Shoqëria islame
Shoqëria duhet të dëshmohet
Hazret Enesi r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Askush prej jush s’mund të jetë besimtar i vërtetë derisa nuk dëshiron për të tjerë atë që dëshiron për vete”.
[Sahih el-Buhari, kitab “El-Iman”, bab “Minel-imani en juhib-be li ekhihi ma juhib-bu linefsihi”, hadithi nr. 13]
Shoku i mirë në ditë të vështirë
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se një herë Profeti i shenjtë s.a.v.s. më tha:
“O Ebu Hurejre! Bëhu i devotshëm, do të jesh adhuruesi më i madh. Rri i kënaqur, do të jesh ndër mirënjohësit e mëdhenj. Pëlqeje për të tjerët çka pëlqen për vete, do të bëhesh besimtar i vërtetë. Sillu mirë me fqinjët e tu, do të quhesh mysliman i vërtetë. Mos qesh shumë se të qeshurit e tepërt e bën zemrën të vdekur”.
[Ibn Maxhe, kitab “Ez-Zuhd”, bab “El-Vere’u vet-takva”, hadithi nr. 4357]
Paqja midis shoqërisë
Hazret Ebu Jusuf Abdullah ibn Selami r.a. rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:
“O njerëz! Përhapeni selamin (përshëndetjen es-selamu alejkum), ushqeni nevojtarët, silluni mirë me farefisin tuaj dhe adhuroni Allahun kur të tjerët janë në gjumë. Nëse do të veproni kështu, do të hyni në Xhenet, në paqe”.
[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “Sifetul-kijameti”, hadithi nr. 2485]
Mirëkuptimi – bazë për ndërtimin e shoqërisë
Hazret Ibn Mes’udi r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kur jeni tre, atëherë nuk duhet që dy prej jush të bisedoni duke pëshpëritur mes veti, derisa të bashkoheni me njerëz të tjerë, sepse ai do të ndihet keq”.
[Sahih el-Muslim, kitab “Es-Selam”, bab “Et-Tahrimi munaxhatil-ithnejni duneth-thalithi bi ghajri ridah”, hadithi nr. 5421]
Profeti s.a.v.s. është shembull për ndërtimin e shoqërisë
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen:
“Kur Profeti i shenjtë s.a.v.s. teshtinte, e mbulonte gojën me dorën e tij apo me ndonjë copë rrobe dhe kështu e mposhte atë”.
[Sunen Ebu Davud, kitab “El-Edebi”, bab “Fil-utasi”, hadithi nr. 5029]