Si u mblodh Kurani i Madhërishëm? (Historiku i shkurtër)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si u mblodh Kurani i Madhërishëm? (Historiku i shkurtër)

kurani i vjeter

Kurani i Madhërishëm është libri hyjnor që Zoti ia zbriti Profetit Muhammed s.a.v.s.. Zbritja e Kuranit vijoi përgjatë 23 vitesh, në Mekë dhe në Medinë. Renditja e Kuranit gjatë zbritjes ishte e ndryshme nga renditja e tij siç e shohim sot, pasi ajetet dhe suret zbrisnin sipas dinamikës së ngjarjeve që ndodhnin gjatë këtyre 23 viteve. Kurse renditja në formë libri është bërë në formë temash, dhe edhe kjo renditje është bërë gjatë jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s. me Vullnetin e Zotit të Madhërishëm.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte marrë shpallje nga Allahu për të ruajtur Kuranin, dhe ai ua diktoi atë sahabëve dhe i renditi suret. Hazret Ebu Bekri r.a. gjatë kalifatit të tij, e mblodhi atë tekst dhe e ruajti në një libër nëpërmjet Hazret Zejd bin Thabitit r.a., i cili ka qenë një ndër shkruesit e Kuranit. Përfundimisht Hazret Osmani r.a. gjatë kalifatit të tij, përgatiti disa kopje të atij teksti dhe i dërgoi në vendet muslimane dhe kështu e përhapi Kuranin Famëlartë në të gjithë botën dhe është po ai Kuran që kemi ne sot.

Cili është premtimi që bëri Allahu xh.sh. për ruajtjen e Kuranit Famëlartë?

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

ruajtja e Kuranit

Sigurisht ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht ne do ta ruajmë atë“. [Surja El-Hixhr 15:10]

Cilat janë dy suret e para dhe të fundit të Kuranit?

Dy suret e para të Kuranit janë El-Fatiha dhe El-Bekare ndërsa dy të fundit janë El-Felek dhe En-Nas.

Cila është surja më e gjatë dhe cila është surja më e shkurtër e Kuranit?

Surja më e gjatë e Kuranit është El-Bekare ndërsa surja më e shkurtër është El-Keuther.

Sipas kohës së shpalljes, cili është ajeti i parë?

Ajeti i parë është:

ikre

Lexo me emrin e Zotit tënd, që krijoi“. [Surja El-Alak 96:2]

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem