Si filloi t’i zbritej Kurani Profetit Muhammed s.a.v.s.?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si filloi t’i zbritej Kurani Profetit Muhammed s.a.v.s.?

kurani i madherishem el fatiha

Shpalljen e parë, Profeti s.a.v.s. e mori në shpellën e quajtur “Hira”. Xhibraili alejhis-selam iu paraqit atij dhe iu drejtua duke thënë اِقْرَا (ikre) d.m.th. “lexo!” Profeti s.a.v.s. iu përgjigj مَا اَنَا بِقَارِیٍ (mā ene bi-keri’in) d.m.th. “unë s’mund të lexoj“.

Xhibrili e tërhoqi dhe e shtrëngoi fort atë në kraharorin e tij dhe i tha اِقْرَا (ikre) d.m.th. “lexo!” Por përgjigjja e Profetit ishte e njëjtë. Atëherë engjëlli edhe një herë e shtrëngoi dhe i tha اِقْرَا (ikre) d.m.th. “lexo!”, por Profeti vazhdoi me të njëjtën përgjigje.

Arsyeja e këtij mohimi ishte se Profeti nuk dinte të lexonte dhe së dyti ai u frikësua se si do ta realizonte atë detyrë.

Përfundimisht Xhibraili e tërhoqi dhe e shtrëngoi për të tretën herë me një forcë të jashtëzakonshme dhe i tha اِقْرَاْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِیْ خَلَقَ (ikre bismi rabbikel-ledhī khalek) d.m.th. “lexo me emrin e Zotit tënd i Cili ka krijuar (gjithçka)“. Kësaj radhe Profeti s.a.v.s. pasi dëgjoi emrin e Zotit, filloi të përsëriste fjalët që i diktonte Xhibrili.

Si reagoi Hatixhja r.a. kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia tregoi ngjarjen rreth shpalljes?

Kur i Dërguari i Allahut savs u kthye nga shpella Hira dhe ia tregoi ngjarjen Hatixhes me shqetësim dhe i tha se ishte i frikësuar. Por Hatixhja e inkurajoi duke thënë:

Hatixhe Kurani

Pasha Zotin jo! Ai nuk do të të turpërojë ty! Ti je ai që i bën mirësi farefisit, u ngre barrën të vetmuarve dhe të papërkrahurve, ti ripërtërin ato virtyte që ishin zhdukur nga ky vend, ti mirëpret mikun dhe ndihmon të tjerët gjatë kauzave të tyre të drejta. Vallë, a mund ta sprovojë Zoti edhe një njeri të tillë?!”[1]


[1] Sahih El-Buhari, kitab: “Bed‘ul-Vahji”, bab: “Kejfe kane bed‘ul-vahji ila Resulil-lahi s.a.v.s.”, hadithi nr. 3.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp