Viti i 83-të i arkës "Tehrik-e-Xhedid" dhe sakrificat financiare
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Viti i 83-të i arkës “Tehrik-e-Xhedid” dhe sakrificat financiare

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Pjesë e shkëputur. Ju lutemi, ndiqeni videon për hutben e plotë.)

Duke hedhur dritë mbi sakrificat financiare, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

Njeriu në këtë botë e do shumë pasurinë. Për këtë arsye, në shkencën e interpretimit të ëndrrave thuhet se kur një njeri sheh në ëndërr që ka nxjerrë zemrën e vet për t’ia dhënë dikujt do të thotë se do t’i japë paratë e tij. Po për këtë arsye, për të arritur besimin dhe takvanë (druajtjen ndaj Zotit) e vërtetë edhe Zoti i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

sakrifica“Kurrsesi nuk mund të arrini mirësinë e vërtetë, derisa të shpenzoni nga ato gjëra që i doni”. (Kurani Famëlartë 3:93)

Një pjesë kryesore e dhembshurisë ndaj krijesave të Zotit i përket shpenzimit të parave, pa të cilën besimi nuk mund të rrënjoset dhe nuk mund të përsoset. Derisa njeriu nuk sakrifikohet, si mund t’i sjellë dobi tjetrit?! Sakrifica është e domosdoshme për të ndihmuar të tjerët dhe për të pasur dhembshuri ndaj tyre. Pikërisht ky mësim i sakrificës përmendet në këtë ajet:

“Kurrsesi nuk mund të arrini mirësinë e vërtetë, derisa të shpenzoni nga ato gjëra që i doni”.

Prandaj, të japësh paratë e tua në rrugën e Zotit është një fatmirësi, njëherësh edhe kriter i takvasë.

Do t’ju lexoj edhe një citat tjetër të Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Ai thotë:

E vërteta është që nuk mund të fitosh pëlqimin e Zotit, që është lumturia e vërtetë, derisa nuk do të durosh vështirësitë kalimtare. Të bekuar janë ata që nuk shqetësohen për vështirësitë, për të fituar pëlqimin e Zotit, sepse pas vështirësive kalimtare, besimtarët do të gjejnë lumturinë dhe rehatinë e përhershme.

Në botën e sotme, njerëzit mendojnë që lumturia dhe qetësia e vërtetë është që të fitojnë para dhe t’i shpenzojnë ato për rehatinë e tyre, por një besimtar që e kupton thelbin e besimit, mendon se bekimet e kësaj bote sigurisht që Zoti i ka krijuar për njeriun, por qëllimi i vërtetë i jetës është pëlqimi i Zotit, ndjekja e rrugës së takvasë, përmbushja e detyrimeve që ka ndaj Zotit, dhe të njerëzve po ashtu.

Zoti i Madhërishëm këtë temë e ka përmendur në ajetin që ju citova, të cilin na e ka shpjeguar edhe Hazret Mesihu i Premtuar a.s.. Pra, lumturia e vërtetë vjen me vepra të mira jo me grumbullimin e pasurisë. Kurse veprat e mira në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk i bëni dot, derisa nuk e shpenzoni për përmbushjen e detyrimeve ndaj Zotit dhe ndaj njerëzve atë që e doni.

Po të bëjmë një analizë, do të shohim që shkaku i trazirave dhe i shqetësimeve në botë është pikërisht dashuria dhe lakmia për pasurinë. Pastaj, njeriu materialist edhe kur e gjen pasuri të bollshme, nuk ka haber si ta shpenzojë atë.

Në vendet Perëndimore, që quhen vende të zhvilluara, ka plot njerëz pasanikë. Ata ku i shpenzojnë paratë? Shkojnë nëpër kazino, luajnë bixhoz dhe bëjnë qejf. Kjo është edhe gjendja e vendeve islamike. Muslimanët e pasur e atjeshëm vijnë këtu dhe bëjnë të njëjtën gjë. Madje, tashmë edhe në vendet e tyre ka zona, ku ata shpenzojnë në argëtime të pafre.

Para pak ditësh, pashë një reklamë në një revistë. Reklama bënte fjalë për një akullore që shërbehej në një hotel në Dubai. Një kupë e saj, që mund të kishte dy a tre copë akullore, kushtonte 850 dollarë. Sepse ajo përbëhej nga safroni i një vendi të largët, diçka nga një vend tjetër, ishte e mbuluar me varak ari etj.

Me 850 dollarë, në një vend të varfër, një fis i tërë mund të ushqehet në mënyrë të shkëlqyer, por në një vend si Dubai, këto para shpenzohen për një akullore. Kjo tregon se ata që kanë pasuri të majme, nuk dinë se ku ta shpenzojnë atë dhe si ta arrijnë lumturinë e vërtetë prej saj. Ata e shpenzojnë pasurinë, por e shpenzojnë për qejfet e tyre dhe jo për të fituar pëlqimin e Zotit dhe jo për të bërë mirësi.

Por Zoti i Madhërishëm thotë, të cilën e sqaron edhe Hazret Mesihu i Premtuar a.s. që, për të arritur takvanë dhe besimin e vërtetë, duhet të shpenzosh për hir të Zotit dhe për të bërë dhembshuri dhe mirësi ndaj njerëzve, në vend që të shpenzosh për qejfet dhe për gjëra të kota. Nëse nuk e bën këtë, nuk mund ta arrish pëlqimin e Zotit të Madhërishëm.

Në shpenzimet për të treguar dhembshurinë ndaj njerëzve, përfshihen edhe shpenzimet që bëjmë për forcimin e fesë dhe për të sjellë njerëzit pranë besimit të Zotit. Kurani Famëlartë na tregon shqetësimin e Profetit Muhammed s.a.v.s. në këtë aspekt. Zoti i Madhërishëm i drejtohet duke thënë:

“A do të vrasësh veten, duke parë gjendjen e njerëzve që nuk besojnë?!”

Pra, duke parë njerëzit që jetonin larg Zotit, Profeti Muhammed s.a.v.s. shqetësohej tej mase, sepse druante se ata të mos përfshiheshin në ndonjë ndëshkim të Zotit.

Andaj, në këtë kohë, përveç shpenzimeve për gjërat materiale, dhe përveç shpenzimeve për të ndihmuar të varfrit, ne ahmedianët kemi nevojë të shpenzojmë edhe për kauzën shpirtërore. Sepse, përhapja e mesazhit dhe e udhëzimit do të bëhej pikërisht nga Hazret Mesihu i Premtuar a.s.. Pra, ai udhëzim që solli i Dërguari i Allahut, Profeti Muhammed s.a.v.s. për të gjithë botën, i cili shqetësohej tej mase për ta përhapur atë, koha e përhapjes së tij anembanë botës ishte pikërisht ajo e Mesihut të Premtuar a.s.. Dhe për këtë arsye ne shohim që pikërisht në kohën e Mesihut të Premtuar a.s. bota është e pajisur me çdo mjet komunikimi.

Pas Mesihut të Premtuar a.s., kjo detyrë do t’u ngarkohej anëtarëve të Xhematit të tij, të cilët bëjnë betimin se do t’i japin përparësi besimit mbi botën.

(Më pas, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar a.s. përmendi një sërë ngjarjesh nga e gjithë bota, për të treguar sakrifica financiare shembullore dhe besimnxitëse që bënë ahmedianët për arkën e Tehrik-e-Xhedidit gjatë vitit 2015-2016. Ju lutemi, ndiqni videon për të dëgjuar huten e plotë. Pas kësaj, Hazuri gjithashtu përmendi shkurtimisht një raport vjetor të kësaj arke. Ai tha)

Tani, siç ju thashë, po e shpall vitin e ri të Tehrik-e-Xhedidit, duke e lënë pas vitin e kaluar të kësaj arke. Me sa di, është hera e parë që viti i ri i kësaj arke po shpallet nga Kanadaja. Është vetëm bekimi i Zotit të Madhërishëm që e begatoi dhe e zgjeroi kaq shumë xhematin gjatë këtyre viteve.

Arka e Tehrik-e-Xhedid ishte nisur nga Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar a.s. në vitin 1934, në një kohë kur sekti Ahrari po bënte çmos për ta asgjësuar Xhematin. Ahrarët pretendonin se do ta shkundnin Kadianin dhe do ta shfarosnin Xhematin. Në atë kohë, Hazret Kalifi i Dytë e nisi arkën Tehrik-e-Xhedidin, e cila në fakt ishte një strategji e përsosur për të dërguar misionarë në vende të ndryshme të botës dhe për të përhapur mesazhin e Xhematit anembanë botës.

Sot, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, Xhemati i Mesihut të Premtuar a.s. njihet në çdo vend të botës dhe ai është themeluar në 209 vende të botës. Si xhemat, sot është vetëm Xhemati Musliman Ahmedia, të cilit nuk i perëndon dielli. Po ku janë ahrarët që pretendonin ta shuanin zërin e Ahmediatit në Kadian? Kurse sot, një shërbëtor i vogël i Hazret Mesihut të Premtuar a.s. duke qëndruar në skajin perëndimor të botës po i jep mesazhin e Mesihut të Premtuar të gjithë botës. Ja po përmbushet me madhështi të plotë premtimi i Zotit që Ai ia kishte bërë Mesihut të Premtuar a.s.

Edhe këto bekime të gjithë ahmedianët duhet t’i kenë parasysh, sepse këto gjëra ju ngarkojnë me përgjegjësi dhe jeni të obliguar t’i përmbushni këto. Allahu i Madhërishëm ju bëftë ta realizoni këtë detyrë!

Kështu që, tani po e shpall vitin e ri të arkës Tehrik-e-Xhedid dhe, sipas traditës, do t’ju përmend disa të dhëna të vitit që sapo e lamë pas.

Viti i fundit që përfundoi me 31 tetor ishte viti i 82-të i Tehrik-e-Xhedidit dhe nga 1 nëntor, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, filloi viti i 83-të të kësaj arke.

Sipas raporteve që kanë ardhur, me bekimin e Zotit, Xhemati Musliman Ahmedia nga e gjithë bota ka kontribuuar 10,933,000 £. Elhamdulil-lah!

Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit, ahmedianët kanë kontribuuar 1,717,000 £ më shumë.

Pozitat e xhemateve, Pakistani si gjithmonë zuri vendin e parë. Pas tij, 10 vendet e tjera me radhë janë:

  1. Gjermania
  2. Britania e Madhe
  3. ShBA
  4. Kanada
  5. India
  6. Australia
  7. Një vend arab
  8. Indonezia
  9. Një vend arab
  10. Gana
  11. Zvicra. Zvicra ngaqë ka zënë pozitë për nga kontributet për frymë, prandaj e përmenda, përndryshe përmenden vetëm 10 vendet e para.

Sipas kontributeve për frymë, vendet e para janë:

  1. ShBA
  2. Zvicra
  3. Britania e Madhe
  4. Finlanda
  5. Gjermania
  6. Suedia
  7. Norvegjia
  8. Japonia
  9. Kanadaja

Por ka 5 vende të tjera që janë kanë zënë vendet e para, por ato janë vende arabe, të cilat ne nuk i përmendim (për arsye sigurie).

Xhematet afrikane që kanë kontribuar më shumë janë Mauritius, Gana, Nigeria, Gambia, Afrika e Jugut, Burkina Faso, Cameroon, Sierraleon, Liberia, Tanzania dhe Mali.

Elhamdulil-lah, sivjet kemi një rritje edhe të pjesëmarrësve. Kështu, sivjet janë shtuar 90,000 kontribuues të rinj në Tehrik-e-Xhedid dhe kanë kontribuuar më shumë se 1,404,000. Përpjekja më e madhe për shtimin e kontribuuesve kanë bërë Benini, Nigeria, Mali, Burkina Faso, Gana, Liberia, Senegal dhe Cameroon. Vendet e tjera në të gjithë botën kanë nevojë të kushtojnë vëmendje në këtë drejtim.

“Gjenarata e parë” e Tehrik-e-Xhedidit që quhet “Dafter evvel”. Me bekimin e Zotit në emër të të gjithë atyre kontribuuesve (që ishin 5927), familjarët ose miqtë e tyre kanë kontribuuar, duke i mbajtur kështu të gjallë në arkën e Tehrik-e-Xhedidit.

Tri xhematet e para të mëdha të Pakistanit janë:

  1. Lahor
  2. Rabwah
  3. Keraçi

Qytetet e Pakistanit që kanë zënë vendet e para janë:

  1. Islamabad
  2. Multan
  3. Quetta
  4. Peshawar
  5. Gujranwala
  6. Hyderabad
  7. Hafizabad
  8. Mianwali Kotli
  9. Khanewal
  10. Bahawalpur

Pavarësisht nga varfëria, kontributet e ahmedianëve të Pakistanit janë shumë të larta. 10 provincat e para të Pakistanit janë si vijon:

  1. Sialkot
  2. Faisalabad
  3. Sargodha
  4. Gujrat
  5. Umerkot
  6. Narowal
  7. Mirpur Khas
  8. Toba Tek Singh
  9. Mandi Bahuddin
  10. Mirpur Azad Kashmir

10 xhematet e para të Gjermanisë janë:

  1. Rodermarg
  2. Noewied
  3. Wiengarden
  4. Rainhamsouth
  5. Florsheim
  6. Limburg
  7. Cologne
  8. Koblenz
  9. Neida
  10. Mehdi Abad

Ndërsa 10 qytetet e para janë:

  1. Hamburg
  2. Frankfurt
  3. Grosgrau
  4. Morfelden
  5. Boldef
  6. Wiesbaden
  7. Ditsenbach
  8. Offenbach
  9. Meinheim
  10. Damstad
  11. Richerdstad

5 rajonet e para të Britanisë së Madhe janë:

  1. Londra B
  2. Londra A
  3. Midlands
  4. North East
  5. South Region

Dhe 10 xhematet e para janë: Xhamia Fazl, Worcester Park, Glasgow, Birmingham South, New Malden, Bradford, Islamabad,  Gillingham, Moscwest dhe Wimbledon.

Sipas kontributeve për frymë, 5 rajonet e para të Anglisë janë: South West, Islamabad, Scotland, Midlands, North East, kurse xhematet janë: Bramley Elishm, Leamington Spa, Islamabad, Scunthorpe, Birmingham South, Worcester Park, Gillingham, Bornmeth, Southempton, Xhamia Fazl dhe Mosc West.

Xhematet e para të Kanadasë janë: Peace Village, Vaughan, Calgary, Bramanton, Vancouver dhe Marsaga.

Kurse xhematet e para të Kanadasë janë: Edmonton West, Durham, Saskatoon South, Saskatoon North, Milton East, Ottawa West, Ottawa East dhe Regina.

Mendoja që edhe Lloydminster është një xhemat aktiv. Presidenti i atij xhemati mu dukej shumë aktiv. Me sa kam dëgjuar, edhe gjendja financiare të anëtarëve përgjithësisht është mirë atje. Mirëpo ai xhemat nuk ka zënë dot ndonjë vend.

10 xhematet e para të ShBA-ve janë: Silicon Valley, Oshkosh, Detroit, Seattle, York, Central Virginia, Los Angeles, Silver Spring, Central Jersy, Chicago, South West dhe Los Angeles West.

10 xhematet e para të mëdha të Indisë janë: Karulai, Calicut, Hyderabad, Pathapiriyam, Kadian, Kannur Town, Pangadi, Delhi, Kolkata, Bangalore dhe Solor i Tamil Nadu-t.

10 shtetet e para të Indisë ku ahmedianët kanë kontribuuar më shumë janë: Kerala, Karnataka, Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Jammu Kashmir, Orissa, Punjab, Bengal, Delhi dhe Maharashtra.

India ka përparuar shumë në vitet e fundit. Më përpara ata ishin shumë mbrapa.

Edhe në Australi, me bekimin e Zotit, ahmedianët po përparojnë në kontribute. 10 xhematet e para të Australisë janë: Melbourne, Castle Hill, Canberra, Marsden Park, Brisbane Logan, …, Longwarn, Adelaide South, Hampton, Melbourne East.

Po kështu, 10 xhematet e para të Australisë sipas kontributeve për frymë janë:

Tasmania, Bribane North, Canberra, Sidney, Metro Darwin, Perameta, Melbourne, ….. Marsden Park dhe Castle Hill.

Allahu i Madhërishëm ua shtoftë pamasë pasurinë dhe frymën gjithë kontribuuesve të “Tehrik-e-Xhedidit”, ua pranoftë sakrificat dhe i mundësoftë të sakrifikojnë akoma më shumë në të ardhmen dhe gjithmonë i mbajttë të lidhur fort me Kalifatin!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp