4) Zoti i Madhërishëm është Shkaku i të gjitha shkaqeve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
Zoti ekzistenca

ARGUMENTI I KATËRT

Argumenti i katërt që gjejmë në Kuranin Famëlartë për ekzistencën e Zotit është në këto ajete:

Nëpërmjet çdo profeti Ne ju kemi dhënë mesazhin se fundi i çdo gjëje është tek Allahu i Madhërishëm. Qofshin gëzime, qofshin hidhërime, ju vijnë prej Zotit. Vdekja dhe jeta është po në Dorën e Tij. Ai krijoi edhe mashkullin, edhe femrën, përmes një gjëje shumë të vogël, kur ajo hidhet (në vendin e vet).[1]

Zoti i Madhërishëm në këto ajete tregon se çdo veprim e ka një shkak dhe është e sigurt që sa herë që ndodh një veprim, ekziston një veprues prapa tij. Nga ky parim nëse studioni universin, patjetër do të kuptoni se gjithçka që gjendet në këtë univers përfundon te Zoti, që është Shkaku i të gjitha shkaqeve dhe që çdo gjë komandohet me fuqinë e Tij. Zoti i Madhërishëm i tërhoqi vëmendje njeriut për gjendjen e tij fillestare duke thënë: Krijimi yt është bërë nga një spermë dhe sa më shumë që kthehesh mbrapa, aq më i pavlerë bëhesh, atëherë si mund të jesh krijuesi i vetvetes? Nuk mund të ketë krijim pa krijues dhe qeniet njerëzore nuk janë shkaktarët e ekzistencës së tyre siç është e qartë nga rrugëtimi i zhvillimit të tyre nga një gjendje e ulët në një gjendje më të lartë. Prandaj, kur qeniet njerëzore nuk janë shkak i krijimit të vet në gjendjen e tyre aktuale, si mund të jenë të tillë në gjendjen e tyre të ulët? Kjo tregon se krijuesi i tij është dikush tjetër i cili zotëron fuqi të mëdha dhe krijimtari të pafundme.

Pra, sa më shumë që thelloheni në zhvillimin gradual të njeriut dhe të shikoni sesi është krijuar ai, aq më të padukshme bëhen mjetet e krijimit dhe të zhvillimit të tij, deri në një pikë ku të gjitha format e njohura të botës nuk ofrojnë shpjegime a njohuri të mëtejshme për procesin e ekzistencës së njeriut. Pikërisht ajo është pika ku vepron Dora e Zotit, ku të gjitha shkencat përfundimisht detyrohen të pohojnë se shkaku i kësaj është i pashpjegueshëm dhe i paperceptueshëm për mendjen njerëzore. Kështu, çdo shkencëtar në fund pohon pikërisht atë që thotë Kurani:

Pra, fundi i çdo gjëje është te një Qenie, të cilën mendja njerëzore nuk e rrok dot. Pikërisht Ai është Zoti. Ky është një argument i thjeshtë që mund ta kuptojë çdo njeri, qoftë i shkolluar apo i pashkolluar.

Thuhet se kur dikush pyeti një beduin se çfarë argumenti ka ai për ekzistencën e Zotit, ai i qe përgjigjur:

Kur shoh në pyll kakërdhi deveje, kuptoj se aty ka kaluar një deve. Duke parë gjithë këtë univers dhe të gjitha këto krijesa, si nuk mund të kuptoj që kjo e ka një krijues?!

Çfarë përgjigjeje e vërtetë dhe e natyrshme! Nëse njeriu mediton mbi origjinën e krijimit, ai nuk mund të shmanget nga një Qenie e Lartë që i krijoi të gjitha krijesat.


[1]“Dhe sigurisht, te Zoti yt është fundi. Ai është që bën për të gëzuar dhe bën për të qarë. Ai është që shkakton vdekje dhe ringjall. Dhe Ai është që krijoi çiftin, mashkullin dhe femrën; prej një sperme, kur ajo hidhet.” (Kurani Famëlartë 53:43-47) [Botuesi]

Image: Freepik

Share via