Sjellja e mirë ndaj prindërve

Sjellja dhe nderi ndaj nënës
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen:
“Erdhi një njeri te Profeti i shenjtë s.a.v.s. dhe e pyeti: ‘O i Dërguari i Allahut! Kush prej njerëzve meriton që të sillem më së miri ndaj tij?’ ‘Nëna jote’, i tha Profeti i shenjtë s.a.v.s.’. Ai pyeti: ‘Mandej kush?’ ‘Nëna jote’, iu përgjigj Profeti i Shenjtë s.a.v.s.. ‘Pastaj kush?’ pyeti ai. Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Nëna jote’. Ai pyeti për herë të katërt: ‘E mandej kush?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Babai yt’. Në një rrëfim tjetër përmendet: ‘O i Dërguari i Allahut! Kush meriton sjelljen më të mirë prej meje?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, më pas babai yt dhe kështu të afërmit e tu me radhë’”.
[Sahih el-Buhari, kitab “El-Edeb”, bab “Men ehak-kun-nasi bihusnis-suhbeti”, hadithi nr. 5971]
Sjellja dhe shërbimi ndaj dy prindërve
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Qoftë i poshtëruar! Qoftë i poshtëruar! Qoftë i poshtëruar ai, i cili i gjeti prindërit e vet në pleqëri, njërin prej tyre apo të dy, por, s’arriti të hynte në Xhenet (duke u shërbyer atyre)”.
[Sahih el-Muslim, kitab “El-Ber-ri ves-sileh vel-adab”, bab “Ragime enfu men edreke ebevejhi ev ehadehuma ‘indel-kiberi felem jedkhulil-xhen-neti”, hadithi nr. 6189]