Tri llojet e bekimeve dhe të përparimeve për njeriun
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Tri llojet e bekimeve dhe të përparimeve për njeriun
  34. Profeti Muhammed s.a.v.s. është Vula e profetëve, si mund të vijë profet pas tij?
  35. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
përparim ngritje bekim

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

وَ اِذۡ قَالَ مُوۡسٰی لِقَوۡمِہٖ یٰقَوۡمِ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَۃَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ اِذۡ جَعَلَ فِیۡکُمۡ اَنۡۢبِیَآءَ وَ جَعَلَکُمۡ مُّلُوۡکًا ٭ۖ وَّ اٰتٰٮکُمۡ مَّا لَمۡ یُؤۡتِ اَحَدًا مِّنَ الۡعٰلَمِیۡنَ

Dhe (kujtojeni) kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtojeni bekimin e Allahut që keni mbi vete, kur Ai caktoi profetë mes jush, ju bëri mbretër dhe ju dha atë që nuk i dha askujt nëpër botë”.[1]

Ky ajet numëron gjërat që mund të cilësohen si bekime për njeriun dhe iu tha hebrenjve se Zoti ua kishte dhënë një pjesë të madhe të tyre.

Përparimet e njeriut mund t’i ndajmë në tri lloje:

  1. Përparimet personale tokësore.
  2. Përparimet personale në besim, pra shpirtërore.
  3. Përparimet relative shpirtërore dhe tokësore.

Pra, përveç përparimeve tokësore dhe shpirtërore, ka edhe një lloj tjetër përparimesh që maten si epërsi e një individi a e një populli ndaj tjetrit. Njeriu si natyrë më shumë pëlqen këtë lloj përparimi. Pra, ai nuk do thjesht një përsosmëri, por një përsosmëri që i jep epërsi ndaj bashkëkohësve dhe rivalëve të tij. Në ajetin e mësipërm, Hazret Musai a.s. ua numëroi bijve të Izraelit të tria llojet e përparimeve:

1. Ata patën bekime tokësore, aq saqë trashëguan mbretërinë për një kohë të gjatë. Mbretëria përmbledh të gjitha përparimet tokësore, sepse një popull që e gëzon mbretërinë, gëzon çdo mjet të përparimit tokësor, ata në daç të përfitojnë prej këtyre përparimeve në daç jo. Kështu që, kur thuhet se një popull i caktuar ka trashëguar mbretërinë për një kohë të gjatë, do të thotë se atij iu hapën të gjitha rrugët e përparimeve të kësaj bote.

2. Ashtu siç mbretëria është kulmi i përparimeve tokësore, në të njëjtën mënyrë, profetësia (nubuvvet) është kulmi i përparimeve shpirtërore. Duke e numëruar këtë bekim, Hazret Musai a.s. u tha hebrenjve se ata e gëzuan edhe këtë bekim, jo në formë një a dy profetësh, por në formën e një serie të gjatë profetësh.

3. Bekimi i tretë është përparimi relativ. Pra, nuk bëhet fjalë për vetëm bekime tokësore dhe shpirtërore, por bëhet fjalë për këto bekime në krahasim me popujt e tjerë. Hazret Musai a.s. u tha bijve të Izraelit:

dhe ju dha atë që nuk i dha askujt nëpër botë”.

Pra, Hazret Musai a.s. u tha: Zoti ju dhuroi edhe bekimin e epërsisë mbi popujt e tjerë. Zoti nuk ju dha veç mbretërinë, por diçka mbi mbretërinë, Zoti nuk ju siguroi vetëm profetësinë (nubuvvet), por ju dha profetë, të cilët janë udhëzues për profetët e tjerë. Andaj, ju gëzuakeni të tria llojet e bekimit: edhe bekimin tokësor, edhe bekimin në besim, gjithashtu edhe epërsinë mbi popujt e tjerë në dy bekimet e para.

Kjo (ajeti) është thënie e Hazret Musait a.s., por e citon Kurani Famëlartë. Një mendimtar nuk mund të mbetet pa u mbresuar nga kuptimet e thella që janë futur në formulime kaq kompakte!

Synimi i muslimanit

Fjalët ْصِرَاطَ الِّذِینَ اَنْعَمْتَ عَلَیْھِم “në rrugën e atyre që i bekove” duke e pasuar lutjen إِھْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِیم “na udhëzo në rrugën e drejtë”, kanë marrë kuptime shumë të gjera. Këto fjalë përcaktojnë se muslimani nuk duhet të synojë t’i kërkojë Zotit vetëm një rrugë të drejtë, por t’i kërkojë edhe metodat, mësimet dhe njohuritë për rrugën e drejtë, që Zoti ua ka dhënë njerëzve të bekuar më përpara. Duke ngjallur shpresa kaq të mëdha, Zoti i Madhërishëm i bëri mirësi shumë të madhe umetit të Muhammedit s.a.v.s..


[1] El-Maide 5:21.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem