Çfarë do të thotë ‘ashere mubash-shireh dhe cilët ishin ata?

‘Ashere Mubesh-shireh do të thotë “Dhjetë të përgëzuarit”, dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte njoftuar dhjetë sahabë të tij, gjatë jetës së tyre, që do të shkonin në xhenet.
Këta sahabë quhen ‘ashere mubesh-shireh, të cilët janë:
1. Hazret Ebu Bekr es-Siddik r.a.;
2. Hazret ‘Umer ibn Hattab r.a.;
3. Hazret ‘Uthman ibn ‘Affan r.a.;
4. Hazret ‘Ali ibn ebi Talib r.a.;
5. Hazret Talha ibn ‘Ubejdullah r.a.;
6. Hazret Zubejr ibnul-‘Avvam r.a.;
7. Hazret ‘Abdurrahman ibn ‘Auf r.a.;
8. Hazret Sa’d ibn ebi Vekkas r.a.;
9. Hazret Sa‘id ibn Zejd r.a.;
10. Hazret Ebu ‘Ubejde ibnul-Xherrah r.a..
Këta sahabë të nderuar, natyrisht, nuk morën këtë lajm të mirë sikur t’u kishte dalë fati a llotaria. Jo. Këta sakrifikuan gjithçka për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Profeti s.a.v.s., këtyre shokëve të tij duhet t’u ketë dhënë një lajm kaq madhor, pasi të ketë qenë i bindur prej Zotit që ata e kishin pastruar nefsin (shpirtin) e tyre dhe më nuk do të anonin nga e keqja.
Kjo vërtetohet edhe nga jeta e tyre. Edhe kur Profeti s.a.v.s., u dha lajmin e mirë se ata janë banorë të parajsës, ata nuk kaluan pjesën tjetër të jetës duke mos bërë vepra të mira, përkundrazi, u përpoqën deri në frymën e fundit që të tregoheshin të qëndrueshëm në rrugën e drejtë.
Studioni më shumë rreth jetës së këtyre 10 sahabëve:
Ose,
studioni jetën e qindra sahabëve të tjerë të Profetit Muhammed s.a.v.s.: