Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn - Sunduesi i Ditës së Gjykimit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
ajet El-Fatiha malik

Kuptime leksikore të ajetit: Māliki jeumid-dīn

مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِ

Māliki jeumid-dīn

Sunduesit të ditës së gjykimit“. (El-Fatiha 1:4)

مَالِك Malik Sundues:

Fjalët مَالِك malik, مَلَك melek dhe مَلِك melik janë homonime. Malik do të thotë ai që ka pushtetin me të drejtë mbi diçka. Melek do të thotë engjëll. Kurse melik do të thotë mbret, pra ai që ka pushtetin politik.

یَوْم Jeum ditë:

Fjala jeum do të thotë kohë. Kurani Famëlartë thotë:

وَ اِنَّ یَوۡمًا عِنۡدَ رَبِّکَ کَاَلۡفِ سَنَۃٍ مِّمَّا تَعُدُّوۡنَSigurisht, një ditë (jeum) tek Zoti yt është sikur një mijë vjet që ju llogarisni”.[1]

Një poet shprehet:

dita koha jeum“Ai ka vetëm dy kohë (jeum): kohën kur bën bujari dhe kohën kur shkatërron armiqtë”.[2]

Gjithashtu, arabët thonë:

fjala jeum koha“Çdo kohë sjell njërin prej të dyve: gëzimin ose hidhërimin”.[3]

Po ashtu, Sibevejhi thotë se arabët thonë:

jeum koha aktuale“Kur thuhet se “unë ditën e sotme punoj kështu”, nuk bëhet fjalë për ditën e plotë, por për kohën aktuale”.[4]

Gjithashtu, edhe ajeti i Kuranit “Sot ju kam përsosur fenë tuaj…” nuk flet për ditën siç e llogarisim, por për epokën dhe kohën.

Më pas është shkruar:

fjala jeum koha dita“Fjala jeum do të thotë vetëm kohë, siç thuhet në një hadith: “këto ditë janë të trazirës”, që do të thotë se është kohë trazirash”.[5]

الدّین Ed-din:

ٵلجزاء و ٵلمکافۃ shpërblim; ٵلطعاۃ bindje; ٵلحساب llogaritje a gjykim; ٵلقھر وٵلغلبۃ وٵلاستعلاء fitore; ٵلسلطان وٵلملک وٵلحکم sundim, qeverisje; ٵلسیرۃ karakter; التدبیر strategji; ٳسم لجمیع ما یُعبَدُ بہ اللہُ të gjitha mënyrat për të adhuruar Zotin e Madhërishëm emërtohen si “din”, pra, sheriati; ٵلملّۃ feja; ٵلورع mirësi; ٵلمعصیۃ mosbindje; ٵلحال gjendje; ٵلقضاء vendim; ٵلعادۃ zakon; ٵلشان gjendje e veçantë.[6]

Komentim i ajetit: Māliki jeumid-dīn

مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِMāliki jeumid-dīn

Sunduesit të ditës së gjykimit“. (El-Fatiha 1:4)

Në bazë të fjalorit, kuptimet e ajetit janë:

Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i ditës së gjykimit; Sunduesi i kohës së sheriatit; Sunduesi i kohës së vendimmarrjes; Sunduesi i epokës së fesë; Sunduesi i kohës së mirësisë; Sunduesi i kohës së ligësisë; Sunduesi i kohës së llogarisë; Sunduesi i kohës së bindjes; Sunduesi i kohës së triumfit; Sunduesi i situatave të veçanta e të rëndësishme.

Në përgjithësi, njerëzit mendojnë se ky ajet aplikohet vetëm për sundimin e ditës së gjykimit që bëhet pas kiametit. Por, siç u sqarua edhe nga fjalori, ky nuk është kuptim i drejtpërdrejtë, por një interpretim. Një kuptim i fjalës din është shpërblim dhe ndëshkim, dhe ngaqë kjo, në mënyrën më të plotë, do të bëhet në ditën e gjykimit, komentuesit e Kuranit këtë kuptim e nxorën për këtë ajet. Ndërkohë, gjuhësisht fjala din ka kuptime të ndryshme dhe të gjitha ato mund të aplikohen në kontekstin kuranor, andaj nuk ka arsye që të marrim vetëm një kuptim të caktuar të saj e t’i lëmë anash kuptimet e tjera.

Siç ju thashë se komentuesit në përgjithësi pohojnë se kuptimi i këtij ajeti është “Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i ditës së gjykimit, ditën kur do të shpallen shpërblimet dhe ndëshkimet”, po ashtu, ky ajet thotë se Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i ditës së gjykimit, sepse atë ditë, askush nuk do të ketë mundësi për të ndërhyrë në gjykim.

Në këtë mënyrë, ky ajet tregon se si ndryshon ahireti nga bota për nga rezultatet. Ndërsa në këtë botë shpërblimet dhe ndëshkimet mund t’i japin edhe njerëzit, të cilët edhe mund të gabojnë, ditën e gjykimit do të jetë vetëm Zoti i Madhërishëm që do të ketë këtë autoritet. Atëherë nuk do të bëhet padrejtësi ndaj askujt. Asnjë i pafajshëm nuk do të dënohet dhe askush nuk do të ndëshkohet në mënyrë të tepruar. Po ashtu, edhe fajtori nuk do të ketë mundësi ta fshehë fajin e tij me mashtrim e të shpëtojë nga ndëshkimi.

Dallimi mes Malikut dhe Melikut

Ky ajet gjithashtu tregon se ditën e gjykimit Zoti i Madhërishëm nuk do të jetë thjesht “melik” (mbret ose gjykatës), por do të jetë “malik”, pra Sundues. Gjykatësit, përfshi edhe mbretërit e kësaj bote, kur gjykojnë, janë të detyruar të zbatojnë drejtësinë, për t’i dhënë atë që i takon secilit, paditësit dhe të paditurit. Ata nuk kanë të drejtë të falin dikë. Por Zoti i Madhërishëm nuk është thjesht mbret, por edhe “malik”, Sundues. Ai ka të drejtë të falë nga pjesa e Tij sa të dojë e për kë të dojë Ai.

Pesë kuptime të ajetit “Sunduesit të ditës së gjykimit”

Ky kuptim të jep shpresë nga njëra anë dhe, të shpëton nga dëshpërimi nga ana tjetër, të zgjon që të jesh vigjilent, që të mos ëndërrosh të abuzosh me mëshirën e Zotit. Duke qenë Sundues, Ai edhe mund të të mëshirojë pafund, por edhe mund të mos veprojë kështu, për të mos lejuar ligësi në krijimin e Tij. Kështu që, ky ajet në mënyrë të baraspeshuar të siguron shpresë dhe frikë që të veprosh drejt Zotit.

Për shpëtimin, Kurani nuk mëson si krishterimi i sotëm. Ky i fundit jep një koncept të gabuar të drejtësisë, duke ia hequr shpresën njeriut dhe, nga ana tjetër i nxit njerëzit për të bërë mëkate, duke sjellë konceptin e shlyerjes. Pra, të dyja anët e kësaj doktrine mbështesin jo pastërtinë, por mëkatin. Gjendja tejet e pashpresë ka sjellë mëkate, dhe lirimi i tepruar gjithashtu ka sjellë mëkate. Disa njerëz do të heqin dorë nga mirësia e adhurimi, sepse nuk do të kenë shpresë për pastrimin shpirtëror, e disa të tjerë do të marrin guximin për të bërë mëkate, sepse do të mbështeten tek shlyerja e mëkateve të tyre.

Si shfaqet atributi Malik në kohën e profetëve?

Kuptimi i dytë i këtij ajeti është: Zoti është Sunduesi i kohës së sheriatit, i kohës së fesë. Ky kuptim hedh dritë mbi ligjet e Zotit. Zoti i Madhërishëm e trajton botën me ligjet e Tij të përgjithshme, por në kohën kur themelohet një sheriat ose një fe, vepron atributi i Tij i Sundimit. Me fjalë të tjera, në atë kohë, jo vetëm që vepron atributi i gjykimit, por edhe manifestohet në mënyrë të veçantë atributi i Tij i sundimit. Zoti i Madhërishëm bën punë të veçanta. Ata që nuk i njohin mirë atributet e Zotit, mund t’u duket se po thyhen ligjet e natyrës dhe dëshmojnë të pamundurën duke parë se si një njeri i thjeshtë, i gjorë dhe i papërkrahur deklaron para botës dhe e gjithë bota e kundërshton atë, por pavarësisht se faktorët e kësaj bote nuk janë në favor të tij, ai ngadhënjen. Gjithashtu, në shumë çështje të tjera, ndodhin të tilla ngjarje me anë të lutjeve dhe të mrekullive, saqë bota befasohet duke i parë ato.

Urtësia që qëndron në këto ngjarje është që kur themelon Zoti i Madhërishëm ndonjë sheriat ose ndonjë xhemat të Tij, shfaq në mënyrë të veçantë jo atributin e tij të gjykimit, por atë të Sundimit. Të dashurit e Tij në atë kohë, Ai i trajton me ligjin e Tij të veçantë dhe jo me ligjin e Tij të zakonshëm. Për këtë arsye, ato ditë ndodhin ngjarje të çuditshme e të jashtëzakonshme. Kjo ka qenë praktika e Zotit në kohën e çdo profeti dhe kjo sure bëri profeci që edhe në kohën e Profetit Muhammedsavs kështu do të ndodhte. Pra, kjo sure deklaroi se Zoti i Madhërishëm do ta mbështeste Profetin Muhammedsavs me mrekulli e me ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat do të dukeshin kundër ligjeve të zakonshme të Zotit. Dhe kjo do të ishte një provë se ajo epokë ishte epoka e vendosjes së sheriatit dhe se Profeti Muhammedsavs ishte i dërguari i Zotit të Madhërishëm.

Një kuptim tjetër i këtij ajeti, siç thamë, është se Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i kohës së mirësisë dhe i kohës së ligësisë. Ky kuptim tregon se bota kalon në dy faza të ndryshme. Në një kohë të caktuar, mirësia dhe ligësia veprojnë paralelisht me të njëjtën fuqi në botë. Në këtë kohë vepron ligji i zakonshëm i Zotit. Por vjen një kohë kur botën e kaplon ligësia. Atëherë Zoti i Madhërishëm shfaqet si Sundues, merr masat për ta shpëtuar kopshtin e Tij, dërgon një profet, përmes të cilit ngrihet një popull që thuajse i gjithi qëndron në mirësi. Edhe në këtë kohë, Zoti e mbështet popullin e Tij me caktimet e Tij të veçanta, derisa vjen një kohë kur ky popull e humb vlerën e vet dhe te ta, mirësia dhe ligësia fillojnë të veprojnë me të njëjtën fuqi. Atëherë Zoti e trajton me ligjet e Tij të zakonshme. Kështu vazhdon derisa ai popull pëson rënie totale. Atëherë sërish vjen në fuqi atributi i Sundimit, sërish vjen ndonjë profet, sërish shpartallohet ligësia dhe sërish ngrihet një xhemat i Zotit. Në këtë mënyrë, ky atribut e mban gjallë këtë cikël.

Një kuptim tjetër i këtij ajeti është se Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i kohës së bindjes. Që do të thotë se ligji që u përmend më sipër dhe që vepron për të gjithë popujt në përgjithësi, ka edhe një shfaqje individuale. Pra, kur dikush e kalon jetën në përputhje dhe me bindje të plotë ndaj Zotit të Madhërishëm, Zoti edhe për të tregon fuqinë e Tij të veçantë dhe në atë kohë, ai njeri nuk mbetet më si njerëzit e tjerë të zakonshëm, por shumë i veçantë për shkak të fuqisë së Zotit.

Një kuptim tjetër i këtij ajeti është se Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i gjendjes së rëndësishme. Ky kuptim tregon se çdo punë në këtë botë nuk është e vetmuar, por është hallkë e një zinxhiri të gjatë. Kur njeriu sëmuret, sëmundja e tij nuk vjen për shkak të ndonjë gabimi që ai sapo ka bërë dhe as shëndeti nuk qëndron tek ai për shkak të ndonjë ushqimi apo ushtrimi që ka bërë atë ditë. Me fjalë të tjera, veprat e njeriut japin dy lloj rezultatesh: një të përkohshëm dhe një tjetër të qëndrueshëm e përfundimtar.

Dikush tregohet i pakujdesshëm ndaj syve. Atij fillojnë t’i dhembin sytë. Mjekohet dhe shërohet, por ai sërish e lë pas dore dhe sërish i dhembin sytë. Ai prapë mjekohet dhe shërohet. Por vjen një kohë kur atë nuk e ndihmon më aspak mjekimi dhe në fund e humb fare shikimin. Një student i mirë mëson mirë dhe merr notë të mirë nga mësuesi. Ai çdo ditë mëson mirë dhe çdo ditë merr notë të mirë nga mësuesi. Ky veprim i tij sjell një rezultat të përditshëm. Por nga kjo punë e tij e palodhur, përveç mësimeve të librit, ai fiton një mendje të ndritur dhe fillon të kuptojë imtësisht çështjet e dijes e të urtësisë. Këto gjëra, një ditë, e bëjnë të shquar e të lavdëruar. Ky quhet rezultati përfundimtar, i cili shfaqet gati-gati pa u vënë re nga askush. Edhe shokët e tij habiten se ku ishte ai dhe ku gjendet sot.

Ajeti në fjalë tregon se rezultati përfundimtar është në dorën e Zotit. Pavarësisht se njeriu duke zbatuar ligjin e zakonshëm, fiton nder a pozitë në shoqëri, ai që duhet kërkuar është rezultati përfundimtar, i cili vjen vetëm nëse plotësohen të gjitha hallkat e zinxhirit. Sidomos, ai rezultat që shfaqet në formë besimi në fund të jetës së njeriut, mbi të cilin bazohet edhe jeta vijuese e njeriut, pra ajo e botës tjetër.

Me fjalët “Zoti është Sunduesi i Jeumid-dinit” nuk do të thotë se Zoti nuk është Sunduesi i kësaj bote. Edhe sikur ta kuptojmë këtë ajet si “Zoti është Sunduesi i Ditës së Kiametit”, kuptimi i tij është që atë ditë nuk do të ketë asnjë sundues tjetër përveç Zotit. Siç e thotë Kurani në një ajet tjetër:

وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ۙ۱۸﴾ ثُمَّ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۱۹﴾ یَوۡمَ لَا تَمۡلِکُ نَفۡسٌ لِّنَفۡسٍ شَیۡئًا ؕ وَ الۡاَمۡرُ یَوۡمَئِذٍ لِّلّٰہِ

E çfarë dini ju se çka është dita e gjykimit (jeumud-dini)? Sërish, çfarë dini ju se çka është dita e gjykimit (jeumud-dini)? Dita kur asnjë shpirt nuk do t’i vlejë shpirtit tjetër aspak dhe vendimi atë ditë do të jetë i Allahut”.[7]

Pra, ky ajet tregon se malikë (sunduesit, mbretërit dhe gjykatësit) e kësaj bote do të ndërpriten që në këtë botë dhe nuk do të vijojnë në botën tjetër. Kjo nuk do të thotë se Zoti nuk është Malik (Sunduesi, Mbreti dhe Gjykatësi) i kësaj bote.


[1] El-Haxh 22:48.
[2] Ebul-Fadl Muhammed ibn Mendhūr, “Lisānul-‘Arab”, vëllimi XIII, botues “Dārus-Sāder”, zëri: jā-vāv-mīm (يوم), Bejrut, 1300h./1883, fq. 650.
[3] Po aty.
[4] Po aty.
[5] Po aty.
[6] Sa‘īd el-Khūrī esh-Shertūnī, “Akrebul-Mevārid fī Fusahil-‘Arabijjeti vesh-Shevārid”, vëllimi i parë, zëri: dāl-jā-nūn (دين), Kum 1403 h./ 1983, fq. 362.
[7] El-Infitar 82:18-20.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp