Sakrifica financiare | Viti i 89-të i arkës “Tehrik-e-Xhedid” dhe rrëfimi i ngjarjeve frymëzuese
Pas recitimit të shehadetit, ta’avudhit dhe sures el-Fatiha Hazret Mirza Masrur Ahmedi (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) tha:
لَن تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ ۞
Kurrsesi nuk mund të arrini mirësinë, derisa të shpenzoni nga ato që i keni përzemër. Çfarëdo gjëje që të shpenzoni, Allahu është i Gjithëdijshëm për të.
(Kurani i Shenjtë 3:93)
Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë se njeriu mund të arrijë shkallën më të lartë të mirësisë, atëherë kur ai shpenzon në rrugën e Allahut për të fituar pëlqimin e Tij, prej asaj pasurie, që e ka përzemër. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka shpjeguar këtë çështje me këto fjalë. Ai shkruan:
“Ju nuk mund të arrini kurrsesi atë mirësi, që ju shpie te shpëtimi, derisa nuk shpenzoni në rrugën e Allahut atë pasuri dhe ato gjëra që i keni përzemër”.
Pastaj, në një vend tjetër ai shkruan:
“Njeriu nuk duhet të jepet pas pasurisë. Allahu thotë:
لَن تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ ۞
Ju nuk mund të arrini kurrsesi mirësinë, derisa të shpenzoni në rrugën e Allahut nga ato që i keni përzemër.
Njeriu nuk mund të pretendojë se po bën mirësi duke dhuruar gjëra të panevojshme e të prishura. Dera e mirësisë është e ngushtë, prandaj mësojeni mirë se askush nuk mund të hyjë përmes kësaj dere, duke shpenzuar gjëra të prishura, sepse ekziston ky urdhër i qartë hyjnor: لَن تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ ۞
Derisa nuk shpenzoni gjënë më të shtrenjtë dhe më të përzemërt tuajën, nuk mund të arrini kurrsesi shkallën e të qenit i dashur dhe i pëlqyer. Nëse nuk jeni i gatshëm, për të hequr dhimbje dhe nuk dëshironi të bëni mirësinë e vërtetë, si mund të jeni i suksesshëm dhe triumfues. A sahabët e Profetit s.a.v.s. kishin arritur këtë shkallë kot, pa bërë asnjë përpjekje? Për të merituar titujt dhe gradat e kësaj bote, njeriu bën harxhime të majme dhe heq mundime të mëdha, derisa fiton një gradë të thjeshtë, e cila nuk i dhuron as qetësi e as kënaqësinë e brendshme. Tani merrni me mend se pëlqimi i Allahut, i cili është burimi i lumturisë së vërtetë, gjithashtu nuk mund të arrihet, derisa njeriu nuk është i gatshëm të heqë mundime kalimtare, pasi ai nuk mund të mashtrojë Zotin. Fatlumë janë ata, që për të fituar pëlqimin e Allahut, nuk tremben nga mundimet, sepse besimtari e fiton lumturinë e përjetshme dhe dritën e rehatisë së përhershme, vetëm kur ai kapërcen mundime të përkohshme”.
Kjo është filozofia e të shpenzuarit, të cilën Mesihu i Premtuar a.s. synon të na ngjallë. Kjo është gjithashtu një mirësi e jashtëzakonshme e Allahut mbi Xhematin musliman ahmedia, se anëtarët e kuptojnë rëndësinë e kësaj porosie dhe ofrojnë pasurinë e tyre për çështjet fetare, dhe pavarësisht nevojave të tyre personale, pjesa më e madhe e xhematit sakrifikon paratë e tyre për nevojat fetare. Mund të përmenden mijëra shembuj, kur anëtarët u shmangen nevojave të tyre urgjente dhe u japin epërsi nevojave fetare. Po shohim se gjendja ekonomike e botës po shkon gjithnjë më e keqe dhe kjo situatë në vendet në zhvillim përbën një rrezik të vërtetë. Madje, as vendet e zhvilluara nuk janë më në atë gjendje, kur e kishin çdo gjë me bollëk dhe nuk u mungonte asgjë. Rrethanat e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës kanë dëmtuar ndjeshëm ekonominë e vendeve europiane, megjithatë këto kushte kanë përkeqësuar ekonominë e vendeve në zhvillim. Përpos kësaj, korrupsioni në klasën politike gjithashtu ka luajtur rol në këtë rënie. Por, pavarësisht nga këta faktorë, muslimanët ahmedianë vazhdojnë të shkruajnë historinë me sakrificat e tyre dhe vijojnë të flijojnë pasuritë e tyre në rrugë të Allahut. E ka të vështirë të kuptojë një materialist këtë çështje, por ata që kanë besim të fortë dinë se mëshira dhe bekimet e Zotit vijnë vetëm përmes sakrificave.
Siç jeni në dijeni se në hutben e parë të nëntorit, shpallet viti i ri financiar të Tehrik-e-Xhedidit. Sot dua të ndaj me ju disa ngjarje që lidhen me këtë arkë të bekuar “Tehrike Xhedid”.
Pra, këta ishin disa shembuj të sacrifices, edhe prej tyre, të cilët I janë bashkuar xhematit së fundmi. Ishte një kohë kur kundërshtarët e xhematit kishin përdorur çdo mjet të mundshëm, për të zhdukur xhematin, dhe shikoni se Allahu I Madhërishëm u ka ngjallur anëtarëve të rinj dëshirën për të sakrifikuar për hir të Xhematit, dhe Ai gjithashtu po ua bekon pasuritë. A mund të shuajnë kundërshtarët këtë dritë, të cilën e ka ndezur vetë Zoti, nga fryma që del nga gojët e tyre? Le të përpiqen aq sa munden, por I pret vetëm dëshpërimi, humbja dhe dështimi, ndërsa xhemati vazhdon të frymëzojë shembuj të sakfiricës në çko skaj të botës. Hazret Musleh Ma’udi kishte themeluar Tehrike Xhedidin në një kohë kur vetë regjimi dhe zyrtarët e tij po përkrahnin kundërshtarët. Tehrike Xhedidi synonte të shtonte xhematin përmes tabligut dhe të ngrihet flamuri I xhematit në çdo vend të botës. Sot, janë këta njerëz, të cilët kanë gjetur prehje e strehim në Islam, përmes xhematit Ahmedia, dhe sot po vendosin shembujt më të lartë të besimit, bindjes dhe sacrifices.
Sigurisht, unë nuk mund të ndaj të gjitha ngjarjet, pasi janë shumë, por dua t’ju tregoj edhe aspektin historik të kësaj arke. (Për të dëgjuar këto ngjarje, ju lutemi, shikoni video).
Siç e përmenda, ka pasur trazira dhe lëvizje të mëdha nga të gjitha anët kundër Xhematit. Ahrarët, në veçanti, kishin përqendruar të gjitha forcat për të nxitur trazirat kundër xhematit, ma parullën se gjoja do të shfarosnin Ahmediatin nga faqja e dheut. Ata thanë se Kadijanit nuk do t’i mbetej as nami e as nishani, dhe ata do ta rrënonin tërësisht. Ata kishin kurdisur planet për të përmbysur xhamitë si dhe vendet e tjera historike që lidhen me Mesihun e Premtuar (paqja qoftë mbi të) dhe qeveria gjithashtu dukej se po u jepte përkrahje kundërshtarëve, edhe pse asokohe Indinë e sundonte perandoria britanike, por ata në vend që të punonin për të vendosur paqen e rendin në vend, po i përkrahnin dukshëm ata. Kështu që në këto rrethana, Hazrat Musleh-e-Maudi r.a. frymëzoi Xhematin duke dhënë një program në të cilin tërhoqi vëmendjen edhe për sakrificën financiare. Kjo ngjarje u zhvillua në vitin 1934. Në nëntor, ai mbjati hutbet e para, në të cilat ai dha disa preambula dhe tregoi arsyet përse dëshironte të themelonte një arkë të tillë. Hazret Kalifi II kishte mbajtur disa hutbe mbi këtë çështje dhe ende nuk i kishte shpjeguar detajet e plota rreth kësaj skeme, por njerëzit e sinqertë filluan ta shkruanin duke ofruar lloj-lloj sakrificash. Hazret Kalifi II r.a. gëzimin dhe tha: “Po e shënoj këtë përshkrim në mënyrë që xhemati të jetë gati për të sakrifikuar. Ndonjëherë periudha për të bëra sakrifica të tilla është e gjatë, dhe gratë dhe fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të gatshëm për të. Kjo nuk është vetëm detyra e burrave, gratë gjithashtu duhet të kuptojnë përgjegjësitë e tyre. Edhe pse nuk ishte e detyrueshme për çdo ahmedian në atë kohë, Xhemati shfaqi një frymë të jashtëzakonshme sinqeriteti dhe besnikërie. Megjithatë, në vitin 1934, ai njoftoi zyrtarisht hapjen e një fondi dhe tha se duhet t’u përgjigjemi taktikave të armikut. Ne nuk mund të bëjmë assesi trazira si ata, por mund të bëjmë thirrje, sepse kundërshtari e ka marrë këtë mundësi vetëm sepse ne nuk e kemi përmbushur plotësisht të drejtën e thirrjes. Ne nuk kemi menduar seriozisht se si duhet të planifikonim. Përpjekja që duhej bërë për të përhapur mesazhin e Ahmediatit në çdo skaj të botës nuk ishte bërë. Nuk e kemi përmbushur këtë detyrë, ashtu siç na takonte.
Në atë kohë, Kalifi II r.a. i dha xhematit një plan, i cili synonte reformën shpirtërore të anëtarëve dhe ngritjen e standardit të sakrificës. Përveç kësaj, ai u bëri thirrje për sakrificën financiare, dhe kërkoi 27.000 rupi, të cilët duhet të mblidheshin brenda një afati trevjeçar. Por, xhemati i Mesihut të Premtuar a.s., i cili ishte mbushur me sinqeritet e besnikëri, iu përgjigj thirrjes së Kalifit me një gatishmëri të tillë, saqë dhuruan 100.000 rupi brenda një viti.
Duke marrë parasysh gjendjen financiare të xhematit në atë kohë, kjo padyshim ishte një sakrificë e madhe. Njerëzit nganjëherë jepnin vetëm disa qindarka. Por, Allahu ua pranoi sakrificën, që ata ofruan duke privuar veten dhe fëmijët e tyre nga nevojat e tyre më jetike. Allahu i bekoi sakrificat e tyre, deri në këtë shkallë saqë hapi rrugë të reja të përhapjes së mesazhit në botë. Pastaj, këto sakrifica nuk mbetën vetëm me atë brez, por i trashëguan pasardhësit e tyre dhe sot shohim shembuj të njëjtë siç i kam përshkruar në këto ngjarje.
Pastaj, nëse flijuan dëshirat e tyre dhe sakrifikuan paratë e tyre në rrugën e Allahut, ata gjithashtu i kushtuan jetën fesë. Ata udhëtuan drejt vendeve të largëta për të predikuar dhe disave iu desh të duronin torturën e burgut. Hazrat Musleh-e-Maud fillimisht e zgjati këtë fond nga 3 vjet që ishte parashikuar, në 10 vjet. Pastaj në përfundim të afatit 10 vjeçar, kur tashmë u dëshmuan rezultate të shkëlqyera dhe anëtarët shprehën dëshirën për të vijuar sakrificat e tyre, ai e zgjati afatin e kësaj arke, derisa e bëri një lëvizje e përhershme.
Sot, nëse shohim mbështetjen e Allahut, ajo është padyshim rezultat i sakrificave të atyre njerëzve të hershëm, të cilat Allahu i pranoi. Sot, disa anëtarëve të rinj ndonjëherë u është tërhequr vëmendje për këtë arkë dhe sakrificë financiare përmes ëndrrave, siç i kam rrëfyer në ngjarjet frymëzuese. Brezat e këtyre të parëve tanë vetëmohues duhet të kujtojnë ende sakrificat e paraardhësve të tyre dhe duhet të përpiqen të vazhdojnë sakrificat e tyre pandërprerë për veten dhe për brezat e ardhshëm, po ashtu duhet të shtojnë sakrificat e tyre në përputhje me mëshirën dhe bekimet që Allahu u ka bërë.
Megjithatë, numri i anëtarëve të parë të cilët iu përgjigjën thirrjes së Kalifit të Dytë dhe ofruan sakrifica në këtë arkë ishte 5.000 dhe ata ishin muxhahedinët e Tehrik e Xhedidit. Më vonë, gjatë periudhës së Hazrat Kalifit të Katërt, ai bëri thirrje që fëmijët dhe pasardhësit e këtyre 5000 muxhahidnëve, duhet të vazhdojnë të japin diçka në emër të tyre, me qëllim që emrat e tyre të mbeten të gjallë deri në Ditën e Kijametit dhe kështu të mbajmë gjallë edhe sakrificat e tyre. Dhe pastaj kur kam shpallur fillimin e regjistrit së pestë, u kam tërhequr vëmendje të veçantë antëarëve drejt kësaj dhe tani me mëshirën e Allahut, llogaritë e tyre janë aktive, edhe pse ata kanë ndërruar jetë. Kur kaluan 10 vjet nga themelimi i arkës, Hazrat Khalifatul Masih II lajmëroi themelimin e regjistrit të dytë dhe ata që kontribuuan më vonë në këtë arkë, u regjistruan në regjistrin e dytë. Në këtë mënyrë, ai gjithashtu caktoi periudhën 19 vjeçare për çdo regjistër. Ai tha se në të ardhmen këta regjistra do të ngrihen pas një afati 19 vjeçar, dhe do të niset regjistri i ri. Sipas këtij rregulli, Hazret Kalifi II r.a. duhet të shpallte regjistrin e tretë në vitin 1964, por për shkak të sëmundjes së tij, kjo nuk u realizua. Prandaj, Hazret Kalifi III tha: “Ndonëse unë po e nis këtë regjistër, ky do t’i atribuohet Hazrat Musleh Ma‘udit dhe Allahu do të më shpërblejë edhe mua për këtë.” Kështu regjistri i tretë u nis në 1966, po zyrtarisht kishte filluar nga muaji nëntor 1965. Pastaj në vitin 1985, Hazret Kalifatul Masih IV, nisi regjistrin e 4-të. Pastaj, në përputhje me afatin 19 vjeçar, ky regjistër zgjati deri në 2004. Në vitin 2004, kur regjistri i 4-të përmbushi afatin 19-vjeçar, unë nisa regjistrin e 5-të dhe sot, në përfundim të afatit 19-vjeçar, njoftoj hapjen e regjistrin të 6-të. Tani anëtarë të rinj dhe fëmijët e sapolindur, si dhe ata që nuk janë regjistruar në asnjërën nga regjistrat e mëparshëm do të regjistrohen në regjistrin e 6-të. Prandaj, administrata e xhematit duhet të veprojë në përputhje me këtë rregull.
Kur Hazrat Musleh-e-Maudi r.a. njoftoi regjistrin e ri, ai në atë kohë kishte thënë se pas këtij regjistri, d.m.th. pas regjistrit të dytë, do të vijnë periudha e tretë, e katërt dhe e pestë të Tehrike e Xhedidit dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë sakrifica për fenë. Ditën që hoqëm dorë nga bërja e përpjekjs dhe sakrificës për fenë dhe ditën kur vjen brezi që thotë se tashmë kanë kaluar periudha e parë, e dytë, e tretë, ka kaluar edhe periudha e katërt, ka kaluar edhe periudha e pestë, ka kaluar edhe periudha e gjashtë, ka kaluar edhe periudha e shtatë, dhe sa kohë do të vazhdojmë të bëjmë sakrifica të tilla? Në fund të fundit, kjo duhet të përfundojë dikur. Hazrat Musleh-e-Maud thotë se rrëfimi i këtyre njerëzve do të dëshmojë se tashmë jemi shpirtërisht dhe besimi ynë është dobësuar. Shpresojmë se këto periudha të Tehrike Xhedidit do të jenë të pashtershme. Ashtu si yjet e qiellit nuk mund të numërohen, nuk do të numërohen gjithashtu ditët e Tehrike e Xhedidit. Ashtu siç Allahu i Plotfuqishëm i dha sihariq Ibrahimit a.s. se brezi i tij nuk do të numërohet dhe pasardhësit e Hazret Ibrahimit bënë sakrifica të mëdha për fenë, e njëjta gjë ndodh edhe me Tehrike Xhedidin. Meqë epoka e Tehrike e Xhedidit, nuk përkon me jetën njerëzore por pasqyron tërësinë e mjeteve që sakrifikohen për fenë, prandaj edhe nëse nuk numërohen periudhat e saj, ajo prapëseprapë do të jetë një themel madhështor për forcimin e Islam-Ahmedijatit.
Prandaj, çdo musliman-Ahmedian duhet të mbajë parasysh gjithmonë shkallët më të larta të sakrificave. Ju kam rrëfyer sot disa ngjarje se si Allahu i bekon ata që ofrojnë kësisoj sakrificash. Kjo është dëshmia e Allahut se kjo është një lëvizje hyjnore. Në mënyrë të ngjashme, Hazrat Musleh-e-Maudi kishte thënë në një vend në lidhje me Tehrike Xhedidin, duke e lidhur atë me sistemin e Vesijatit, se sistemi i Tehrike e Xhedid, është si Irhas, për sistemin e Vesijatit. Kjo do të thotë, se Tehrike Xhedidi, do të zhvillojë dhe forcojë edhe sistemin e Vesijatit. Kjo do të jetë pararendësi, e cila me veprimtarinë e saj, do t’u ngjallë njerëzve frymën e sakrificës financiare. Është pararendësi, paraprijësi, udhëheqësi dhe pararoja e sistemit financiar. Njerëzit do të informohen se pas saj, po vjen një sistem i madh, i cili quhet “testament”. Prandaj, siç kam thënë në vitin 2005, duke u bërë thirrje anëtarëve për t’u bashkuar me sistemin e Testamentit, se sistemi i udhëheqjes shpirtërore pra “Kalifati” është i lidhur ngushtë me sistemin e “Testamentit”. Kur hyjmë në sistemin e “Testamentit”, standardet e sakrificave financiare rriten gjithashtu. Prandaj, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj çështjeje. Allahu i Plotfuqishëm gjithashtu u mundësoftë anëtarëve të kamur të xhematit t’i kushtojë vëmendje rëndësisë së kësaj arke. Me mëshirën e Allahut, disa anëtar të kamur, i kanë kushtuar vëmendje këtij sistemi dhe janë anëtarësuar në të, megjithatë ka akoma shumë hapësirë për të shtuar njerëzit që sakrifikojnë sipas të ardhurave të tyre. Kam treguar sesi anëtar të skamur e të varfër po rriten në sakrifica, prandaj edhe të pasurit duhet t’i kushtojnë vëmendje.
Shpallja e vitit të ri të arkës “Tehrike Xhedid”
Tani do t’ju prezantoj shifrat e vitit të kaluar. Së pari do t’ju tregoj për frytet e Tehrike Xhedidit, që kemi vjelë që nga zanafilla e saj. Në fillim, ishin përqenduar vetëm në Kadian apo ishin përhapur pak në Indi, por tani numri i përgjithshëm i xhamive në 220 vende të botës është më shumë se 9.300. Numri i Qendra të Xhematit është më shumë se 3,400. Dhe dhjetëra xhami janë në ndërtim e sipër, po ndërtohen gjithashtu qendrat e Xhematit. Numri i imamëve dhe mualimëve është afër 5.000 në botë dhe vijon të rritet. Me mëshirën e Allahut, përkthimet e Kuranit të Shenjtë po bëhen gjithashtu dhe përkthimet janë bërë në 77 gjuhë. Falë kësaj arke, po botojmë literaturën e xhematit, po e përkthejmë librat në gjuhë të ndryshme dhe një sërë projektesh po realizohet në këtë drejtim. E gjithë kjo ndërmarrja kishte nisur me themelimin e Tehrike Xhedidit. Ndonëse arkat e tjera janë përfshirë gjithashtu në të, Tehriki Xhedidi ka rolin kryesor në këtë drejtim.
Bilanci vjetor i të ardhurave
Me mirësinë e Allahut të Plotfuqishëm, tani shpall nisjen e vitit të ri të Tehrike Xhedidit. Ka përfunduar viti i 89-të i kësaj arke më 31 tetor dhe tani po hyjmë në vitin e 90-të. Me mëshirën e Allahut të Plotfuqishëm këtë vit, Xhemati Musliman Ahmedia anembanë botës ka sakrifikuar 17.20 milionë funte. Elhamdulillah. Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike të botës, kemi dëshmuar këtë vit një rritje prej 749,000 sternliash në krahasim me vitin e kaluar.
Renditja botërore e vendeve
Edhe këtë herë, gjermania është numri një në xhematet botërore. Për shkak të kushteve ekonomike vlera monetare në Pakistan ka rënë ndjeshëm, por në përgjithësi, të gjithë kanë rritur standardin e sakrificës. Gjermania, siç thashë, udhëheq listën e vendeve, duke ruajtur pozitën e parë. Gjermania është në vendin e parë, pastaj Britania, pastaj Kanadaja (është ngritur në vendin e tretë). Shtetet e Bashkuara kanë kaluar në vendin e katërt. Një xhemat nga Lindja e Mesme është në vendin e pestë, India në vendin e gjashtë, Australia në vendin e shtatë dhe Indonezia në vendin e tetë. Ka një Xhemat në Lindjen e Mesme që gjendet në vendin e nëntë dhe Gana në të dhjetën. (monedha vendase në Gana është zhvlerësuar shumë, por pavarësisht kësaj, ajo ka mbajtur pozitën e dhjetë edhe këtë vit.
Nga xhemate të vogla për nga sasia, vendet që shquhen në listë janë:
Irlanda, Mauritius, Holanda, Malajzia, Singapori, Zelanda e Re, Kazakistani, Gjeorgjia, etj.
10 vende të para në Afrikë janë:
Gana, Mauritiusi, Nigeria, Burkina Faso, Tanzania, Gambia, Uganda, Liberia, Sierra Leone, Benin
Numri i përgjithshëm i kontribuuesve ka kaluar në 1.637,000 dhe vendet me rritjen më të lartë të kontribuuesve janë Guinea-Canacri, Xhamajka, Kirgistani, Zambia, Nepali, Gana, Kenia, Tanzania, Kongo Kinshasa, Kongo-Brazzaville, Nigeria, Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Lindja e Mesme.
Ndër dhjetë Xhematet me sakrificat më të larta të Gjermanisë janë:
Rödermark, Rodgau, Kiel, Osnabrück, Pinneberg, Neuss, Nidda, Köln, Mehdiabad, Floresheim.
Sipas renditjes së xhemateve (nga numri i anëtarëve) në Gjermani, lista vijon kështu:
Hamburgu, Frankfurti, Groß-Gerau, Weisbaden, Dietzenbach, Riedstadt, Weiselheim, Mörfelden-Walldorf, Darmstadt, Mannheim.
Pesë rajonet e para të Britanisë janë Bejt-ul-Futuh, Islamabad, Midlands, Mesxhid Fazl dhe Bejtul Ihsan.
Xhematet kryesore sipas numrit të anëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë:
Farnham, Worcester Park, South Cheam, Islamabad, Walsall, Ash, Gillingham. Aldershot South, Ewell, Bradford North.
Ndër xhematet e vogla, renditen këto:
Spin Valley, Swansea, North Hampton, Uellsi Verior, Newport.
Ndër xhematet e mëdha në Kanada:
Vaughan është numri një, pastaj Calgary, Peace Village, Vancouver, Missy Saga, Toronto.
Xhematet e vogla në Kanada me kontribute të larta janë:
Hamilton Alton, Ottawa East, Bradford East, Hamilton West, Montreal West, Winnipeg, Regina, Lydenster, Absford.
Xhematet me kontribut të lartë në Amerikë janë:
Maryland, North Virxhinia, Los Angeles, Seattle, Çicago, Silicon Valley, Detroit, Hjuston, Oshkosh, North Jersey, South Virxhinia, Xhersi Qendror, Dallas.
Në Pakistan: Lahore është në përgjithësi numri një, pastaj i dyti është Rabwah, i treti është Karaçi.
Në mesin e rretheve në Pakistan:
Fejsalabad kryeson listën, pastaj Guxhranwala, Guxharat, Umerkot, Hajderabad, Mirpur Khas, Lodhran, Bahawalpur, Kotli Azad Kashmir dhe Xhehlum.
Ndër xhematet urbane në Pakistan për sa i përket mbledhjes, kryesojnë:
Imaret “Township” Lahore, imaret “Allama Ikbal Town” Lahore, Imaret “Darudh-Dhikr” Lahore, Imaret “Azizabad” Karaçi, Imaret “Mughalpura” Lahore, Imaret Multan, Imaret “Bejtul Fazl” Fejsalabad, Imaret Gujranwala, Imaret Kueta, Imaret Peshavar.
Renditja sipas xhemateve më të vogla është kështu:
Khokhar Perëndimor, Chawinda, Kot Sherifabad, Bashirabad Sind, Kharian, Hajatabad, Pindi Bhago, Darul Fazal Kunri, Nawazabad Farm Khejrpur.
10 shtetet e para e Indisë janë:
Kerala dhe Tamil Nadu, janë së bashku në vendin e parë. Karnataka, Telangana, Jammu dhe Kashmir, Odisha, Punjab, Bengal, Delhi, Maharashtra.
Dhjetë xhemate të para lokale për sa i përket sakrificës janë:
Coimbatore (Tamil Nadu), Kadian, Hajderabad, Calicut, Manjeri, Melapalem, Bangaluru, Kalkuta, Karulai, Kerang.
Dhjetë xhematet e para të Australisë janë:
Melbourne Lang Warrin, Melbourne Berwick, Marsden Park, Penrith, Perth, Adelaide West, Castle Hill, Brisbane Logan East, Parramatta, Melbourne Clyte.
Allahu ua bekoftë jetën dhe pasurinë, të gjithë atyre që bëjnë sakrifica dhe ua shtoftë flijime më shumë!
Kujtoni palestinezët në lutje, mos i harroni kurrë. Allahu i Plotfuqishëm u dhëntë lirinë grave dhe fëmijëve të cilët po shtypen në zgjedhën mizore!