Sakrificat financiare në Tehrik-e-Xhedid
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrificat financiare në Tehrik-e-Xhedid

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përmbledhje

(Për hutben e plotë, ju lutemi, ndiqeni videon)

Përkthim në shqip i fjalimit të së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më ​09.11.2018

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, pas recitimit të shahadetit dhe të sures El-Fatiha, recitoi disa ajete nga surja El-Bekare. Përkthimi i tyre është:

262. Shembulli i atyre që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugën e Allahut është si ai i farës që nxjerr shtatë kallinj (dhe) në çdo kalli ka nga njëqind fara. Allahu ia shton (edhe më shumë) kujt të dojë. Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.

263. Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugën e Allahut dhe nuk kërkojnë mirënjohje për to e as nuk lëndojnë dikë me anë të tyre, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë as frikë dhe as nuk do të pikëllohen.

266. Dhe ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për të kërkuar pëlqimin e Allahut dhe për t’u dhënë qëndrueshmëri disave prej tyre, i shëmbëllejnë një kopshti që ndodhet në rrafshnaltë, të cilit kur i bie shi i madh, ai jep fryt të dyfishtë. E nëse nuk i bie shi i madh, i mjafton një vesë. Allahu sheh mirë çdo gjë që bëni.

269. Shejtani ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron shthurjen, kurse Allahu ju premton falje dhe bekime prej Tij dhe Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.

273. Nuk je ti përgjegjës për udhëzimin e tyre, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, është në dobinë tuaj. Ju nuk shpenzoni asgjë, përveçse për të kërkuar pëlqimin e Allahut. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, do t’ju rikthehet e gjitha dhe juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi.

275. Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen.

Më pas, tregoi rëndësinë e sakrificave financiare dhe se si Xhemati i Imam Mehdiut a.s. në çdo vend edhe në këtë kohë është i pashembullt në sakrifica financiare. Hazret Kalifi i Pestë, Allahu e ndihmoftë fuqimisht tregoi disa nga ngjarjet besimnxitëse që anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia përjetuan duke sakrifikuar paratë e tyre në rrugën e Zotit. Ishin ngjarje nga vende të ndryshme si: Mali, Kameruni, Gambia, Benini, India, Tanzania, Rusia, Burkina Faso, Gjermania, Bregu i Fildishtës, Indonezia, Anglia, Burundi, Kanadaja, Kongo Brazvili, Pakistani, etj.

Më pas, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar a.s. shpalli fillimin e vitit të ri të arkës Tahrik-e-Xhedid, i cili është viti i 85-të. Ai gjithashtu tregoi disa të dhëna nga raporti i vitit që shkoi. Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, gjatë vitit që lamë, anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia në arkën e Tahrik-e-Xhedid kontribuuan 12,79 milionë paundë britanikë. Këtë viti, kontributet janë 212.000 janë më shumë sesa viti i kaluar. Elhamdulil-lah.

Huzuri gjithashtu renditi vendet e para që kontribuuan në këtë arkë. Pakistani zuri vendin e parë, të cilin pasuan:

Gjermania
Anglia
SHBA
Kanadaja
India
Australia
Një shtet arab
Indonezia
Ghana
Një shtet arab

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp