3) Natyra e njeriut është provë për ekzistencën e Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
ekzistenca Zoti njeriu a ekziston zoti

ARGUMENTI I TRETË

Argumenti i tretë që do të sjell nga Kurani Famëlartë është ai i natyrës së njeriut, e cila në vetvete është një provë e ekzistencës së Zotit. Ka disa ligësi që natyra e njeriut në asnjë mënyrë nuk i pranon. Për shembull, imoraliteti me nënën, me motrën ose me bijën, kontakti me urinën, me jashtëqitjen dhe me ndyrësi të tjera, me gënjeshtrën etj., janë gjëra që u rrinë larg edhe ateistët. Pse duhet të ishte kështu nëse nuk do të kishte një Zot? Nëse Zoti nuk ekziston, përse burrat bëjnë dallimin mes nënave, motrave dhe mes grave të tjera? Përse njerëzit kanë një urrejtje të natyrshme për gënjeshtrën? Mbi çfarë kriteri gjërat e lartpërmendura janë cilësuar si ligësi te njerëzimi?

Nëse zemra e njeriut nuk është nën ndikimin e një Qenieje më të Lartë, pse do të ruhej nga ato? Për të duhej të ishin njësoj, gënjeshtra dhe e vërteta, padrejtësia dhe drejtësia, që ai të bënte çfarë të dëshironte. Cili është ai ligj Hyjnor që po sunduaka ndjenjat e njeriut, duke ia marrë zemrën si Fron? Një ateist me fjalë del nga sundimi i Zotit, por nuk del dot nga natyrshmëria që ka krijuar Ai. Pra, edhe ateisti u shmanget ligësive, ose të paktën bën sikur po u shmanget. Kjo pa dyshim përbën një argument kundër tij, se ai fshehtas ka frikë se do të japë llogari përpara një Sundimtari, pavarësisht se me gojë refuzon Sundimin e Tij. Kurani Famëlartë pohon:

Betohem në ditën e kiametit (gjykimit)! Dhe betohem në shpirtin që qorton fort![1]

Kjo do të thotë se njerëzit e kanë gabim kur mendojnë se nuk ka Zot dhe nuk do të ketë as llogaridhënie. Ne ju sjellim dy dëshmi: Dëshmia e parë është që çdo gjë ka një kohë të gjykimit, kur vendoset për të atëherë e mira shpërblehet me të mirë dhe e keqja me të keqe. Nëse nuk ka Zot, pse realizohet ky shpërblim apo dënim? Ata që mohojnë Ditën e Gjykimit, duhet të vërejnë se gjykimi fillon që nga kjo botë. Për shembull, ata që bëjnë kurvëri dhe shkelin kurorën kanë më shumë mundësi të kenë sëmundje veneriane si sifilizi dhe gonorreja sesa ata që janë të martuar, pavarësisht se që të dy përfshihen në të njëjtin akt.

Dhe dëshmia e dytë është ajo e shpirtit qortues. Pra, vetë shpirti i njeriut e qorton për mëkate të tilla, saqë edhe ateisti beson se shkelja e kurorës dhe gënjeshtra janë ligësi dhe se mburrja dhe zilia nuk janë të mira. Por, përse duhet të ndodhte kështu, përderisa ateistët nuk njohin asnjë ligj Hyjnor?! A mos vallë sepse nuk ua pranon zemra?! Vetëm sepse ajo përbrenda është e vetëdijshme se do të dalë përpara Sundimtarit të Lartë që do ta ndëshkojë, pavarësisht se nuk e thotë me gojë. Ky argument përmendet në Kuranin Famëlartë edhe në një ajet tjetër:

Ai i shpalli shtrembësitë e tij dhe drejtësitë e tij.[2]

Kjo do të thotë se Zoti i Madhërishëm në shpirtin njerëzor ka shpallur shtrembësitë dhe drejtësitë e tij. Prandaj, ndjesia e së mirës dhe e së keqes në vetvete është një argument i fuqishëm i ekzistencës së Zotit. Po të mos kishte Zot, nuk do të kishte arsye që njerëzit të dallonin të mirën nga e keqja, përkundrazi, secili do të vepronte sipas instinktit të vet.

Image Source: Freepik


[1]  Kurani Famëlartë 75:2-3.
[2]  Kurani Famëlartë 91:9.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem