Ardhja e Imam Mehdiut a.s. dhe shenjat e tij
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
hadithe te zgjedhura

Ardhja e dytë e hz. Profetit të shenjtë s.a.v.s.

a.s.Imam Ebu Hurejre r.a. rrëfen:

Ishim të ulur pranë Profetit të shenjtë s.a.v.s., kur iu zbrit surja el-Xhumu’ah; dhe kur e recitoi: ‘ve akharine minhum lem-ma jelhaku bihim’ – ‘Ai do ta dërgojë atë edhe te të tjerët, të cilët ende nuk u janë bashkuar’, një njeri e pyeti: ‘Cilët janë ata, o i Dërguari i Allahut?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. nuk u përgjigj. Njeriu e përsëriti dy-tri herë pyetjen e tij. Selman Faresiu (që ishte persian) ishte gjithashtu ulur në mesin tonë. Profeti i shenjtë s.a.v.s. e vuri dorën mbi supin e tij dhe tha: ‘Edhe sikur besimi të ngjitej në Plejadë (të zhdukej plotësisht nga toka), do të dalin disa nga populli i tij që do ta sjellin atë përsëri në tokë”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Et-Tefsir”, hadithi nr. 4897]

Ardhja e Mesihut të Premtuar a.s. dhe detyrat e tij

a.s.Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime! Sigurisht biri i Merjemes së shpejti do të zbresë në mesin tuaj. Ai do të gjykojë me drejtësi, do ta thyejë kryqin, do të mbysë derrin, do ta ndërpresë luftën (që bëhet për shkak të fesë), do të shpërndajë pasuri (shpirtërore), të cilën askush nuk do ta pranojë. Atë kohë një sexhde (e bërë para Allahut) do të jetë më e mirë se sa bota dhe gjithçka që është në të (d.m.th. do të jetë koha e materializmit)”.

Ebu Hurejre r.a. thotë se nëse dëshironi mund ta recitoni këtë ajet: ‘Ve in min ehlil-kitabi il-la leju’minen-ne bihi kable mevtihi ve jevmel-kijameti jekunu alejhim shehida’ – ‘Dhe s’ka njeri prej popullit të Librit që të mos besojë në të (në vdekjen e Isait në kryq) para vdekjes së vet dhe në ditën e Kijametit ai (Isai) do të dëshmojë kundër tyre’”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-Ehadithul-enbijai”, bab “Nuzulu ‘Ise-bni Merjeme a.s.”, hadithi nr. 3448]

a.s.Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Dëgjoni! S’ka Profet as të Dërguar midis Isait, birit të Merjemes dhe meje. Mbani mend, se ai pas meje do të jetë kalifi im në umetin tim. Ai do të vrasë Dexhalin, do ta thyejë kryqin, do ta ndërpresë xhizjen (taksa që merren prej jomyslimanëve që jetojnë në shtetin mysliman), pasi që s’do të ketë më luftë. Dëgjoni, kush e takon atë, le t’ia përcjellë selamin tim”.

[Ibni Asakir, “Tarikhu Dimeshk”, hadithi nr. 10303]

Selami i Profetit të shenjtë s.a.v.s. për Mesihun e Premtuar a.s.

a.s.Hazret Enesi r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Cili prej jush e gjen Isain, birin e Merjemes, duhet t’ia përcjellë selamin tim”.

[Hakimi, “El-Mustedrek ‘ala sahihajn”, kitab “El-Fitn vel-melahimi”, hadithi nr. 8700]

Imam Mehdiu është Kalif (pejgamber) i Allahut xh.sh.

a.s.Hazret Thevbani r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Kur ta gjeni atë (Mehdiun), bëni ‘bejtin’ në dorën e tij, edhe nëse do t’ju duhet t’i kaloni në gjunjë bjeshkët e mbuluara me borë, sepse ai është Mehdiu dhe kalifi i Allahut”.

[Sunen Ibni Maxheh, kitab “El-Fitn”, bab “Khuruxhil-Mehdij-ji”, hadithi nr. 4084]

Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi janë tituj për një person

a.s.Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Në çfarë gjendje do të jeni ju, kur biri i Merjemes do të zbresë në mesin tuaj dhe ai do të jetë Imam i juaji nga mesi juaj”. Në një version tjetër është thënë: “Ai do t’ju prijë ju duke qenë vetë nga mesi juaj”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-Ehadithul-enbijai”, bab “Nuzulu ‘Ise-bni Merjeme s.a.”, hadithi nr. 3449]

Shenja kryesore e ardhjes së Imam Mehdiut a.s.

a.s.Hazret Muhamed ibn Aliu r.a. rrëfen:

Vërtet në favor të Mehdiut tonë do të shfaqen dy shenja, të cilat kurrë nuk u shfaqën më parë që prej se u krijuan qiejt dhe toka. Hëna do të errësohet në natën e parë të Ramazanit (në datat e saj të eklipseve) dhe dielli do të errësohet në mes të Ramazanit (në ditët e tij të eklipseve). Allahu nuk i ka shfaqur këto dy shenja kurrë më parë, që nga krijimi i qiejve dhe i tokës”.

[Sunen Darakutni, bab “Sifetu salatil-khusufi vel-kusufi ve hej’etihima”, hadithi nr. 1795]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp