Etika e të ngrënit
Etika para ngrënies së ushqimit
Hazret Ajshja r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. savs ka thënë:
“Kur dikush prej jush fillon të hajë, ai së pari duhet ta përmendë emrin e Allahut xh.sh.. Por nëse harron ta përmendë emrin e Allahut në fillim, atëherë, le të thotë (kur t’i bie ndër mend) Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu, d.m.th.: Në emër të Allahut e filloj dhe e mbaroj”.
[Sunen Ebu Davud, kitab “El-At’imeti”, bab “Et-Tesmijeti alat-ta’ami”, hadithi nr. 3767]
Etika pas ngrënies së ushqimit
Hazret Ebu Saidi r.a. rrëfen se kur Profeti i shenjtë s.a.v.s. mbasi që hante a pinte diçka, thoshte:
“Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, i Cili na furnizoi me ushqim e pije dhe na bëri myslimanë”.
[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “Ed-Da’vat”, bab “Ma jekulu idha ferega minet-ta’ami”, hadithi nr. 3457]