Kushtet e pranimit në Varrezën e xhenetlinjve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
xhenazja varreza namazi

Për arsye se mua më janë dhënë sihariqe shumë të mëdha për këtë varrezë dhe jo vetëm që Zoti tha se ajo do të jetë një varrezë parajse, por gjithashtu tha –

اُنْزِلَ فِیْھَا کُلُّ رَحْمَۃٍ

domethënë, çdolloj mëshire është zbritur në këtë varrezë dhe nuk ka asnjë lloj mëshire që nuk u është dhënë banorëve të saj, prandaj, Zoti më drejtoi zemrën time përmes shpalljes së Tij të fshehur[1],  që, për një varrezë të tillë duhet të vë disa kushte, në mënyrë që vetëm ata të mund të hyjnë në të, të cilët, për shkak të vërtetësisë dhe drejtësisë së përkryer të tyre, t’i zbatojnë ato kushte.

Pra, janë tri kushte dhe të gjitha duhen zbatuar:

  1. Truallin e tanishëm për këtë varrezë, unë kam dhënë si një kontribut nga ana ime. Por, për ta përmbushur këtë projekt, do të blihet edhe më shumë tokë, që do të kushtojë përafërsisht një mijë rupi. Do të mbillen disa pemë zbukuruese dhe do të hapet një pus në pjesën veriore të kësaj varreze, aty ku shpesh qëndron shumë ujë dhe do të ndërtohet gjithashtu një urë për kalimtarët. Këto dhe disa shpenzime të tjera, do të kushtojnë rreth dymijë rupi. Kështu, gjithsej i duhen tremijë rupi përfundimit të këtij projekti. Ndaj, kushti i parë është që çdokush që dëshiron të varroset në këtë varrezë, sipas mundësisë së tij të kontribuojë për këto shpenzime. Ky kontribut është kërkuar vetëm nga këta njerëz, e jo nga të tjerët. Praktikisht, kontributin duhet t’ia dorëzoni vëllait tim të nderuar Maulvi Nurudin sahib. Në dashtë Zoti, kjo praktikë do të vazhdojë edhe pasi të vdesim të gjithë ne. Për një kohë të tillë, duhet ngritur një Enxhuman[2], i cili, për gjërat që shikon të nevojshme, do të shpenzojë paratë, të mbledhura herë pas here, për ta përhapur fenë Islame dhe Teuhidin e Zotit.
  2. Kushti i dytë është që, nga i gjithë Xhemati, në këtë varrezë do të varroset vetëm ai, që do të bëjë testamentin që, pas vdekjes së tij, një e dhjeta e të gjithë pasurisë së tij, sipas udhëzimit të këtij projekti, do të shpenzohet për përhapjen e Islamit dhe përçimin e porosive të Kuranit. Çdo besimtar i përkryer dhe i vërtetë do të ketë të drejtën që të mund të shkruajë testamentin për edhe më shumë, por jo më pak se një e dhjeta. Këto të ardhura do të lihen te një Enxhuman i besueshëm dhe i ditur, anëtarët e të cilit, duke u këshilluar me njëri-tjetrin dhe ashtu siç do të udhëzohen, t’i shpenzojnë këto para për përparimin e Islamit, publikimin e dijes së Kuranit, të librave të tjerë fetarë dhe për misionarët e këtij Xhemati. Zoti ka premtuar se këtë xhemat, Ai do ta bëjë të përparojë. Prandaj shpresohet që do të grumbullohen para të tilla për përhapjen e Islamit. Veç kësaj, çdo çështje tjetër, e cila përfshihet në kuadrin e përhapjes së Islamit, shpjegimi i së cilës do të jetë i parakohshëm tani, të gjitha ato çështje do të kryhen nga këto të ardhura. Kur një grup njerëzish i përcaktuar për këtë punë, do të ndërrojë jetë, atëherë edhe pasardhësit e tyre do të kenë për detyrë t’i bëjnë këto shërbime sipas udhëzimeve të Xhematit Ahmedia. Në këto para do të kenë të drejtë edhe jetimët, të varfrit dhe myslimanët e rinj, që bëjnë pjesë në këtë Xhemat dhe që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të mbijetuar. Do të lejohet që të bëhet tregti nga këto para për t’u rritur ato.

Mos mendoni se këto janë mendime nga hamendja. Jo, madje kjo është dëshira e Atij të Plotfuqishmi që është Sundues i Tokës dhe i qiellit.

Unë nuk shqetësohem se nga do të mblidhen këto para dhe si do të lindë një xhemat i tillë, që do të tregojë këtë burrëri nga patosi i besimit. Por, unë shqetësohem se, pas kohës sonë, ata të cilëve do t’u lihen këto para, të mos devijohen duke parë bollëkun e parave dhe të mos fillojnë ta duan botën.

Ndaj, lutem që Zoti gjithmonë t’i japë këtij Xhemati njerëz të besueshëm që do to punojnë për hir të Zotit. Por, do të lejohet që ata që nuk do të kenë të ardhura për mbijetesë, t’u jepet si ndihmë nga këto para.

  1. Kushti i tretë është, se ai që do të varroset në këtë varrezë, duhet të jetë i devotshëm dhe të ketë frikë ndaj Zotit, të jetë larg gjërave të ndaluara dhe të mos ketë bërë asnjë shirk dhe bidat. Të jetë një mysliman i pastër dhe i vërtetë.
  2. Çdo rob i dëlirë, që nuk ka asnjë pasuri dhe nuk mund të bëjë asnjë shërbim financiar, nëse provohet se ai e kishte dedikuar jetën e tij dhe ka qenë i pastër, atëherë edhe ai mund të varroset në këtë varrezë.

[1] Në urdu وحی خفی  [Përkthyesi]
[2] Organi ekzekutiv i Xhematit [Përkthyesi]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp