Sakrifica financiare dhe arka e Vakf-e-Xhedidit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrifica financiare dhe arka e Vakf-e-Xhedidit

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përkthim në shqip i fjalimit të së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më ​04.01.2019.

Për hutben e plotë, ju lutemi, ndiqni videon!

Ndër të tjera, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht tha:

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

sakrifica xhihadi me para“Andaj, kini druajtjen ndaj Allahut, sa të keni mundësi dhe dëgjoni, binduni dhe shpenzoni, se është mirë për veten tuaj. Ata që shpëtojnë nga koprracia e vetvetes, janë të sukseshmit. Nëse i jepni Allahut hua të bukur, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë. Dhe Allahu është shumë Mirënjohës, shumë i Butë”. (Kurani Famëlartë 64:17-18)

Kështu që, Allahu i Madhërishëm u jep në mënyrë të shumëfishtë atyre që japin në rrugën e Tij. Sakrificat financiare na sjellin edhe dobi individuale, edhe sukses Xhematit. Pastaj suksesi i Xhematit bëhet mjet i zhvillimit të anëtarëve.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Ruhuni nga koprracia, sepse pikërisht koprracia i shkatërroi popujt e mëparshëm.”

Ai gjithashtu tha:

“Ruhuni nga zjarri (i xhehenemit), edhe sikur të keni mundësi të shpenzoni (në rrugën e Tij) gjysmën e hurmës”.

Pra, edhe sakrificat e vogla janë të rëndësishme në rrugën e Zotit dhe njerëzit duhet t’i bëjnë për të shpëtuar nga zjarri.

Kështu që, sakrificat financare neve na bëjnë dobi. Duke treguar rëndësinë e sakrificave financiare Hazret Mesihu i Premtuar a.s.

“Nuk është e mundur që ju të doni edhe paranë, edhe Zotin e Madhërishëm. Dashurinë mund të keni vetëm për njërin. Fatlumë është ai që ka dashuri për Zotin. Dhe nëse njëri prej jush ka dashuri për Zotin dhe ai shpenzon paratë e tij në rrugën e Zotit, unë besoj me bindje që Zoti do t’i japë bereqet në paratë e tij më shumë se të tjerëve. Sepse paratë nuk vijnë vetë, por vijnë me vullnetin e Zotit. Andaj, ai që heq dorë nga disa para për hir të Zotit, patjetër do t’i gjejë ato përsëri. Por ai që i do paratë dhe nuk e bën atë shërbim në rrugën e Zotit që duhet ta bënte, patjetër do ta humbë atë sasinë e parave.

Mos mendoni se paratë vijnë nga përpjekja juaj. Ato vijnë me urdhrin e Zotit. Dhe mos mendoni se duke dhënë një pjesë të parave tuaja në rrugën e Zotit ose duke bërë ndonjë shërbim tjetër, ju i bëni nder Zotit të Madhërishëm dhe të Dërguarit të Tij. Përkundrazi, është mirësia e Zotit që ju thërret për këtë shërbim. Sinqerisht ju them të vërtetën, kjo punë është prej qiellit dhe shërbimet tuaja janë vetëm për të mirën tuaj.”

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm ata që bënë bejtin me Mesihun e Premtuar a.s. kanë kuptuar dhe kanë kuptuar mirë rëndësinë dhe shpirtin e sakrificave financiare. Ka edhe të tillë që janë shumë të varfër, por kurrsesi nuk dëshirojnë të mbeten mbrapa në sakrificat financiare. Bëjnë sakrifica ashtu siç bënin sahabët e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Ka edhe shembuj, për të cilët Mesihu i Premtuar a.s. kishte shprehur në atë kohë:

“Çuditem duke parë dashurinë dhe sinqeritetin e anëtarve të Xhematit tim! Sepse ka plot që kanë jashtëzakonisht shumë pak të ardhura, por sërish japin në rrugën e Zotit.”

Më pas ai dha shembullin duke thënë:

“Siç janë Mijan Xhemaluddini dhe Mijan Khejruddini dhe Mijan Imam Dini Kashmiri. Këta tre vëllezër jetojnë afër fshatit tim. Mezi marrin 3 ose 4 lekë ditore duke bërë punë krahu, por muaj për muaj rregullisht japin kontributet e tyre financiare”.

Të tillë ishin të sinqertët e Xhematit në atë kohë dhe pikërisht falë sakrificave të tyre të atëhershme për mbështetjen e fesë, që sot pasardhësit e tyre jetojnë në begati.

Siç ju thashë, pikërisht këtë shpirt ne e gjejmë edhe sot e kësaj dite në Xhematin tonë. Në vende të shumëta, madje edhe në vende të largëta, ka plot anëtarë që janë shumë të varfër por që bëjnë sakrifica të tilla. Ata pavarësisht se kanë lindur ose janë bërë ahmedianë njëqind vjet pas Hazret Mesihut të Premtuar a.s., asnjëherë nuk patën mundësi të takonin Kalifin e kohës në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por dashurinë për fenë, bindjen ndaj Kalifatit, besnikërinë ndaj bejtit që kanë bërë me Hazret Mesihun e Premtuar a.s. dhe ndjenjën e sakrificës, i kanë kaq të larta, saqë habitesh kur i shikon. Nëse e merr për bazë vetëm këtë gjë, edhe kjo është e mjaftueshme si argument për vërtetësinë e Hazret Mesihut të Premtuar a.s., sepse këtë ndjenjë nuk mund ta fuste në zemrat e tyre askush tjetër përveç Zotit të Madhërishëm.

[Më pas, Kalifi i Xhematit, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, tregoi ngjarje tejet emocionuese të sakrificave që bëjnë ahmedianët sot anekënd botës. Ju lutemi, ndiqni videon për të dëgjuar këto ngjarje. Pas asaj ai vijoi:]

Tani do t’ju tregoj disa të dhëna të vitit që sapo e lamë pas. Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, më 31 dhjetor viti i 61-sh i arkës së Vakf-e-Xhedid ka përfunduar. Gjatë vitit që lamë pas, Xhemati nga e gjithë bota ka kontribuar 9,134,000 paund britanikë në këtë arkë, që janë 271,000 paund më shumë nga viti i kaluar. Elhamdulil-lah!

Për nga kontributet, Pakistani vijon të jetë në vendin e parë dhe pas tij vijnë:

  1. Anglia

Gjermania kishte zënë vendin e parë në arkën Tehrik-e-Xhedid dhe Amir sahibi i Anglisë kishte thënë se InshaAllah ata do ta parakalojnë Gjermaninë në arkën e Vakf-e-Xhedid, dhe me bekimin e Zotit të Madhërishëm, e kanë parakaluar fuqishëm. Zoti i bekoftë anëtarët e Xhematit, ua shtoftë pasuritë dhe i mundësoftë të shërbejnë edhe më shumë në të ardhmen.

2. Gjermania
3. Amerika
4. Kanadaja

Më duhet të them se Amerika dhe Kanadaja kanë një diferencë shumë të vogël. Amerika ishte në vendin e parë dhe tani kanë përfunduar në vendin e tretë, dhe nëse nuk do të përpiqen më shumë, mund të zbresin edhe më poshtë.

5. India
6. Australia
7. Indonezia
8. Një shtet arab
9. Ghana
10. Një shtet arab

Sipas kriterit të sakrificës individuale, tri vendet e para janë

  1. Amerika, si herën e kaluar
  2. Zvicra
  3. Australia

Për sa i përket kontinentit afrikan, vendet e para që kanë kontribuuar më shumë në Vakf-e-Xhedid janë:

  1. Ghana ka zënë vendin e parë dhe më pas vijnë:
  2. Mauritius
  3. Nigeria
  4. Tanzania
  5. Burkina Faso
  6. Benini

Për sa i përket numrit të pjesëmarrësve, me bekimin e Zotit këtë vit 1,732,000 ahmedianë kanë kontribuar në arkën e Vakf-e-Xhedidit. Pra 123,000 pjesëmarrës më shumë se në vitin e kaluar. Në këtë aspekt 10 vendet e para janë:

  1. Niger
  2. Sierra Leone
  3. Nigeria
  4. Cameroon
  5. Benin
  6. Gambia
  7. Congo-Kinshasa
  8. Tanzania
  9. Liberia
  10. Senegal

Në arkën e Vakf-e-Xhedidit ndahen departamente për të rriturit dhe për fëmijët. Kjo ndarje praktikohet sidomos në Pakistan dhe Kanada.

Tri xhematet e para të Pakistanit për të rriturit janë:

  1. Lahor
  2. Rabvah
  3. Keraçi

Për sa u përket provincave, ato janë:

  1. Sijalkot
  2. Islamabad
  3. Faisalabad
  4. Rawalpindi
  5. Sargoda
  6. Gujranwala
  7. Multan
  8. Hyderabad
  9. Mirpur Khas
  10. Dera Ghazi Khan

Kurse në departamentin e fëmijëve, 3 xhematet e mëdha në Pakistan janë:

  1. Lahor
  2. Keraçi
  3. Rabvah

Dhe për sa u përket provincave, ato janë:

  1. Islamabad
  2. Sijalkot
  3. Rawalpindi
  4. Sargoda
  5. Gujranwala
  6. Hyderabad
  7. Dera Ghazi Khan
  8. Shekhupurah
  9. Omerkot
  10. Nankana Sahib

10 xhematet e mëdha të Anglisë që kanë kontribuar më shumë janë:

  1. Worcester park
  2. Masjid Fazl
  3. Birmingham South
  4. Gillingham
  5. Birmingham West
  6. Islamabad
  7. Hayes
  8. Bradford North
  9. New Malden
  10. Glasgow

Kurse rajonet brenda Anglisë janë:

  1. London B
  2. London A
  3. Midlands
  4. North East
  5. Middlesex

Ka ardhur raporti i Xhematit të Anglisë edhe për fëmijët. Xhematet e para janë:

  1. Bradford South
  2. Surbiton
  3. Glasgow
  4. Roehampton
  5. Islamabad
  6. Roehampton Vale
  7. Mitcham Park
  8. Battersea
  9. Malden Manor
  10. Mosque West

Rajonet e para të Gjermanisë janë:

  1. Hamburg
  2. Frankfurt
  3. Wiesbaden
  4. Moerfelden
  5. Walldorf
  6. Dietzenbach

10 Xhematet e para të SHBA-ve për sa i përket kontributit total, janë:

  1. Silicon Valley
  2. Seattle
  3. Detroit
  4. Silver Spring
  5. Central Virginia
  6. Boston
  7. Dallas
  8. Laurel
  9. Georgia
  10. Carolina
  11. York

5 vendet e para të Kanadasë për sa i përket kontributit total, janë:

  1. Vaughn
  2. Calgary
  3. Peace Village
  4. Brampton
  5. Vancouver

Renditja e xhemateve të mëdha të Kanadasë është:

  1. Durham
  2. Windsor
  3. Bradford
  4. Edmonton West
  5. Saskatoon North
  6. Saskatoon South
  7. Montreal West
  8. Milton West
  9. Hamilton West
  10. Abbotsford

Kurse për sa i përket departamentit të Atfalit (të fëmijëve), vendet e para të Kanadasë janë:

  1. Durham
  2. Milton West
  3. Bradford
  4. Hamilton South
  5. Saskatoon

Renditja e provincave të Indisë është:

  1. Hyderabad
  2. Kadian
  3. Pathapiriyam
  4. Calicut
  5. Kolkata
  6. Bangalore
  7. Chennai
  8. Karulai
  9. Rishininagar nagar
  10. Delhi

Renditja e 10 xhematet e para të Australisë është:

  1. Castle Hill
  2. Melbourne Long Warren
  3. Penrith
  4. Melbourne, Berwick
  5. Marsden Park
  6. Brisbane
  7. Adelaide South
  8. Brisbane Logan
  9. Canberra
  10. Plumpton

Për sa i përket departamentit të Atfalit (të fëmijëve), vendet e para të Australisë janë:

  1. Adelaide South
  2. Brisbane Logan
  3. Melbourne Long Warren
  4. Melbourne, Berwick
  5. Brisbane South
  6. Marsden Park
  7. Mount Druitt
  8. Castle Hill
  9. Melbourne East

Ngaqë këta emra i kam në gjuhën urdu këtu, mund t’i kem shqiptuar edhe gabim. Sidoqoftë, departamenti duhet t’u ketë bërë njoftimet.

Allahu i Madhërishëm begatoftë të gjithë pjesëmarrësit në jetën dhe në pasuritë e tyre dhe i mundësoftë të bëjnë sakrifica të mëdha edhe në të ardhmen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp