Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
Jeta

Profeti Muhammed s.a.v.s. tregonte kujdes maksimal për sjelljen e mirë ndaj grave. Ai ishte i pari në botë që vendosi të drejtën e trashëgimisë për gruan. Kështu që, Kurani Famëlartë djemve dhe vajzave u cakton të drejtën e trashëgimisë nga prindërit e tyre. Po ashtu, nënat dhe bashkëshortet kanë të drejtën e trashëgimisë, përkatësisht nga djemtë dhe bashkëshortët, madje, në disa raste, edhe motrat marrin trashëgimi nga vëllezërit e tyre. Para Islamit, asnjë fe tjetër nuk u dha grave të drejtat e tyre në këtë mënyrë. Përveç kësaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. gruan e bëri pronare të plotë e të pakushtëzuar të pasurisë së saj, ndërkohë, burrit nuk i dha të drejtën që duke qenë bashkëshorti i saj të përfitojë nga pasuria e saj. Gruaja është pronare me të gjitha të drejtat e pasurisë së saj.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me sjelljen e butë ndaj grave. Kurse, arabët nuk ishin mësuar me një trajtim kaq të butë ndaj tyre, andaj, ata e kishin të vështirë t’u përshtateshin standardeve të vëna prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Omeri r.a. tregon:

“Kur ndërhynte nganjëherë gruaja ime në punët e mia, e qortoja duke thënë se arabët kurrë nuk mund të pranojnë që gratë e tyre t’i këshillojnë ata. Për këtë, ajo më kthente: “Lëri këto fjalë! Gratë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e këshillojnë dhe ai nuk i ndalon. Pse nuk e ndjek edhe ti shembullin e tij?” Unë i thosha: “Le të mos flasim për Ajshen r.a., pasi ajo është shumë e dashur për të, por për sa i përket së bijës sate (Hafsa r.a.), nëse ajo bën një gjë të tillë, do të ndëshkohet ndonjë ditë për shkeljen që bën”.

Një ditë ndodhi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mbeti i pakënaqur nga gratë e tij për diçka dhe vendosi të qëndronte përkohësisht larg shtëpisë. Kur e mora vesh këtë gjë, i thashë gruas sime. “Ja, ndodhi ajo që kisha frikë”. Vizitova shtëpinë e vajzës sime Hafsa, e cila po qante. “Çfarë ndodhi? Mos është ndarë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nga ti?”, e pyeta. “Nuk e di për ndarjen”, përgjigjej ajo “por i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka vendosur të qëndrojë larg nesh për pak kohë”. I thashë: “A nuk ta bëja vërejtje vazhdimisht: Mos i jep vetes kaq shumë liri si Ajshja, sepse atë e do shumë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., por ti vetë ia ke sjellë vetes atë që kisha frikë”.

Më pas shkova tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e gjeta të shtrirë në një qilim të vrazhdë. Ai nuk kishte veshur këmishë dhe trupi i tij kishte marrë shenjat e qilimit. U ula pranë tij dhe thashë: “O i Dërguar i Allahut! Mbretërit Kejser dhe Khusro nuk meritojnë asnjë mirësi të Zotit, prapëseprapë ata kalojnë jetën me të gjitha lukset. Ndërsa ju, edhe pse i Dërguari i Zotit, jetoni një jetë kaq të vështirë!”. Profeti s.a.v.s. m’u përgjigj: “Nuk është ashtu siç mendon ti o Omer. Të dërguarit e Zotit nuk bëjnë të atillë jetë, që bëjnë monarkët e botës”. Pastaj atij i rrëfeva gjithçka që ndodhi midis meje, gruas dhe vajzës sime. Pasi më dëgjoi mua, ai qeshi dhe tha: “Jo, nuk është e vërtetë që jam divorcuar nga gratë e mia. Vetëm se mendova të kaloja pak kohë larg tyre.”[1]

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte aq i kujdesshëm ndaj grave saqë një ditë po udhëhiqte namazin dhe kur dëgjoi të qarat e një fëmije, e mbaroi namazin me shpejtësi dhe më pas sqaroi se nëna e asaj fëmije me siguri po shqetësohej, për këtë arsye e kishte shpejtuar namazin, në mënyrë që ajo të lirohej e të kujdesej për fëmijën e saj.[2]

Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. udhëtonte bashkë me muslimanët dhe në rast se i shoqëronin edhe gratë, atëherë gjithmonë porosiste të ecnin ngadalë dhe me ndalesa. Një herë, në njërin prej rasteve të tilla, kur burrat i nxituan kuajt dhe devetë, ai u tha:

 “Kujdes, qelqet!”[3]

Pra, Profeti s.a.v.s. u thoshte sahabëve që të mos nxitoheshin, sepse gratë, që ishin si qelq, mund të lëndoheshin.

Një herë në fushëbetejë, për shkak të një çrregullimi, kuajt e devetë u çorientuan. Edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ra nga kali, po ashtu edhe disa gra ranë nga kuajt e tyre. Një sahab, që gjendej mbrapa të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., u shtang duke parë se Profeti s.a.v.s. ishte rrëzuar. Ai vrapoi drejt tij dhe e thirri: “O i Dërguar i Allahut, vdeksha e ju shpëtofshi!” Të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. i kishte ngelur këmba në yzengji. Mezi e liroi këmbën dhe iu drejtua shokut:

“Lërmë, dhe shko te gratë!” [4]

Njëra prej porosive që u dha i Dërguari i Allahut s.a.v.s. muslimanëve pak kohë para vdekjes së tij, ishte:

“Porosia ime e fundit është që gjithmonë silluni mirë me gratë”.

Ai shpesh thoshte:

“Nëse ndonjë njeri ka vajza dhe ai i rrit, i edukon dhe mundohet për shkollimin dhe formimin e tyre, Zoti do ta shpëtojë atë nga ndëshkimi i xhehenemit”.[5]

Tek arabët kishte adet që kur gratë bënin ndonjë gabim, ata edhe i rrihnin ndonjëherë. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mori vesh për një rast të tillë, tha: “Gratë janë robëreshat e Zotit, e jo tuajat, andaj, mos i rrihni”. Nga kjo liri, megjithatë, gratë fituan guxim të tepërt, ngaqë akoma nuk ishin edukuar siç duhej. Ballafaqimet midis burrave dhe grave nëpër shtëpitë shtoheshin dita ditës. Grindjet u shtuan, aq sa Omeri r.a., një ditë, iu ankua Profetit s.a.v.s. që nga ndalimi i rrahjes së grave, ato u bënë më guximtare sesa duhej dhe ishte e nevojshme që burrave t’u jepej leje për përdorimin e masave të rrepta ndaj tyre. Ngaqë deri atëherë nuk kishin zbritur porosi të detajuara rreth grave, Profeti Muhammed s.a.v.s., u dha leje që nëse ndonjë grua tepron tej mase, atëherë, burri, sipas zakonit të arabëve, le të merrte masat e duhura për të. Ky lëshim, në vend që të sillte një balancim dhe që burrat të tregoheshin të ashpër ndaj grave të tyre vetëm në ndonjë rast që meriton të quhej përjashtim, ata filluan ta ndiqnin sërish me këmbëngulje zakonin e tyre të vjetër. Kësaj radhe, gratë erdhën duke u ankuar te bashkëshortet e Profetit s.a.v.s.. Profeti s.a.v.s. kur i dëgjoi, u tha sahabëve të tij: “Ata që nuk sillen mirë me gratë e tyre, ose i rrahin, po ju them qartë që nuk konsiderohen të mirë në sy të Zotit”.[6] Pastaj u vendosën të drejtat e grave. Për herë të parë edhe ato, falë mirësisë së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., morën frymë të lira.

Muavijah ibni Hinda el-Kejsheri thotë që një ditë ai pyeti Profetin s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, çfarë të drejtash kanë gratë tona mbi ne?” Ai iu përgjigj: “Çdo gjë që ju jep Zoti për të ngrënë, jepjani edhe atyre. Ashtu siç Zoti ju mundëson të visheni, vishini edhe ato. Mos i qëlloni me shpullë. Mos i shani. Mos i përzini nga shtëpia”.[7]

Aq shumë kujdesej Profeti s.a.v.s. për ndjenjat e grave, saqë shpesh këshillonte burrat që kur të udhëtonin jashtë, duhet të përpiqeshin të ktheheshin sa më shpejt, në mënyrë që gratë dhe fëmijët e tyre të mos ndiheshin në vështirësi. Ebu Hurejrah r.a. tregon që e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë se kur dikush mbaron punët e tij për të cilat ka udhëtuar, ai duhet të kthehet sa më shpejt për hir të familjes.[8]

Vetë praktika e Profetit s.a.v.s. ishte që çdoherë kur kthehej nga udhëtimi, në qytet hynte gjatë ditës. E nëse e zinte nata afër qytetit, aty ngrinte çadër për të qëndruar, për të hyrë në qytet vetëm në mëngjes. Edhe sahabët e tij gjithmonë i porosiste që të mos hynin natën befas në shtëpi, në mënyrë që familjarët të mos vështirësoheshin.[9]

Një urtësi në porosinë e lartpërmendur të Profetit s.a.v.s. duket të ishte ajo që lidhja bashkëshortore është një lidhje me plot ndjenja dhe si e tillë, nëse në mungesën e burrit, gruaja nuk është kujdesur mirë për veshjen dhe pastërtinë e saj dhe ndërkohë burri hyn papritmas në shtëpi, atëherë ka rrezik që ndjenjat e tyre të dashurisë të dëmtohen. Prandaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte porositur që burri kur të kthehej nga udhëtimi, të hynte në shtëpi gjatë ditës, duke lajmëruar paraprakisht familjen për ardhjen e tij, në mënyrë që ajo të bënte të gjitha përgatitjet për pritjen e tij.


[1]  Buhariu, Kitabun-nikah, bab meuizatir-rexhuli ibnetehu.

[2]  Buhariu, Kitabul-adhan, bab men ekhlafas-salata.

[3]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab el-mearidi menduxheti anil-kedhib.

[4]  Buhariu, Kitabul-xhihadi ues-sejr, bab ma jekulu idh rexhe’a minel-gezueti.

[5]  Tirmidhiu, Ebuabul-birri ues-silah, bab ma xha’a fin-nefketi alel-benat.

[6]  Ebu Daudi, Kitabun-nikah, bab fi derbin-nisa.

[7]  Ebu Daudi, Kitabun-nikah, bab fi hakil-mer’ati ala zeuxhiha.

[8]  Buhariu; Muslimi, Kitabul-imarati, bab es-sefru kit’atun minel-adhab.

[9]  Ebu Daudi, Kitabul-xhihad, bab fit-turuk.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp