Pse Islami nuk lejon përzierjen e lirë ndërmjet burrave e grave?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pse Islami nuk lejon përzierjen dhe shoqërimin e lirë ndërmjet burrave dhe grave?

hixhabi grate muslimane

Porosia islame e mospërzierjes së burrave dhe të grave është një mjet për të parandaluar përzierjen e lirë të gjinive të kundërta dhe synon parandalimin e degradimit moral të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, parandalohen që në hapin e parë situata të padëshirueshme, që rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit. Sipas Islamit, të dytë, pra edhe burrat edhe gratë, duhet të sillen me modesti dhe rregullsi në çdo kohë, dhe veçanërisht kur janë në praninë e njëri-tjetrit.

Ky mësim bazohet mbi faktin se Islami pranon se “parandalimi është pjesa kryesore e kurës”. Në këtë mënyrë mund të parandalohet rënia e vlerave morale dhe shoqëria mbetet e mbrojtur nga probleme të rënda si shkeljet e kurorës, shtatzënitë adoleshente, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj..

Filozofia islame prapa mësimit të mospërzierjes së meshkujve dhe të femrave është të vendosë shenjtërinë e shtëpisë, të krijojë besim sa më të fortë mes burrit dhe gruas, të sjellë në përmbajtje nxitjet dhe tundimet epshore dhe t’i disiplinojë ato. Kjo krijon një atmosferë ku burrat dhe gratë trajtojnë njëri-tjetrin me respekt dhe mirëkuptim dhe jo të ngacëmojnë dhe të degradojnë. E gjithë kjo e shërben njeriun të ketë pastrimin dhe zhvillimin e tij shpirtëror dhe afrimin me Zotin e Madhërishëm, i cili, sipas Islamit, është qëllimi kryesor i krijimit të njeriut.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp