
اِیَّاکَ نَعۡبُدُ وَ اِیَّاکَ نَسۡتَعِیۡنُIjjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (El-Fatiha 1:5)
إِيَّاكَ Ijjake vetëm Ty
Si ligjërim i thjeshtë duhet të ishte نَعْبُدُكَ Të adhurojmë Ty, por për të theksuar, k-ja është vendosur përpara foljes, dhe k-ja “ty” nuk mund të vendosej, po shtuar ijja që i referohet përemrit. Andaj, kuptimi i fjalisë ijjake na’budu është “vetëm Ty të adhurojmë” ose “Ty të veçojmë për adhurimin”.
نَعْبُدُ Na’budu adhurojmë
Forma e kohës së kryer të thjeshtë është عَبَدَ ‘abede adhuroi dhe ajo ka kuptimet si më poshtë:
“‘Abede Allahe do të thotë iu nënshtrua Atij, uli kokën përpara Tij, i shërbeu, zbatoi me rregullsi porositë e fesë së Tij dhe pranoi njëshmërinë e Tij”.[1]
Një kuptim tjetër i fjalës ‘abd është të ndjekësh gjurmët e tjetrit. Kështu që, thuhet طَرِیقٌ مُعَبّدٌ që do të thotë مُذَلَّلٌ, pra një rrugë është shkelur kaq shumë saqë ka pranuar në vete gjurmët e këmbëve.
Kjo tregon që عِبَادَۃ ‘ibadet (adhurim) mund t’i bësh atij që është i vetëm në cilësitë e tij, që është i pashoq dhe të cilit ke mundësi t’i nënshtrohesh. Sepse nëse nuk bëhet dot nënshtrimi ndaj tij, adhurimi është i pakuptimtë.
Dihet që një qenie e tillë është vetëm e Zotit të Madhërishëm, sepse nuk ka asnjë tjetër përveç Tij, që njeriu në kuptimin e plotë të mund t’i nënshtrohet, ta zgjedhë atë dhe të bëhet i atij. Çdo nënshtrim tjetër që i bën njeriu ndokujt tjetër përveç Zotit, mbetet i kufizuar dhe ai detyrohet të shoqërojë edhe persona të tjerë ose ligje të tjera në nënshtrimin e tij.
نَسْتَعِیْنُ Neste’in ndihmë kërkojmë
Vjen nga fjala isti’aneh që do të thotë “të kërkuarit ndihmë”. Kështu që, ijjake neste’in do të thotë: Ty të veçojmë për të kërkuar ndihmë dhe askënd tjetër nuk e quajmë të denjë për këtë.
[1] Sa‘īd el-Khūrī esh-Shertūnī, “Akrebul-Mevārid fī Fusahil-‘Arabijjeti vesh-Shevārid”, vëllimi i dytë, zëri: ‘ajn-bā-dāl (عبد), Kum 1403 h./ 1983, fq. 736.