Pjesa II | Muslimanët dhe Palestina | Profecitë nga Bibla e Kurani | Fakte historike për Palestinën
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pjesa II | Muslimanët dhe Palestina | Profecitë nga Bibla e Kurani | Fakte historike për Palestinën

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Tani fillon një pjesë shumë interesante e profecisë. E pamë se çfarë ndodhi me judenjtë në raport me Jerusalemin. Por, çfarë do të ndodhte me muslimanët? Siç Hazret Musai bëri profeci në Bibël për judenjtë, po Kurani ose Profeti Muhammed s.a.v.s. a ka bërë profeci për muslimanët?

Po, e kanë bërë. Shikoni sa të qartë e thotë Profeti Muhammed s.a.v.s.:

“Ju patjetër do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush, dorë pas dore dhe hap pas hapi, madje, nëse ata do të kenë hyrë në vrimë të zhapikut, edhe ju do t’i ndiqni ata.”

– O i Dërguari i Allahut, e pyetën sahabë – e ke fjalën që do t’i ndjekim hebrenjtë dhe të krishterët?

– Po, kë tjetër! Iu përgjigj Profeti s.a.v.s..[1]

Edhe në Kurani i Shenjtë Zoti i Madhërishëm e cilësoi Profetin Muhammed s.a.v.s. Profet të ngjashëm me Hazret Musain a.s. dhe thotë:

“Sigurisht, Ne ju dërguam juve një të Dërguar si dëshmitar mbi ju, njësoj siç kishim dërguar një të Dërguar edhe te Faraoni.”[2]

Nisur nga ky fakt, të gjitha ngjarjet që janë përmendur në Kuran, duke iu referuar bijve të Izraelit, apo judenjve apo hebrenjve e të krishterëve, kthehen në profeci. Çdokush që ka lexuar Kuranin qoftë një herë, habitet nga fakti se pse është përmendur Hazret Musai dhe populli i tij kaq shpesh. Arsyeja është pikërisht kjo që ju thashë, se ajo nuk është thjesht histori, por edhe profeci.


[1] Buhari, hadithi nr. 7320.
[2] Kurani i Shenjtë 73:16.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp