Sahabi i Profetit, Hazret ‘Ubade bin Samit r.a.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sahabi i Profetit, Hazret ‘Ubade bin Samit r.a.

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Në historinë (islame) përmendet që nga nxitja ‘Abdullah bin Ubejit, fisi Kejnka që ishte aleat i tij, luftoi kundër muslimanëve. Hazret ‘Ubade bin Samit r.a. [sahab i Profetit Muhammed s.a.v.s.] gjithashtu ishte aleat i fisit Kejnka. Por për shkak të luftës së tyre, ai u distancua nga ky fis dhe për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij s.a.v.s., hoqi dorë nga të qenët aleat i fisit Kejnka. Në këto rrethana u zbrit ajeti i Kuranit:

یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَّخِذُوا الۡیَہُوۡدَ وَ النَّصٰرٰۤی اَوۡلِیَآءَ ۘؔ بَعۡضُہُمۡ اَوۡلِیَآءُ بَعۡضٍ ؕ وَ مَنۡ یَّتَوَلَّہُمۡ مِّنۡکُمۡ فَاِنَّہٗ مِنۡہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۵۲﴾“O ju që besuat! Mos i bëni shokë hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë shokë të njëri-tjetrit. Ai që i bën shokë, do të jetë prej tyre. Sigurisht, Allahu nuk e udhëzon popullin e padrejtë.”[1]

Këtu dua të sqaroj se ky ajet nuk e ka kuptimin që asnjëherë nuk duhet të mendoni të jeni të dobishëm për asnjë të krishterë a hebre dhe as të keni kontakt me ta. Përkundrazi. Kuptimi i ajetit është që nuk duhet të keni miqësi me ata të krishterë dhe hebrenj, të cilët janë duke luftuar me ju.

Kjo sepse në një ajet tjetër Allahu i Madhërishëm qartazi na ka porositur duke thënë:

لَا یَنۡہٰٮکُمُ اللّٰہُ عَنِ الَّذِیۡنَ لَمۡ یُقَاتِلُوۡکُمۡ فِی الدِّیۡنِ وَ لَمۡ یُخۡرِجُوۡکُمۡ مِّنۡ دِیَارِکُمۡ اَنۡ تَبَرُّوۡہُمۡ وَ تُقۡسِطُوۡۤا اِلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُقۡسِطِیۡنَ ﴿۹﴾“Allahu nuk ju ndalon të respektoni ata që nuk luftojnë kundër jush për shkak të besimit tuaj fetar dhe nuk ju kanë dëbuar nga shtëpitë tuaja, të tregoheni të sjellshëm me ta dhe të veproni me drejtësi ndaj tyre; Në të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.”[2]

Pra, ky ajet i dytë sqaron se në ajetin e parë ndalesa për të ruajtur miqësinë me jomuslimanët është që ju të mos keni dobësi, frikë dhe burracakëri, sepse qëllimi juaj është që të mbështeteni tek Allahu i Madhërishëm dhe, nëse përmirësoni gjendjen tuaj të besimit, Zoti i Madhërishëm Vetë do të jetë me ju.

(Për pjesën vijuese të hutbes, ju lutemi ndiqni videon.)


[1] Kurani Famëlartë 5:52.
[2] Kurani Famëlartë 60:9

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp