Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
vellazeria

Teksa po kthehej nga ky udhëtim, udhës, Profeti Muhammed s.a.v.s. edhe një herë i paralajmëroi sahabët r.a. për vdekjen e tij. Ai tha:

“O njerëz, jam njeri si të gjithë ju. Mundet që së shpejti të vijë lajmëtari i Zotit të Lartësuar dhe unë duhet t’i përgjigjem atij. Pastaj tha: O njerëz, Zoti im i Mëshirshëm dhe i Gjithëdijshëm më ka njoftuar që profeti jeton vetëm gjysmën e moshës së profetit të mëparshëm”.

(Profeti Muhammed s.a.v.s. ishte njoftuar që Profeti Isaas kishte jetuar 120 vjet, kurse ai vetë do të jetonte gjashtëdhjetë e ca vjet.[1] Profeti s.a.v.s. ishte 62 apo 63 vjeç, prandaj, ai tregoi shenja që i ishte afruar vdekja.

Nga ky hadith nuk duhet të nxjerrim përfundimin që në përgjithësi çdo profet jeton deri në gjysmën e moshës së profetit paraardhës, por, Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri një krahasim vetëm të moshës së Isaitas dhe vetë atij).

Më duket se së shpejti edhe unë do të thirrem e do të largohem. O sahabët e mi! Edhe unë do të pyetem para Zotit, edhe ju do të pyeteni. Si do t’i përgjigjeni atëherë? Ata thanë: O i Dërguari i Allahut, do të pohojmë që ju keni përhapur Islamin shumë mirë dhe i keni përkushtuar jetën tërësisht fesë së Zotit dhe keni bërë dashamirësinë më të lartë ndaj njerëzve. Allahu ju shpërbleftë me të mira nga ana jonë.

Profeti s.a.v.s. tha:

A nuk dëshmoni se Allahu është Një dhe Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij dhe se xheneti është i vërtetë, xhehenemi është i vërtetë dhe se jo vetëm vdekja i vjen e sigurt njeriut, por edhe jeta pas vdekjes i jepet çdo njeriu dhe se edhe kiameti do të vijë dhe se Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë të gjithë njerëzit nga varret e tyre?

Ata iu përgjigjen:

“Po, o i Dërguari i Allahut, ne i dëshmojmë këto gjëra.

Me këtë, duke iu drejtuar Zotit të Lartësuar, Profeti s.a.v.s. tha:

“O Allah, ji dëshmitar që unë ua kam shpjeguar shtyllat e Islamit”.

Pas kthimit nga haxhi, Profeti s.a.v.s. vazhdimisht qëndroi i angazhuar në mbrujtjen dhe reformimin e moraleve dhe veprave të muslimanëve dhe vijoi t’i përgatiste ata, që të jenë të gatshëm për ta pritur ditën e largimit të tij. Kështu një ditë, ai u ngrit për të mbajtur hytben dhe tha:

“Sot, Zoti i Lartësuar më dërgoi shpallje duke thënë:

“Kujtoje ditën, kur ndihma dhe fitorja prej Zotit do t’ju vërshojnë më shumë se përpara dhe njerëzit nga çdo popull e shoqëri, do të fillojnë të hyjnë në Islam grupe-grupe, andaj, o Muhammed  (s.a.v.s.) lëvdoje Zotin tënd dhe lutu që Ai të largojë çdo të metë nga bazat e fesë që ke vënë. Zoti i Lartësuar padyshim do t’jua dëgjojë lutjet”.

Përveç kësaj, Profeti s.a.v.s. i njoftoi sahabët:

“Zoti i Lartësuar pyeti njërin prej robërve të Tij – Daç eja te Ne, daç qëndro në botë dhe vazhdo misionin tënd të reformimit edhe për pak kohë. Ai rob i Zotit iu përgjigj – Parapëlqej kthimin te Ti”.

Kur Profeti s.a.v.s. ua tregoi këtë bisedë sahabëve r.a., Ebu Bekri r.a. zuri të qante. Të tjerët u çuditën se pse ai po qante kur Profeti s.a.v.s. po bënte parashikime për fitoret e Islamit. Omeri r.a. thotë:

“Thashë se çfarë i ndodhi këtij plaku që po qan duke dëgjuar lajme të gëzueshme për të ardhmen!”.

Por, Profeti s.a.v.s. e dinte që vetëm Ebu Bekri r.a. e kuptoi mirë mesazhin e tij dhe se ai e mori vesh që bëhej fjalë për largimin e tij. Ai tha:

“Ebu Bekrin e kam shumë të dashur. Nëse dashuria midis dy njerëzve nuk do të ishte e kufizuar për hir të Zotit, unë, Ebu Bekrin prapë ashtu do ta doja. O njerëz, nga sot e tutje, të gjitha dyert që hyjnë në xhami do të mbyllen, përveç derës së Ebu Bekrit”.[2]

Këto fjalë përmbanin parashikimin që pas tij, Ebu Bekri r.a. do të bëhej Kalif dhe se atij do të duhej të vinte nga ajo derë në xhami për të udhëhequr namazet. Shumë vite pas kësaj dite, Omeri r.a., që ishte Kalif i Profetit s.a.v.s. i pyeti muslimanët që ishin të pranishëm në mbledhje:

“Çfarë teme ka surja që thotë “Kujtoje kohën kur të vijë ndihma e Allahut dhe fitorja…?”

Omeri r.a. donte të provonte shokët e tij nëse e dinin thelbin e kësaj sureje, të cilin ai vetë nuk e kishte kuptuar në kohën kur kishte zbritur ajo. Askush nuk foli, përveç Ibni Abasit r.a., i cili ishte 10 apo 11 vjeç kur kishte zbritur kjo sure dhe tani ishte një djalosh 17 apo 18 vjeçar. Ai tha:

“O udhëheqësi i besimtarëve, kjo sure paratregoi lajmin e vdekjes së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., sepse profeti kur e përfundon misionin e tij, nuk pëlqen të qëndrojë më në këtë botë”. Omeri r.a. tha: “E the të vërtetën dhe të përgëzoj për mençurinë tënde.[3] Kur kishte zbritur kjo sure, vetëm Ebu Bekri r.a. e kuptoi mësimin e kësaj sureje”.

Më në fund, erdhi ajo ditë që i vjen çdo njeriu. Profeti Muhammed s.a.v.s. e kishte përfunduar misionin e tij në këtë botë. Shpallja e Zotit ishte kompletuar dhe përsosur. Themelet e një populli të ri, e një qielli dhe një toke të re ishin hedhur përmes Profetit s.a.v.s.. Mbjellësi kishte përfunduar së lëvruari tokën, kishte vaditur dhe kishte mbjellë fara dhe të lashtat ishin pjekur. Ai nuk ishte i ngarkuar me korrjen e tyre. Ai kishte ardhur si një punëtor dhe ashtu kishte për t’u larguar nga kjo botë, sepse shpërblimi i tij nuk përbëhej nga gjërat e kësaj bote, por nga pëlqimi i Krijuesit dhe Dërguesit të tij. Kur erdhën të korrat, ai i shprehu dëshirën Zotit të tij që ta merrte atë nga kjo botë dhe që të korrat t’i merrte tjetërkush. Profeti s.a.v.s. u sëmur. Për disa ditë ai u mundua duke ardhur në xhami për të udhëhequr namazet. Më vonë, as kjo fuqi nuk i kishte mbetur. Sahabët r.a. as nuk mund të imagjinonin dot që ai do të largohej, megjithëse, ai vazhdimisht i kishte njoftuar për të. Një ditë, kur sahabët ishin të mbledhur rreth tij, Profeti s.a.v.s. tha:

“Nëse dikush gabon, atëherë është mirë që ai të lajë hesapin që në këtë botë, në mënyrë që të mos turpërohet kur të dalë para Zotit. Nëse pa dashje, i kam marrë të drejtën dikujt, ai le ta marrë nga unë. Nëse pa dashje, kam lënduar dikë, ai le të hakmerret sot me mua, sepse nuk dua të turpërohem para Zotit të Lartësuar”.

Gjithë sahabët r.a. u emocionuan kur i dëgjuan fjalët e Profetit s.a.v.s., sepse e kishin në mendje sesi Profeti s.a.v.s. sakrifikohej për t’u mundësuar rehatinë atyre, si vetë mbetej i uritur dhe i ushqente ata, si vetë vishte rroba të arnuara dhe atyre u jepte të mirat, e megjithatë, kaq shumë kishte merak për të drejtat e të tjerëve, saqë sot po u kërkonte se nëse pa dashje kishte lënduar dikë, le të hakmerrej me të. Por, një sahab doli përpara dhe tha:

“O i Dërguari i Allahut, mua më kishit lënduar një ditë. Duke rregulluar rreshtat e ushtrisë, kishit kaluar pranë meje dhe bërryli juaj më kishte prekur mua. Sikundër thatë që mund të hakmerremi nëse keni lënduar dikë qoftë pa dashje, prandaj, dua të hakmerrem unë për atë lëndim që më kishit shkaktuar”.

Ata sahabë që ishin të zhytur thellë në brengë, përnjëherë u mbushën me zemërim. Sytë e tyre shfaqnin gjak. Çdokush prej tyre ndiente se ky njeri që kërkonte të hakmerrej me Profetin s.a.v.s., aq më shumë në një kohë kur duhej të përfitonte nga këshillat e tij, padyshim meritonte të ndëshkohej, mundësisht sa më ashpër. Por ai sahab nuk e vrau mendjen për kritikat. Profeti s.a.v.s. tha:

“Mirë, ke të drejtë. Eja dhe hakmerru”.

Profeti s.a.v.s. ktheu shpinën tek ai duke thënë: “Rrihmë!” Sahabi i kërkoi: “Nuk kisha rroba në trupin tim kur më goditët, sepse s’kisha veshur këmishë”. Profeti tha: “Ngre këmishën time dhe rrihmë në trup të zhveshur”. Ai ia ngriti këmishën dhe me buzë të dridhura dhe sy të përlotur zuri ta puthte mesin e tij. “Çfarë ke?”, e pyeti Profeti s.a.v.s. Sahabi iu përgjigj:

“O i Dërguari i Allahut, po na thoni që vdekja juaj është afruar. Si do të kemi mundësi pastaj t’ju prekim e t’ju puthim. Është e vërtetë që më kishte prekur bërryli juaj gjatë luftës, por kujt i shkon mendja për t’u hakmarrë me ju! Më deshi zemra që nëse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. vetë na fton për t’u hakmarrë me të, atëherë të shfrytëzoja rastin për t’ju puthur”.[4]

Sahabët r.a., të cilët para pak çastesh ishin shumë të pezmatuar ndaj tij, tani ia kishin zili që sikur edhe ata ta kishin gjetur këtë mundësi!

Sëmundja po përkeqësohej dhe vdekja po i afrohej. Dielli në Medinë edhe pse rrezatonte ashtu si më parë, tani ishte zverdhur për sahabët. Ditët agonin, por lëshonin perde të errëta para syve të tyre. Më në fund, erdhi koha kur shpirti i Profetit të Zotit do të largohej nga kjo botë, për t’u paraqitur amshueshmërisht te Krijuesi i tij. Profeti s.a.v.s. merrte frymë shpesh dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. I tha Ajshes r.a. ta mbështeste kokën në kraharorin e saj, pasi nuk kishte më mundësi për të marrë frymë duke ndenjur shtrirë. Ajo e mbajti kokën e tij, të mbështetur me kraharorin e saj. Profeti s.a.v.s. mundohej të luftonte me grahmat e vdekjes dhe nga shqetësimi, herë kthehej në një ije, e herë në tjetrën dhe thoshte:

“Mjerë për hebrenjtë dhe të krishterët, që i kthyen varret e profetëve të tyre në faltore”.[5]

Ishte kjo porosia e tij e fundit për umetin e tij. Me fjalë të tjera ai thoshte ju do të më gjeni një profet më të madh dhe më të suksesshëm, por kurrsesi mos harroni qenësinë time si rob. Statusin e Zotit, Zotit ia jepni ndërsa varrit tim mos i jepni ndonjë vlerë më shumë sesa një varr. Popujt e tjerë le t’i bëjnë faltore varret e profetëve të tyre, e le të bëjnë adhurime para tyre dhe le t’u paraqesin blatime dhe nijete, por ju nuk duhet t’i bëni këto gjëra, sepse ju keni dalë për të vendosur adhurimin e Një Zoti të Vetëm. Ndërsa po thoshte këto fjalë, qerpikët po i binin. Pastaj, shqiptoi:

vdekja e profetitPo shkoj te Miku im i Mëshirshëm që gjendet lart në fron.
Po shkoj te Miku im i Mëshirshëm që gjendet lart në fron.[6]

Këto ishin fjalët e tij të fundit, e më pas, shpirti iu nda trupit.


[1]  Kenzul-Amal, vëll. XXI, Halab, 1974, f. 479.
[2]  Buhariu, Kitabul-manakib, bab keulin-Nebiji s.a.v.s. “Sedul ebuab”.
[3]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab merdin-Nebiji s.a..
[4]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab merdin-Nebiji s.a..
[5]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab merdin-Nebiji s.a..
[6]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab merdin-Nebiji s.a..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp