muhammed and Teaching of Quran, John Davenport f. 126)

Orientaliste e famshme italiane dr. Laura Veccia Vaglieri (1893-1989) shkruran:

“Islami u dha grave ato të drejta që nuk i kishin fituar deri atëherë. Ndonëse gruaja gëzon një status më të lartë në shoqërinë Perëndimore, por nëse kthehemi në të kaluarën, dhe të krahasojmë pavarësinë dhe emancipimin e gruas perëndimore me atë muslimane, do të kuptojmë se ajo është shumë inferiore, të paktën me të drejtat ligjore, dhe kjo situatë mbetet e njëjtë akoma në disa vende”. (An Interpretation of Islam)

Përfundim

Pra, ky është një fakt i qartë se ashtu sikur Islami i mbron të drejtat e grave, nuk ka bërë askush tjetër në historinë botërore, dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s jo vetëm me fjalët por me veprat ka vërtetuar se ai është mbrojtësi dhe përkrahësi i të drejtave të gruas.

Unë fjalimin tim, e mbyll me fjalët e Mesihut të Premtuara.s.:

“Jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është një jetë e suksesshme dhe madhështore. Ai qoftë nga moralete tij të shkëlqyera, qoftë nga fuqia e tij shpirtërore, qoftë nga burrëria dhe trimëria e tij, qoftë nga bukuria dhe përsosmëria e mësimeve të tij, qoftë nga modeli i tij i përkryer apo pranimi i lutjeve, pra në çdo aspekt, shoqërohet nga prova dhe shenja të ndritura. Duke i parë këto, edhe një njeri mendjelehtë i skajshëm, veçse të jetë i pastër nga inati dhe armiqësia e panevojshme, mund të pranojë se ai ishte modeli i përsosur dhe njeriu i përkryer sipas fjalëve të Zotit تخلَّقُوْا بِاَخْلَاقِ اللہd.m.th. përvetësoni vetitë e Allahut”. (Gazeta El-Hakm, 10 prill, 1902)

Allahum-me sal-li ve barik ve sel-lim in-neke Hamidum Mexhid
(O Allah! Lartëso dhe beko Profetin, sepse Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar)

(E përktheu në shqip: Shahid Ahmad Butt)