Sakrifica financiare | Viti i 88-të i arkës “Tehrik-e-Xhedid” dhe rrëfimi i ngjarjeve emocionuese
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrifica financiare | Viti i 88-të i arkës “Tehrik-e-Xhedid” dhe rrëfimi i ngjarjeve emocionuese

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, pas recitimit të shahadetit dhe të sures El-Fatiha, tha:

Një nga karakteristikat e besimtarëve që është përshkruar nga Allahu është se ata shpenzojnë pasurinë e tyre të pastër për të fituar kënaqësinë e Tij. Allahu thotë në Kuran se besimtarët janë ata që shpenzojnë në rrugën e Allahut. Në raste të ndryshme, Ai përmend edhe sakrificat financiare për sa i përket Zekatit dhe Ṣadakasë. Allahu gjithashtu përshkruan hollësisht objektivat për të cilat do të përdoren këto kontribute. Anëtarët e Xhematit anembanë botës kanë dhënë shembuj të shkëlqyeshëm të bërjes së sakrificave financiare për të çuar përpara misionin e Mesihut të Premtuar a.s. për përhapjen e njëshmërisë së Allahut dhe ngritjen e flamurit të Profetit të Shenjtë s.a.v.s. anembanë globit. Duke parë këta shembuj, ne bëhemi gjithnjë e më të bindur se Mesihu i Premtuar a.s. është i dërguari i Zotit, nëpërmjet të cilit mësimet e bukura të Islamit do të përhapeshin në mbarë botën në ditët e mëvonshme. Nëse kundërshtarët e Ahmediatit do ta shikonin vetëm këtë shenjë të vërtetësisë së Ahmediatit pa asnjë paragjykim, do të mjaftonte për t’i pastruar zemrat e tyre. Megjithatë, këta të ashtuquajtur ulema janë më zemërgur se shkëmbinjtë.

Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqmisht) tha: Ahmediati nuk është një Xhemat i miliarderëve. Shumica e anëtarëve tanë i përkasin shtresës së varfër apo të mesme. Përkundër kësaj, ata kanë një zell të jashtëzakonshëm për të bërë sakrifica financiare dhe Allahu bekon çdo detyrë që Xhemati ndërmerr me burimet e tij të kufizuara. Ndërsa Xhemati rritet, me siguri do të ketë disa njerëz naivë dhe të pa njoftuar, madje edhe disa nga anëtarët e vjetër, të cilët pyesin pse duhet ta paguajnë kontributet dhe për ç’arsye? Ndonjëherë ata fillojnë të bëjnë të tilla bisedash në shtëpi para fëmijëve të tyre të cilët më pas fillojnë të ngrenë të njëjtat pyetje. Është detyra kryesore e atyre anëtarëve që mbartin përgjegjësi udhëheqëse që të heqin dyshimet e njerëzve nëpërmjet shembullit dhe sjelljes së tyre dhe të sigurojnë anëtarët se kontributet e tyre përdoren për një kauzë të madhe. Shpjegojuni atyre se sa e rëndësishme është sakrifica financiare në sytë e Allahut dhe se si ata do të fitojnë kënaqësinë e Tij në këmbim. Sakrificat e tyre përdoren për përhapjen e Islamit. Ne kemi gjithashtu kostot e drejtimit të një kanali televiziv, si dhe përgatitjen e misionarëve dhe përhapjen e mesazhit tonë nëpërmjet tyre. Po ndërtohen xhami, po botohen libra dhe po përdoren sakrifica financiare për të edukuar fëmijët e varfër dhe për të ushqyer të uriturit.

Unë nuk e thashë këtë sepse shumë njerëz po i bëjnë këto pyetje, Zoti na ruajttë! E përmenda vetëm sepse me rritjen e Xhematit sigurisht që do të ketë disa keqdashës që do të nxisin dyshime në mendjet e anëtarëve që janë më pak të informuar apo të edukuar. Lavdërimi i takon Allahut që shumica e anëtarëve të Xhematit janë mjaft të pjekur për të kuptuar kërkesat e Xhematit. Është gjithashtu urdhri i Zotit të Plotfuqishëm që ne duhet të shpenzojmë për kauzën e Tij.

Allahu nuk i lë të kota këto sakrifica. Ai premton se do të sigurojë për ata që bëjnë sakrifica financiare me mjete të tilla që as nuk mund t’i imagjinojnë. Allahu i përmbush premtimet e Tij dhe ka shembuj të panumërt të anëtarëve të Xhematit që dhanë kontribute për kënaqësinë e Allahut kur ishin të varfër, por Allahu shpejt hapi rrugët për furnizimin e tyre. Këto as nuk janë histori të vjetra; këto janë përvoja për të cilat njerëzit më shkruajnë edhe sot. Allahu e forcon besimin e besimtarëve. Ai jo vetëm që u zbret bekimin e Tij atyre që bëjnë këto sakrifica, por gjithashtu forcon besimin e atyre që janë pranë tyre nëpërmjet shembullit të tyre. Unë do të paraqes disa shembuj të tillë sot.

Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) përmendi shembuj besimplotë të sakrificave financiare të bëra nga burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, të varfër dhe të pasur, nga vende të tilla si Guinea-Bissau, Kanadaja, Afrika e Jugut, Australia, Kazakistani, MB, India, Burkina Faso, Sierra Leone, Gaboni, Jordania, Belize, Zanzibari, Maroku, Argjentina, Liberia, Mali dhe Benini. Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) tha se ky është një revolucion i madh që po ndodh në mesin e Ahmedianëve. Allahu i dhuroftë secilit prej nesh aftësinë për të bërë sakrifica për përhapjen e Islamit dhe na mundësoftë të shpenzojmë nga fitimet tona të pastra! Qofshin të pranuara këto sakrifica tek Allahu dhe Ai qoftë i kënaqur me ne!

Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) tha se gjatë vitit të 87-të të Tehrike Xhedidit, Xhemati Ahmedia bëri sakrifica financiare me vlerë 15.3 milionë £. Kjo është 842,000 £ më shumë se një vit më parë. Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) më pas shpalli fillimin e vitit të 88-të të Tehrike Xhedidit.

Duke folur për kontributet e bëra gjatë këtij viti, Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht)  tha se Gjermania ishte shumë përpara pjesës tjetër të botës për sa i përket sakrificave financiare. Duke iu referuar Pakistanit, Huzuri (Allahu e ndihmoftë fuqimisht)  tha se gjendja ekonomike e Pakistanit po përkeqësohet, por ahmedianët ende po përpiqen të bëjnë sakrifica më të mëdha. Ne duhet të lutemi për ta. Përveç situatës ekonomike, Xhemati ka edhe shumë kufizime të tjera. Allahu ua largoftë shqetësimet dhe i lejoftë që të kryejnë lirshëm të gjitha tubimet e tyre, xhelsat dhe aktivitete të tjera. Për shkak të kufizimeve, nuk mund t’i përmendim hapur as sakrificat e tyre financiare.

10 vendet e para me kontributin më të madh në arkën e Tehrik-e-Xhedid gjatë vitit financiar 2020-21 janë:

  1. Gjermania
  2. Mbretëria e Bashkuar
  3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  4. Kanadaja
  5. një Xhemat në Lindjen e Mesme
  6. India
  7. Australia
  8. Indonezia
  9. Gana
  10. një Xhemat në Lindjen e Mesme.

10 vendet e para në Afrikë nga kontributet totale janë:

  1. Gana
  2. Nigeria
  3. Burkina Faso
  4. Tanzania
  5. Sierra Leone
  6. Gambia
  7. Benini
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Liberia

10 vendet e para në Afrikë, të cilat kanë shënuar rritjen më të madhe të kontribuesve janë:

  1. Nigeria
  2. Gambia
  3. Senegali
  4. Gana
  5. Tanzania
  6. Guinea Conakry
  7. Malavi
  8. Uganda
  9. Guineja Bissau
  10. Kongo-Kinshasa

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Bangladeshi dhe Mauritusi kanë parë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të anëtarësimit.

Dhjetë xhematet më të mira të Gjermanisë janë:

  1. Rodermark
  2. Neuss
  3. Mehdiabad
  4. Köln
  5. Rodgau
  6. Nidda
  7. Florsheim
  8. Pinneberg
  9. Frankenthal
  10. Osnabrück.

Dhjetë Xhematet më të mira lokale të Gjermanisë janë

  1. Hamburgu
  2. Frankfurti
  3. Gross-Gerau
  4. Dietzenbachu
  5. Wiesbadeni
  6. Mörfeldeni
  7. Riedstadt
  8. Mannheimi
  9. Darmstadt
  10. Russelsheimi.

Huzuri (e ndihmoftë fuqmisht) u lut që Allahu të derdhë bekime të shumta mbi të gjithë ata që i kanë bërë këto sakrifica. Amīn.

Shikoni dokumentarin:

“Tehrik-e-Xhedid”: një frymëzim hyjnor – Dokumentar

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp