
Në Sahihun e Imam Buhariut ka një hadith. Rrëfimtari thotë:
Pyeta Hazret Enesin r.a. se sa Umra bëri i Dërguari i Allahut s.a.v.s.?
-“Katër”, m’u përgjigj ai, “Umranë e Hudejbijes që bëri në muajin dhilkade”.
Edhe pse praktikisht nuk ishte kryer, kjo njihet si Umra sepse Profeti s.a.v.s. dhe sahabët e bënë kurbanin dhe u qethën atje ku u detyruan të ndaleshin. Prandaj, disa njerëz edhe këtë e numërojnë si Umra. Pra, aty u bë marrveshja e Hudejbijes dhe Profeti s.a.v.s. nuk hyri dot në Mekë. Më pas, Hazret Enesi r.a. vijon:
“Umren e dytë e bëri në vitin tjetër po në muajin dhilkade. Umren e tretë që Profeti s.a.v.s bëri ishte ajo e Xhe’ranasë, kur shpërndau edhe plaçkat e luftës, mendoj se ishin të betejës së Hunejnit”.
Rrëfimtari e pyeti:
-“Sa Haxhe bëri Profeti s.a.v.s.?”
“Një”, iu përgjigj ai.
Dhe (në hadithin e radhës) përmendet që edhe gjatë Haxhit ai kishte bërë një Umra.
(Sahihu i Imam Buhariut, Kitabul-‘Umrah, nr. i hadithit 1778 dhe 1779)
Kështu disa njerëz numërojnë 4 Umra të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe disa të tjerë numërojnë veç 2.
(Marrë nga hutbja e Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, të mbajtur më 15 shkurt 2019)