Lutje në kohë të vështirë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje veshtiresia

Hazret Rifa’a Zureka r.a. tregon se në betejën e Uhudit, pasi mohuesit u kthyen, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u tha muslimanëve: Rreshtohuni dhe lavdërojeni Zotin tim. Sahabët u rreshtuan pas Profetit s.a.v.s. dhe ai bërë këtë lutje:

lutje kohe e veshtire

O Allah! E gjithë lavdia është e Jotja! O Allah! Askush nuk mund ta shtrëngojë atë që Ti i ke dhënë liri dhe askush nuk mund t’i japë liri atij që ti e ke shtrënguar. Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Ti e ke devijuar dhe askush nuk mund ta devijojë atë që Ti e ke udhëzuar. Askush nuk mund t’i japë atij që Ti ia ke ndaluar dhe askush nuk mund ta ndalojë atë që Ti ia ke dhënë. Askush nuk mund ta afrojë atë që Ti e ke larguar dhe askush nuk mund ta largojë atë që Ti e ke afruar.

O Allah! Na fal bekimet e Tua, mëshirën Tënde, mirësinë Tënde dhe riskun Tënd. O Allah! Të kërkoj bekimin e qëndrueshëm që nuk kufizohet e nuk shteron. O Allah! Të kërkoj bekimin në ditën e skamjes dhe paqen në ditën e frikës.

O Allah! Më mbro nga e keqja e asaj që na ke dhënë dhe nga e keqja e asaj që nuk na ke dhënë. O Allah! Bëje besimin të pëlqyeshëm për ne, zbukuroje atë në zemrat tona, kurse mohimin, pabindshmërinë dhe mëkatet bëji të papëlqyeshme për ne dhe na bëj të udhëzuar.

O Allah! Na jep vdekje kur jemi muslimanë, na ringjall muslimanë dhe na bashko me të sinqertët! Mos na turpëro dhe mos na sprovo! O Allah! Vriti mohuesit që kundërshtojnë të dërguarit e Tu dhe i pengojnë (njerëzit) nga rruga Jote. Shtrëngoji dhe ndëshkoji! O Allah! Vriti edhe ata mohues që u është dhënë libri që ua tregon të vërtetën![1]


[1]. Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXIV, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1419 h./ 1998, fq. 246-247, hadithi nr. 15492.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp