Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
hixhreti drejt medines

Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe shokët e tij filluan të merrnin masa për mërgimin (hixhreti). Familjet muslimane zhdukeshin njëra pas tjetrës. Iu shtua guximi edhe atyre që prisnin kohën e mbretërisë së Zotit. Në Mekë, nganjëherë, një rrugicë e tërë shkretohej brenda natës dhe vetëm në mëngjes, njerëzit shikonin se shtëpitë ishin të mbyllura. Pas hulumtimit, merrnin vesh se banorët e tyre kishin mërguar në Medinë. Ata befasoheshin duke parë ndikimin kaq të thellë të Islamit, që po përhapej çdo ditë e më shumë.

Më në fund, Meka thuajse u zbraz nga muslimanët. Mbetën vetëm disa skllevër, Profeti  s.a.v.s.vetë, Ebu Bekri r.a.dhe Aliu r.a.. Shqetësimi, që “gjahu” i tyre shumë shpejt do të dilte jashtë kufijve, i mblodhi krerët e Mekës për t’u këshilluar dhe për të arritur në ujdi që ta vrisnin Profetin Muhammed s.a.v.s.. Sipas planit të veçantë të Zotit, dita e caktuar e mërgimit të Profetit s.a.v.s. (hixhreti) ishte e njëjtë me atë që kishin lënë krerët për vrasjen e tij. Ndërsa kundërshtarët po mblidheshin pranë shtëpisë së tij për të vendosur unazën e rrethimit, në errësirë të plotë, Profeti s.a.v.s. po dilte nga shtëpia. Mekasit, me siguri druheshin se mos e kishte marrë vesh Profeti s.a.v.s. planin e tyre, prapëseprapë, kur ai kaloi pranë tyre, ata kujtuan se ishte dikush tjetër dhe në vend ta sulmonin, zunë të fshiheshin nga frika se puçi i tyre do të nxirrej në shesh.

Një ditë përpara, ishte njoftuar edhe Ebu Bekri për planin e mërgimit (hixhreti), andaj, rrugës, edhe ai iu bashkua Profetit s.a.v.s.. Shumë shpejt, të dy dolën nga Meka dhe tri apo katër milje larg, u strehuan në një shpellë të kodrës Theur.[1] Këndej, kundërshtarët kur e morën vesh që Muhammedi s.a.v.s.ishte arratisur nga Meka, mblodhën një grup ushtarësh dhe dolën për ta ndjekur atë. Ata kishin marrë edhe një gjurmues të stërvitur për këtë punë, i cili e gjurmoi Profetin s.a.v.s. deri në kodrën Theur. Kur po qëndronte pikërisht në hyrje të asaj shpelle, ku ndodhej Profeti s.a.v.s. me Ebu Bekrin r.a., gjurmuesi u tha i bindur krerëve:

“Muhammedi (s.a.v.s.)ose është në këtë shpellë, ose është ngjitur në qiell prej këtu”.

Ebu Bekri që e dëgjonte gjurmuesin, i frikësuar i pëshpëriti në vesh Profetit s.a.v.s.: Armikuka mbërritur. Mund të hyjë në çdo çast”.

hixhreti“Mos ki frikë! Zoti është me ne” [2]e siguroi Profeti s.a.v.s..[3]

Ebu Bekri tha: Nuk po frikësohem për veten o i Dërguari i Allahut s.a.v.s., sepse jam një njeri i thjeshtë. Nëse vritem, vritet një njeri. Unë frikësohem për ju. Nëse ju do të pësoni ndonjë dëm, atëherë besimi dhe feja do të marrin fund nga kjo botë”. Profeti Muhammed s.a.v.s.tha: Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Nuk jemi vetëm ne të dy në këtë shpellë, por ka edhe një të tretë, Zoti ynë i Madhërishëm”.

Kishte ardhur koha që tirania mekase të sosej dhe Islamit t’i jepej fati i shtrirjes dhe përhapjes. Afati i mekasve tani ishte drejt fundit. Zoti i Lartësuar sikur u kishte vënë perde syve të tyre, sepse ata zunë të talleshin me gjurmuesin duke thënë: “Si ka mundësi që ai të fshihet në një vend kaq të hapur? Vallë, a mund t’i shërbejë edhe kjo shpellë dikujt si vendstrehimi?! Këtu ka vetëm gjarpërinj dhe akrepa. Një njeri që ka pak mend, kurrsesi nuk do të hyjë këtu”. As nuk e panë të nevojshme për të hedhur qoftë një shikim në shpellë dhe u kthyen në Mekë.

Sipas planit, Profeti s.a.v.s. dhe Ebu Bekri r.a. dy ditë qëndruan atje. Pastaj, gjatë natës atyre u siguruan dy deve të shpejta. Njërës i hipi Profeti s.a.v.s. dhe udhërrëfyesi i këtij karvani, ndërsa tjetrës i hipën Ebu Bekri dhe shërbëtori i tij Amir Bin Fehira.

Para se të nisej për në Medinë, Profeti s.a.v.s. e pa me mall Mekën, qytezën e shenjtë, ku ai lindi, u caktua i dërguar prej Zotit dhe ku jetuan etërit e tij, që nga koha e Ismailit a.s., dhe i mallëngjyer iu drejtua:

“O Mekë! Nga të gjitha vendet e botës, ti je më e dashura për mua. Por, njerëzit e tu nuk më lanë të jetoj këtu”.

Edhe Ebu Bekri r.a. u shpreh:

“Mjerë këta njerëz që kanë dëbuar profetin e tyre. Shkatërrimi i tyre, tashmë është i sigurt!”[4]

Hixhreti, ndjekja e Profetit s.a.v.s. prej Surakasë dhe profecia rreth tij

Kur mekasit dështuan në gjetjen e Profetit Muhammed s.a.v.s., ata lëshuan një njoftim:

“Çdokush që sjell Muhammedin ose Ebu Bekrin, të gjallë apo të vdekur, do të shpërblehet me njëqind deve!”

Njoftimin e shpërndanë edhe në fise të tjera që jetonin përreth Mekës. Nga lakmia për ta fituar çmimin e madh, një prijës beduin Suraka bin Maliki, nisi ta ndiqte Profetin s.a.v.s., dhe e gjeti në rrugën që shkonte për në Medinë. Pa nga larg dy deve dhe njerëzit që udhëtonin me to. Kur e kuptoi që ishte karvani i Muhammedit s.a.v.s., iu lëshua me gjithë shpejtësi. Çuditërisht, kali i tij mori në thua dhe ai u rrëzua për tokë. Më vonë, Suraka bëhet musliman dhe e rrëfen vetë këtë ngjarje, prandaj, le ta shohim sesi ai e përshkruan:

Kur u rrëzova nga kali, hodha short nga shigjetat e mia, sipas zakoneve arabe. Shorti më doli keq, por lakmia e çmimit ishte e madhe. Prapë i hipa kalit dhe vrapova drejt tyre. Gati iu afrova. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. po ecte në devenë e tij me dinjitet. Ai asnjëherë nuk e ktheu kokën për të më parë mua, por Ebu Bekri vazhdimisht kthente kokën dhe më shikonte (nga frika që mos t’i ndodhte diçka të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.). Kur u isha afruar, u rrëzova për herë të dytë, tani bashkë me kalin. Përsëri nxora shortin, dhe përsëri ai më doli ogurkeq. Pashë, që këmbët e kalit ishin fundosur në rërë aq shumë saqë ishte e vështirë për kalin të ngrihej.

Atëherë e kuptova se njerëzit që po i ndiqja, ishin nën mbrojtjen e Zotit. I thirra me zë të lartë: “Qëndroni o burra! Më dëgjoni!” Kur ata erdhën pranë meje, u tregova se përse erdha, çfarë më ndodhi dhe pse ndërrova mendje. U thashë: “Po kthehem, sepse tani jam i bindur që Zoti i Lartësuar është me ju”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “Mirë, kthehu. Por mos na zbulo para ndokujt!” Atëherë më ra ndërmend që përderisa ky burrë është prej Zotit, një ditë patjetër do të fitojë. Iu luta: “Më jepni një fletë garancie që ta kem për kohën kur ju do të vini në pushtet”.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. urdhëroi Amir bin Fehirën, shërbëtorin e Ebu Bekrit që të shkruante një fletë garancie dhe të ma jepte mua.[5] Kur po nisesha për t’u kthyer i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mori një shpallje që parashikonte të ardhmen.

Ai më tha:

“O Suraka, si do jetë gjendja jote, kur në duart e tua do t’i kesh byzylykët e mbretit Kisra!”

I befasuar nga fjalët e tij, e pyeta: “Të cilit Kisra? Kisra Bin Hurmuzit? Mbretit të Persisë?” “Po!” tha ai.[6]

Disa vite më vonë nga Hixhreti

Profecia e tij u përmbush fjalë për fjalë, pas gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë vitesh nga Hixhreti. Suraka ishte bërë musliman dhe ishte mërguar në Medinë. Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. u bënë Kalifë Ebu Bekri dhe Omeri, njëri pas tjetrit. Duke parë madhështinë e Islamit që vazhdimisht po shtrihej, persët i sulmuan muslimanët dhe, në vend që t’i shtypnin ata, u thyen para tyre. Kryeqyteti dhe thesaret e Persisë ranë në duart e muslimanëve. Ndër gjërat e çmuara, ishin edhe byzylykët e mbretit, të cilët, sipas traditës së tij, ai i vinte kur ulej në fron. Suraka, pasi që ishte bërë musliman, ua rrëfente krenarisht muslimanëve ngjarjen e Hixhreti-t dhe parashikimin e Profetit s.a.v.s. për të. Prandaj, muslimanët ishin në dijeni se Profeti s.a.v.s. i kishte thënë Surakasë: “… si do jetë gjendja jote, kur në duart e tua do t’i kesh byzylykët e mbretit Kisra!”

Ndër plaçkat e luftës që iu paraqitën Omerit r.a., Kalifit të atëhershëm, ishin edhe byzylykët e mbretit. Duke i parë, atij iu kujtua çdo gjë: ajo pafuqi dhe ajo kohë e brishtë, kur Profeti i Zotit u detyrua të largohej nga vendlindja e tij për të ardhur në Medinë; ndjekja e tij prej Surakasë dhe prej njerëzve të tjerë për ta sjellë atë, të gjallë apo të vdekur, që të fitonin çmimin e madh të njëqind deveve; profecia e Profetit s.a.v.s. në atë gjendje të brishtë për Surakanë: “si do jetë gjendja jote, kur në duart e tua do t’i kesh byzylykët e mbretit Kisra!”. Sa i madh është ky paralajmërim! Sa i qartë është kjo dije e së padukshmes! Kjo madhështi e Zotit iu shfaq Omerit dhe ai porositi të thirrej Suraka.

Suraka u soll dhe Kalifi i Islamit i dha urdhër që t’i vinte byzylykët në duart e tij. “O Kalif i të Dërguarit të Zotit! Ari është i ndaluar për burrat muslimanë!” i tha Suraka. Omeri r.a. iu përgjigj: “Padyshim që po. Por, jo në rastin tënd. Allahu i Lartësuar Vetë i ka treguar të Dërguarit të Tij, që ti do t’i kishe këta në duart e tua. Ose do t’i vësh, ose do të dënohesh”. Kundërshtimi i Surakasë ishte vetëm për shkak të rregullores së Sheriatit, përndryshe edhe ai me siguri dëshironte që ky paralajmërim i Profetit s.a.v.s. të përmbushej. Ai i vuri byzylykët në duar dhe muslimanët me sytë e tyre e dëshmuan përmbushjen e kësaj profecie madhore. Profeti që ishte arratisur nga Meka në Medinë ishte bërë mbret. Ai vetë nuk jetonte më, por shërbëtorët e tij dëshmonin përmbushjen e parashikimeve të tij.


[1]  Buhariu, Bab hixhreti-Nebiji s.a..
[2]  Kurani Famëlartë 9:40.
[3]  Es-siratul-Halabija, vëll. II, Egjipt, 1935, f. 41; Buhariu, Bab menakibil-muhaxhirin.
[4]  Es-siratul-Halabija, vëll. II, Egjipt, 1935, f. 31.
[5]  Es-siratul-Halabija, vëll. II, Egjipt, 1935, f. 48; Buhariu, Bab hixhreti-Nebiji s.a..
[6]  Po aty.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp