Përshkrim i librit
Janë vetëm shtatë vargje por secili prej tyre mbart një det kuptimesh dhe dijesh. E tillë është surja El-Fatiha, kaptina e parë e Kuranit Famëlartë. Me një depërtim të thellë në këtë sure, lexuesi kupton që ajo është si një prizëm, të cilën nga do ta kthesh, tregon ngjyra të reja. I tillë është ky komentim brilant i kësaj sureje të bekuar.
Megjithatë, ky libër është vetëm një pjesë e vogël e Komentimit të Gjerë të sureve të ndryshme të Kuranit Famëlartë që bëri Kalifi i Dytë i Xhematit, Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed, Allahu e mëshiroftë. Komentimi i sures El-Fatiha është një pjesë e vëllimit të parë. Gjithsej, autori ka shkruar dhjetë vëllime që kanë më shumë se dhjetë mijë faqe.
Në rininë e hershme, autori përjetoi një ngjarje të çuditshme shpirtërore. Iu paraqit një engjëll në ëndërr dhe ia mësoi komentimin e sures El-Fatiha. Në këtë mënyrë, atij iu dhuruan njohuria e thellë dhe kuptimi i gjerë i Kuranit nga Allahu i Lartësuar. Të gjitha fjalimet, diskurset dhe shkrimet e tij rrotullohen rreth këtij boshti dhe shpalosin perlat e Kuranit. Lutem që Zoti t’ua shtojë besimin lexuesve të këtij komentimi! Amin!
Përkthimi i këtij libri në shqip është bërë nga z. Samad Ghori. Redaktimin gjuhësor e bëri znj. Ina Komino, ndërsa z. Besmir Yvejsi punoi për të gjetur referencat e plota për citimet që janë përdorur në këtë libër.
Zoti i shpërbleftë!
Ves-selam
Munir-ud-Din Shams
Add. Vakilut-Tasnif
(Drejtor i botimeve të Xhematit Musliman Ahmedia)
20 prill 2018