Kater zogjtë e Ibrahimit a.s. - Historia e Ibrahimit a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
zogjte e ibrahimit

(Komentim i Kuranit)

kater zogjte e ibrahimitDhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Më trego se si i ringjall të vdekurit?” Ai tha: “A nuk beson?” Ai tha: “Patjetër që po, por që të më qetësohet zemra”. Ai tha: “Merr katër zogj dhe bëji që të ngjiten pas teje. Pastaj secilin prej tyre vër në çdo kodër dhe më pas thirri. Do të të vijnë me shpejtësi. Dije se Allahu vërtet është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. (El-Bekare 2:261)

Kuptimet leksikore

صُرْھُنّ

Kur صر shoqërohet me pjesëzën الی, kuptimi i saj është “ngjit pas meje” dhe jo “copëtoj”. Po, kur ajo nuk shoqërohet me këtë pjesëz, jep kuptimin e copëzimit. Kështu që, kur thuhet صار الشّیءَ do të thotë قَطَعَہ “e preu” “e copëtoi”. Andaj, fjalët صُرْھُنّ الیک do të thotë “bëji që të ngjiten pas teje”.

Komentim:

A nuk ke besuar?

Zoti thotë:

Kujtojeni kohën kur Ibrahimi tha: O Zoti im! Më trego se si i ringjall Ti të vdekurit! Allahu i Madhërishëm e pyeti: “A nuk ke besuar?” Hazret Ibrahimi a.s. kësaj pyetjeje iu përgjigj duke thënë:

بلٰی

d.m.th. “Patjetër që po”.

Kjo përgjigjja e tij tregon se ai besonte fuqimisht se Allahu i Madhërishëm i ringjall të vdekurit dhe se ai nuk kishte aspak dyshim te kjo pikë.

Për fjalën بلیٰ duhet të dimë një gjë që ajo gjithmonë ka kuptimin e pohimit, edhe kur i paraprin mohimi, edhe kur i paraprin pohimi. Po të ishte fjala نَعَمْ, fjalia mund të merrte edhe kuptimin “jo, nuk besoj”. Por me fjalën بلیٰ largohet ky keqkuptim i mundshëm sepse me këtë fjalë, fjalia jep vetëm kuptimin: “Patjetër që besoj”.

Pas këtij pohimi, shtohet لٰکن “por”, e cila në këtë rast vjen për të ditur më shumë. Pra, Hazret Ibrahimi a.s. tha: Unë patjetër që besoj se Zoti i Madhërishëm i ringjall të vdekurit, por kërkoj diçka më tepër dhe ajo që është edhe zemra të më qetësohet që Zoti do të sillet me popullin tim në këtë mënyrë.

Njësoj si një i sëmur që mund të ketë besimin se Zoti i Madhërishëm shëron të sëmurët, por nuk ka qetësinë e duhur që Ai do ta shërojë edhe atë. Ose për shembull, ne të gjithë e dimë se njerëzit që janë të uritur, edhe ngopen kur hanë ushqim, por një i uritur që nuk e ka ushqimin përpara, a mund të bindet plotësisht se edhe ai do ta gjejë ushqimin që të ngopet?! Kështu që, besimi është për të padukshmen, që është përtej shikimit tonë.

Qetësimi i zemrës

Qetësimi i zemrës nevojitet përballë dy gjërave:

1) përballë dyshimit dhe 2) përballë shqetësimit dhe përpëlitjes. Në këtë ajet, qetësimi i zemrës nuk është në kuptimin e parë, por në të dytin, sepse përpara kësaj, është përmendur pohimi i besimit.

Kështu që, Hazret Ibrahimi a.s. besonte se Zoti i Madhërishëm ka fuqi të plotë të ringjallë të vdekurit, por ai dëshironte qetësinë e zemrës se edhe populli i tij që shpirtërisht ishte i vdekur, do ta gëzojë këtë bekim, duke u shndërruar në një popull të gjallë.

Përse katër zogj?

Allahu i Madhërishëm e porositi Hazret Ibrahimin a.s.:

Merr 4 zogj dhe bëji që ata të ngjiten pas teje. Pastaj, secilin prej tyre lëre në një mal, pastaj thirri: ata do të të vijnë me shpejtësi. Dije se Allahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.

Muslimanët e tjerë për këtë ajet besojnë se Zoti i tha Hazret Ibrahimit që të merrte 4 zogj, t’i copëtonte ata dhe pjesë-pjesë t’i linte në kodra të ndryshme. Por ky kuptim është tërësisht i gabuar dhe është edhe në kundërshtim me shprehjen e gjuhës arabe. A ndodh vallë që ndokush të grijë mishin e pastaj ta thërrasë atë? Realisht kuptimi i këtij ajeti është që bëji që të ngjiten pas teje. (Mufradat dhe Akrebul-Mavarid)

Për fjalën “xhuzen” “pjesë” disa njerëz thonë se ajo tregon se kuptimi është për të grirë zogjtë. Por edhe ata gabojnë. Në këtë ajet, fjala “xhuz” nuk do të thotë pjesë e një zogu, por një prej katër zogjve. Shembullin e kësaj shprehjeje e gjejmë që në Kuranin Famëlartë. Kështu që, Zoti i Madhërishëm në një ajet tjetër të Kuranit thotë:

kater zogjte e ibrahimit“Xhehenemi është vendi i tyre i premtuar për të gjithë ata. Ai ka shtatë dyer dhe për çdo dyer ka një pjesë të tyre të përcaktuar”. (El-Hixhr 15:44-45)

Edhe në këtë ajet është përdorur fjala xhuz. Por askujt nuk i shkon mendja që ky ajet do të thotë se mohuesit që meritojnë xhehenemin, do të grihen dhe pjesë të caktuara të tyre do të futen përmes dyerve të caktuara të xhehenemit. Përkundrazi, të gjithë komentuesit e komentojnë këtë ajet duke thënë se disa mohues do të hyjnë në xhehenem nga derë e caktuar, e disa të tjerë nga një derë tjetër, kurse disa të tjerë nga një derë e tretë e me radhë. Kështu që, ky ajet i sures El-Hixhr tregon se fjala “xhuz” kur përdoret në kontekstin e grupit, kuptimi i saj është pjesëtar i atij grupi dhe jo copëza e të vogla të të gjithë pjesëtarëve të grupit.

Pikërisht ky është kuptimi i kësaj fjale edhe në ajetin në fjalë dhe kuptimi nuk është që Hazret Ibrahimi a.s. t’i grinte zogjtë, por të merrte secilin zog dhe ta linte në katër male të ndryshme.

Disa pikëpyetje

Ngjarja e përmendur në këtë ajet, po ta marrim në kuptimin fizik, do të ngrejë shumë pikëpyetje:

  1. Ç’lidhje ka ringjallja e të vdekurit me rritjen e zogjve?
  2. Çfarë kuptimi kanë katër zogj? A nuk e plotësonte qëllimin vetëm njëri?
  3. Çfarë dobie do të kishte që Hazret Ibrahimi t’i vinte këta zogj nëpër male? Pse jo diku tjetër?

E vërteta është që ky ligjërim nuk është me kuptimin statik, por është me metafora. Hazret Ibrahimi a.s. iu lut Zotit të Madhërishëm:

O Zot! Detyra për të ringjallur të vdekurit shpirtëror, që ma ke ngarkuar mua, ma trego se si përmbushet! Tregomë se si do të marrë frymën e jetës populli im, sepse jam i plakur dhe kjo detyrë është shumë e madhe.

Allahu i Madhërishëm iu përgjigj:

Për sa kohë që Ne të kemi premtuar, kjo punë do të realizohet.

Hazret Ibrahimi a.s. u shpreh:

E di që patjetër do të realizohet, por Të pyes që të më qetësohet zemra. Si mund të ndryshojë rrethanat që janë kaq të pafavorshme për mua.

Atëherë Allahu i Madhërishëm i tha:

Merr 4 zogj dhe bëji që ata të ngjiten pas teje. Pastaj, secilin prej tyre vër në një mal a kodër e më pas thirri ata. Do të shohësh se ata do të të vijnë me vrap.

Do të thotë: Eduko katër fëmijë nga brezi yt, dhe ata do të të binden dhe do ta përmbushin këtë detyrë. Këta katër zogj shpirtërorë ishin Hazret Ismaili a.s., Hazret Is’haku a.s., Hazret Jakubi a.s. dhe Hazret Jusufi a.s.. Dy të parë u edukuan drejtpërdrejtë nga vetë Hazret Ibrahimi a.s. kurse dy të fundit në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Vendosja e tyre nëpër male do të thotë që Hazret Ibrahimi a.s. t’i edukonte në mënyrë të shkëlqyer, sepse ata do të meritonin për të qëndruar në grada të larta. Kështu që, malet simbolizojnë nivelet e larta shpirtërore të këtyre profetëve, sepse ata do të arrinin majat shpirtërore të kohërave të tyre.

Katër male të ndryshme kanë edhe një kuptim tjetër, që kjo ringjallje e të vdekurve me frymën e Hazret Ibrahimit do të ndodhte në katër kohëra të ndryshme, edhe në kohën e afërt, edhe në një kohë të largët.

(Marrë nga “Tefsir-e-Kebir” vëll. 2, f. 600-603)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp