Sjellja - veti shembullore e njeriut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sjellja – veti shembullore e njeriut

hadithe te zgjedhura

Sjellja e njeriut dhe mendjemadhësia

SjelljaHazret Xhabiri r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Më të dashur për mua në Ditën e Kijametit dhe më afër meje do të jenë ata, të cilët janë më të sjellshëm. Ndërsa, më të neveritshëm në Ditën e Kijametit dhe shumë larg prej meje do të jenë llafazanët, vetëlavdëruesit dhe el-mutefejhikun-ët’. Sahabët thanë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne i njohim llafazanët dhe vetëlavdëruesit, por cilët janë el-mutefejhikun-ët?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Ata janë mendjemëdhenjtë”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Ber-ri ves-sileh”, bab “Ma xhae fi mealil-akhlaki”, hadithi nr. 2018]

Virtytet e larta të Pejgamberit s.a.v.s.

SjelljaHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Me të vërtetë, unë jam dërguar për t’i përsosur moralet e larta”.

[Sunen el-Bejheki, kitab “Esh-Shehadeh”, bab “Bejanu mekarimel-akhlak”, hadithi nr. 20782]

Mirësjellja gjatë jetës së njeriut

sjelljasjelljaHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Kush e largon në këtë botë pikëllimin dhe dhembjen e ndonjë besimtari, Allahu do t’ia largojë pikëllimin dhe dhembjet në Ditën e Kijametit; dhe kush ia largon vështirësitë dikujt, Allahu do t’ia largojë vështirësitë e tij në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Kush i mbulon të metat e ndonjë muslimani, Allahu do t’ia mbulojë të metat e tij në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Allahu përherë është i gatshëm ta ndihmojë një rob të Tijin, i cili gjithmonë është i gatshëm ta ndihmojë vëllanë e vet.

Ai që merr rrugë për të kërkuar dijen, Allahu ia lehtëson rrugën e Xhenetit. Ata, të cilët qëndrojnë në ndonjë shtëpi të Allahut, e lexojnë librin e Tij dhe ia mësojnë njëri-tjetrit, Allahu zbret qetësi mbi ta, mëshira e Allahut i mbulon dhe ata rrethohen prej engjëjve. Allahu i përmend ata te të zgjedhurit e Vet. Ai që është përtac në vepra të mira, nuk mund të përparojë vetëm për shkak të emrit të mirë të familjes së vet”.

[Sahih el-Muslim, kitab “Edh-Dhikri ved-du’ai vet-tevbeti vel-istighfari”, bab “El-Ixhtima’i ala tilavetil-kur’ani ve ‘aledh-dhikri”, hadithi nr. 6518]

Kuptimi i mbrendshëm i mirësjelljes dhe ndihmës

SjelljaSjelljaHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Në Ditën e Kijametit Allahu xh.sh. do të thotë: ‘O biri i Ademit! Unë kam qenë i sëmurë, përse nuk më vizitove?’ Ai do të përgjigjet: ‘Si është e mundur që të sëmuresh Ti, kur Ti je Zot i universit?’ Allahu do t’i përgjigjet: ‘A nuk e ke ditur se filan robi Im ka qenë i sëmurë dhe ti nuk e vizitove? Po ta kishte vizituar atë, do të Më kishe gjetur afër tij’. ‘O biri i Ademit! Unë kam kërkuar ushqim prej teje, por ti më refuzove’. Ai do të përgjigjet: ‘O Zoti im, si të kisha ushqyer unë Ty, kur ti je Zoti i universit?’

Allahu do të thotë: ‘A nuk erdhi te ti filan rob Imi, por ti refuzove ta ushqesh? Po ta kishe ushqyer, do të konsideroja sikur të më kishe ushqyer Mua’. ‘O bir i Ademit, kam kërkuar ujë prej teje që ta shuaja etjen, por ti më refuzove’. Ai do të thotë: ‘Si ta shuaja etjen Tënde, kur ti je Zot i universit?’ Allahu do të thotë: ‘Kur një rob Imi kërkoi ujë prej teje, ti e refuzove atë. Po t’i kishe dhënë ujë atij, do ta konsideroja se më ke dhënë Mua”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Ber-ri ves-sileh vel-adab”, bab “Fadli ijadetil-meridi”, hadithi nr. 6232]

Edhe buzëqeshja është mirësjellje

SjelljaHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Nëse s’mund t’u ndihmoni njerëzve materialisht, së paku takohuni me ta me buzëqeshje dhe me sjellje të mira”.

[Ibn Haxher el-Askalan, “Bulughul-meram min edil-letil-ahkam”, hadithi nr. 1563; El-Mundheri, “Et-terghib vet-terhib”, kitab “El-Edeb ve ghajrihi”, hadithi nr. 2661]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp