Beteja e Tebukut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
beteja e tebukut

Kur Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte mërguar në Medinë, Ebu Amiri që ishte një medinas nga fisi Khezrexh kishte ikur në Mekë. Ai kishte marrëdhënie të ngushta me hebrenjtë e me të krishterët dhe, për këtë arsye, bënte vaz dhe ushtrime të ndryshme shpirtërore, aq sa njerëzit e quanin prift, edhe pse nuk ishte i krishterë. Kur edhe Meka ra në dorë të Profetit s.a.v.s., ai filloi të thurte plane të tjera kundër Islamit. Përfundimisht, e ndryshoi emrin dhe pamjen e tij dhe u kthye sërish drejt Medinës, për t’u vendosur në fshatin Kuba.

Ngaqë kishte qëndruar larg për vite me radhë dhe tani, edhe kishte ndryshuar pamjen dhe mënyrën e veshjes, medinasit në përgjithësi nuk e njohën. Atë e njihnin vetëm ata hipokritë, të cilët kishin krijuar lidhje me të. Në bashkëpunim me ta, ai planifikoi të shkonte në Siri për të bërë një fushatë te të krishterët dhe tek arabët e krishterë që jetonin atje, që ta sulmonin Medinën. Kurse këtej, hipokritët, sipas planit, do të përhapnin fjalë se ushtria siriane po përgatitet për ta sulmuar Medinën. Sipas tij, nëse plani i tij do të kishte sukses, sirianët dhe muslimanët do të ndesheshin në luftë, në të kundërtën, kishte mundësi që muslimanët vetë të merrnin nismën për ta sulmuar Sirinë.

Pra, në të dyja rastet, muslimanët dhe qeveria e Kejserit do të luftonin kundër njëri-tjetrit dhe ky ishte edhe qëllimi i tij. Kështu që, për ta sjellë në jetë planin e tij, ai udhëtoi drejt Sirisë, kurse hipokritët e Medinës, për ditë përhapnin lajme që gjoja kishin takuar filanin fis që thoshte se ushtria siriane po përgatit një sulm mbi Medinën. Ndonjë ditë thoshin se gjoja kishin marrë informacion prej filanit fis që ushtria siriane ishte gati ta sulmonte.

Këto lajme po përhapeshin kaq dendur saqë, Profeti Muhammed s.a.v.s. e mendoi si të arsyeshme nisjen e tij me ushtrinë muslimane për t’u ballafaquar me atë siriane. Për muslimanët, kjo kohë ka qenë mjaft e vështirë, sepse atë vit kishte thatësirë dhe se vitin e kaluar kishin pasur shumë pak të korra dhe fruta. Të korrat e vitit aktual akoma nuk i kishin marrë. Në të dalë të shtatorit, ose në fillim të tetorit, Profeti s.a.v.s. u nis për këtë mision.

Hipokritët e dinin që gjithë kjo nuk ishte veçse një kurth, i cili ishte ngritur nga ata që në mos i sulmonte ushtria siriane, muslimanët vetë ta sulmonin, për ta shkatërruar veten e vet. Të gjithë e dinin se ç’kishte ndodhur në betejën Meuta, kur muslimanët ishin përballur me një ushtri të fuqishme dhe jo vetëm që kishin humbur shumë, por mezi kishin shpëtuar. Hipokritët donin të shikonin një Meuta të dytë, në të cilën të merrte pjesë edhe vetë Profeti s.a.v.s. dhe të krijoheshin të gjitha mundësitë që ai të martirizohej (neudhubillah).

Për këtë arsye, hipokritët çdo ditë duke sajuar burime të rrejshme, përhapnin zëra se armiku do të sulmonte, apo armiku madje ishte nisur, etj. Nga ana tjetër, ata edhe i frikësonin njerëzit duke thënë se përballja me një ushtri kaq gjigante nuk do të ishte kollaj, andaj, nuk duhet të shkonin në luftë. Padyshim që hipokritët donin që muslimanët të shkonin në luftë, por me përpjekje të tilla synonin të shkonin sa më pak në numër, në mënyrë që humbja e tyre të ishte e garantuar.

Por, muslimanët, porsa e dëgjuan njoftimin prej Profetit Muhammed s.a.v.s. që do të shkonte drejt Sirisë, donin të sakrifikoheshin me zell e devotshmëri, njëri më shumë se tjetri. Kurse ata që ishin të varfër s’kishin ku të gjenin mjetet luftarake. Ishte koha kur edhe thesari qendror ishte thuajse bosh. Vetëm vëllezërit e tyre të pasur, mund t’i ndihmonin. Në këtë situatë, çdokush garonte me njëri-tjetrin për të bërë sakrifica. Atë ditë, Osmani r.a. i kishte dhënë shumicën e pasurisë së tij Profetit s.a.v.s. që përbëhej prej një mijë dinarë floriri, që do të thotë afërsisht njëzet e pesë mijë rupi.

Edhe sahabët e tjerë po ashtu, sipas mundësive të tyre, kontribuuan në këtë mënyrë, muslimanëve të varfër iu gjetën kafshë, shpata dhe ushta. Sa shumë entuziastë ishin sahabët r.a. për të bërë sakrifica! Madje edhe muslimanët e Jemenit, të cilët kishin mërguar në Medinë pasi ishin bërë muslimanët dhe ishin shumë të varfër. Disa prej tyre erdhën te Profeti s.a.v.s. dhe thanë:

“Na lejoni edhe ne të vijmë me ju. Nuk duam asgjë tjetër, përveçse të na mundësoni mjete për të arritur gjer atje”.

Kurani Famëlartë e përshkruan kështu gjendjen e tyre:

 Asnjë gjynah nuk bie mbi ata që nuk morën pjesë në këtë luftë, që erdhën te ti që t’u mundësoje mjetet, nëpërmjet të cilave të mund të arrinin deri në destinacion, por ti u the: “asgjë nuk kam që t’ju marr deri atje”. Atëherë, ata u çuan për t’u larguar prej teje, ndërkohë u lotonin sytë nga brenga që nuk kishin asnjë gjë që të shpenzonin (e t’i shërbenin Islamit).[1]

Ebu Musa r.a. ishte lideri i tyre. Kur dikush e kishte pyetur se çfarë i kishin kërkuar Profetit s.a.v.s. në atë kohë, ai i qe përgjigjur:

“Pasha Zotin! Ne nuk i kishim kërkuar as deve, as kuaj. Ne i kishim thënë se jemi të zbathur dhe në këtë gjendje nuk mund të bëjmë në këmbë një udhëtim kaq të gjatë. Nëse do të na jepnit vetëm nga një palë këpucë, ne ato do t’i mbathnim dhe duke vrapuar do të merrnim pjesë në luftë, së bashku me vëllezërit tanë”.[2]

Ushtria muslimane po shkonte drejt Sirisë, dhe muslimanët e kishin parasysh pamjen e betejës Meuta, prandaj, secilin prej tyre e kishte pushtuar mendimi sesi do të mbrohej jeta e Profetit s.a.v.s.. Këtë rrezik e ndienin edhe gratë, të cilat i inkurajonin bashkëshortët dhe bijtë e tyre që të merrnin pjesë në luftë. Zellin e tyre mund ta përfytyrojmë nga një ngjarje e një sahabi r.a..

Ndërsa Profeti s.a.v.s. sapo ishte nisur nga Medina me ushtrinë muslimane, sahabi në fjalë, pas një udhëtimi, ishte kthyer në Medinë. Duke qenë larg familjes për një kohë, ai po kthehej në shtëpinë e tij nga gëzimi se do ta shikonte të shoqen e dashur. Bashkëshortja e tij ishte në oborr kur ai hyri në shtëpi. Ai iu afrua për ta përqafuar me mall, por ajo e largoi dhe e shtyu me duart e saj. Sahabi e pa i befasuar dhe e pyeti se përse po sillej kështu, edhe pse po takoheshin pas kaq kohësh. E shoqja tha:

“A nuk të vjen turp që i Dërguari i Allahut po shkon në një vend të rrezikshëm, ndërsa ti guxon të bësh dashuri me gruan tënde! Ik dhe bëje detyrën tënde, të tjerat do të vijnë më vonë”.

Ai menjëherë doli nga shtëpia, ia shtrëngoi shalën kafshës për të rendur galop drejt Profetit s.a.v.s., të cilin e kapi pas një udhëtimi tri ditësh.

Mohuesit kishin kujtuar se duke u bazuar në thashetheme, Profeti Muhammed s.a.v.s., pa menduar do t’u vërsulej ushtrive siriane. Por, ai vepronte me virtytet muslimane. Kur arriti afër Sirisë, në vendin Tebuk, ai dërgoi njerëz në drejtime të ndryshme, për të hulumtuar se cila ishte e vërteta. Të gjithë lajmëtarët, pa përjashtim, kumtuan që asnjë ushtri siriane nuk ishte mbledhur. Profeti s.a.v.s. qëndroi disa ditë atje dhe bëri disa marrëveshje me fiset që jetonin përreth dhe më pas, pa bërë asnjë luftë, u kthye.

I gjithë ky udhëtim u bë për dy apo dy muaj e gjysmë. Kur hipokritët e Medinës morën vesh që pa bërë asnjë luftë, Profeti Muhammed s.a.v.s. po kthehej shëndoshë e mirë, ata e kuptuan që planet hipokrite të tyre, tashmë i ishin zbuluar Profetit s.a.v.s. dhe kishte gjasa që ata nuk do të shpëtonin nga ndëshkimi. Atëherë, ata ngarkuan disa njerëz të uleshin udhës afër Medinës, ku do të kalonte ushtria muslimane që po kthehej. Por ajo ishte një pikë e ngushtë, nga e cila muslimanët mund të kalonin vetëm një nga një.

Kur Profeti iu afrua asaj pike, Allahu i Lartësuar i tregoi përmes shpalljes që armiku po qëndronte i fshehur në të dyja anët e udhës. Profeti s.a.v.s. urdhëroi një sahab që të shkonte e ta shikonte. Ai rendi me kalin e tij dhe kur mbërriti atje, pa që me të vërtetë disa njerëz qëndronin të fshehur, si në pritje për të sulmuar. Pas mbërritjes së sahabit, ata ia mbathën. Profeti s.a.v.s. nuk e pa të arsyeshme ndjekjen e tyre.

Kur ai mbërriti në Medinë, hipokritët, të cilët nuk kishin marrë pjesë në këtë luftë, i shfaqnin justifikime të ndryshme, të cilat, Profeti s.a.v.s. ua pranoi të gjithëve. Por, tashmë kishte ardhur koha që realiteti i hipokritëve t’u zbulohej muslimanëve. Kështu që, Zoti i Madhërishëm përmes shpalljes e njoftoi Profetin s.a.v.s. se ajo xhami e Kubasë që kishin ndërtuar hipokritët, ku kinse do të falnin namazet, ishte veç një fole intrigash, andaj, duhej rrëzuar dhe ata që falnin aty, të detyroheshin të falnin namaz në xhami të tjera. Megjithëse hipokritët kishin pleksur intriga kaq të mëdha, Profeti Muhammed s.a.v.s. nuk u dha asnjë ndëshkim, as trupor, as financiar.

Pas kthimit nga Tebuku, edhe njerëzit e Taifit erdhën dhe pranuan bindjen ndaj Profetit s.a.v.s., dhe pas tyre, fise të tjera të Arabisë erdhën një nga një dhe i kërkuan të hynin në shtetin Islam. Brenda një periudhe shumë të shkurtër, në gjithë Arabinë filloi të valëvitej flamuri i Islamit.


[1]  Kurani Famëlartë 9:92.
[2]  Tefsir Fet’hul-Bajan, pjesa V, Bejrut, 1992, f. 371.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp