Kurani i Madhërishëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
kurani i madherishem

Kurani i Madhërishëm dhe mësimi i tij

kuraniHazret Othman bin Affani r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) ka thënë:

Më i miri nga ju është ai, i cili e mëson Kuranin dhe (atë) ua mëson të tjerëve”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Fedaidel-Kuran”, bab “Hajrukum men teal-lemel-Kurane ve al-lemehu”, hadithi nr. 5027]

Kurani i Madhërishëm dhe mosmësimi i tij

kuraniHazret Ibn Abasi r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) ka thënë:

Vërtet, ai i cili nuk e mëson asnjë pjesë nga Kurani, është si një shtëpi e braktisur”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “Fedaidel-Kuran”, bab “Men kare’e harfen”, hadithi nr. 3161]

Kurani i Madhërishëm dhe porosia e Profetit s.a.v.s. për njerëzimin

kuraniHazret Zejd ibn Erkami r.a. rrëfen:

Një ditë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) u ngrit që të na këshillonte. Ai e lavdëroi Allahun xh.sh. dhe e madhëroi Atë dhe na këshilloi duke thënë:

“‘O njerëz! Unë jam vetëm një njeri dhe mund të ndodhë, që një ditë të vijë tek unë Engjëlli i Allahut dhe unë të largohem nga kjo botë. Unë po ju lë në mesin tuaj dy gjëra të rëndësishme: Librin e Allahut, që është udhëzim dhe dritë. Pra, mbahuni fort pas Librit të Allahut dhe veproni sipas tij’. Kështu ai na tërhoqi vëmendjen për Librin e Allahut dhe na nxiti për të. ‘Po ashtu po lë pas vetes anëtarët e familjes sime. Unë ju këshilloj të frikësoheni prej Allahut lidhur me anëtarët e familjes sime (të silleni mirë me ta)’. Ai i përsëriti tri herë këto fjalë”.

[Sahih el-Muslim, kitab “Fadailus-sahabe”, bab “Min fadaili Alijj ibni ebi Talib”, hadithi nr. 5920]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem