Sakrifica financiare për fenë Islame | Ngjarje mbresëlënëse nga e gjithë bota
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrificat financiare për fenë Islame | Ngjarje mbresëlënëse nga e gjithë bota

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Pjesë të shkëputura nga hutbja e së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më 07.01.2022. Për hutben e plotë, ju lutemi, ndiqeni videon.)

أَشْھَدُ أَنْ لَّا إِلٰہَ اِلَّا اللّٰہُ وَحْدَہٗ لَا شَرِیْکَ لَہٗ وَأَشْھَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُہٗ وَ رَسُوْلُہٗ۔أَمَّا بَعْدُ فَأَعُوْذُ بِاللّٰہِ مِنَ الشَّیْطٰنِ الرَّجِیْمِ۔

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ (١)  ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ(٢) ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ (٣) مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ (٤) إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ (٥) ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ (٦) صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ (٧

وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمُ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ وَتَثۡبِيتٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ كَمَثَلِ جَنَّةِۭ بِرَبۡوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٞ فَـَٔاتَتۡ أُكُلَهَا ضِعۡفَيۡنِ فَإِن لَّمۡ يُصِبۡهَا وَابِلٞ فَطَلّٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ۔

Përkthimi i këtij ajeti është:

“Dhe ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për të kërkuar pëlqimin e Allahut dhe për t’u dhënë qëndrueshmëri disave prej tyre, i shëmbëllejnë një kopshti që ndodhet në rrafshnaltë, të cilit kur i bie shi i madh, ai jep fryt të dyfishtë. E nëse nuk i bie shi i madh, i mjafton një vesë. Allahu sheh mirë çdo gjë që bëni.”

(Kurani i Shenjtë 2:266)

Në këtë ajet Allahu i Madhërishëm tregon një skicë të sakrificave financiare që besimtarët bëjnë duke kërkuar pëlqimin e Tij. Këta janë ata që shpenzojnë në rrugën e Tij, në radhë të parë, për të zbatuar porosinë e Allahut të Madhërishëm për të shpenzuar në rrugën e Tij me qëllim të fitojnë pëlqimin e Tij, dhe së dyti, të forcojnë popullin dhe misionin e tyre.

Në këtë kohë, detyrën e përhapjes së Islamit Allahu i Madhërishëm i ka dhënë Hazret Mesihut të Premtuar a.s., andaj, ata që e besuan, kanë për detyrë të sakrifikojnë jetët dhe pasuritë e tyre për përmbushjen e misionit të tij.

Në çdo kohë dhe në çdo popull, Profetët e tyre i porositën ndjekësit e tyre për sakrificat financiare dhe, edhe Hazret Mesihu i Premtuar a.s. u tha anëtarëve të Xhematit të tij – Juve ju duhet të jepni një pjesë të parave tuaja në shërbim të fesë, sepse vetëm atëherë do të dallohet besimi i vërtetë. Besimtarët pa dyshim që bëjnë sakrifica financiare për hir të fesë, por ata këto sakrifica asnjëherë nuk bëjnë për t’i bërë nder ndokujt, por vetëm e vetëm për të fituar pëlqimin e Zotit të Madhërishëm, për të pasur qëndrese në ndërgjegjen, në besimin dhe në bindjen e tyre, për të mëkëmbur popullin e tyre, për t’i forcuar ata që janë të dobët, për të arritur qëllimin për të cilin kemi bërë betimin me Imamin e kohës, shërbëtorin e vërtetë të Profetit Muhammed s.a.v.s..

Natyrisht, njerëzit e tillë mendojnë përtej dëshirave vetjake. Ndërgjegjja e tyre ua kujton detyrën e arritjes së pëlqimit të Zotit duke bërë sakrifica. Atëherë ata i arrijnë standardet e larta të sakrificës ose përpiqen t’i arrijnë ato. Dhe atëherë edhe Zoti i Madhërishëm ua pranon sakrificat njerëzve të tillë; i bekon pa masë.

Dy shembuj të sakrificave financiare të përmendura në Kuran

Zoti na di zemrat, na di synimet, andaj, Ai nuk sheh se kush e jep shumën të madhe dhe kush të vogël, por Ai shikon synimet dhe në bazë të tyre ua shpërblen. Për këtë arsye, në këtë ajet (që recitova), Zoti i Madhërishëm jep dy shembuj të sakrificave financiare që besimtarët bëjnë në rrugën e Tij. Shembulli i parë është i shiut të madh, i dyti është i vesës.

Ai që është i pasur, shpenzon ose mund të shpenzojë shumë në rrugën e Zotit. Kurse një që është i varfër mund të kishte brengë dhe mund të mendonte – i pasuri po shpenzon shumë në rrugën e Zotit dhe fiton ose do të fitojë pëlqimin e Zotit, por unë që jam i varfër, kam shumë pak para, e si mund të matem me të?!

Pikërisht për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm thotë se kur toka është e mirë, asaj i mjafton një shi i imët ose një vesë shiu, që ajo të lulëzojë. Në të njëjtën mënyrë, shuma e vogël e dhënë nga një besimtar i varfër, luan rolin shiut të imët në tokën e mirë dhe arrin ta lulëzojë atë.

Kjo sepse është Zoti i Madhërishëm Ai që u jep fryte sakrificave. Për çdo vepër që bëjmë, vetëm Ai mund ta shpërblejë. Kështu që, përderisa Allahu jua di gjendjen, Ai do t’ua shumëfishojë rezultatin edhe sakrificave tuaja, të cilat në sasi mund të jenë të vogla, por jo në cilësi.

“Sot një dirhem vlejti më shumë se njëqind mijë dirhemë”

Njëherë Profeti Muhammed s.a.v.s. tha – Sot një dirhem vlejti më shumë se njëqind mijë dirhemë!

– Si ndodhi kjo, o i Dërguari i Allahut? E pyetën sahabët.

– Një njeri kishte dy dirhemë, iu përgjigj Profeti s.a.v.s., dhe ai sakrifikoi njërin prej dy dirhemëve që kishte. Kurse një tjetër që kishte pasuri pafund, dha njëqind mijë dirhemë, por këto njëqind mijë dirhemë ishin shumë pak në krahasimin me pasurinë që zotëronte. Pra, Allahu i Madhërishëm i shpërblen njerëzit në bazë të nijetit, qëllimit të tyre dhe u jep fryt veprave që bëhen në rrethana të caktuara.

Kështu me këtë shembull, Zoti i Madhërishëm i qetësoi të varfrit duke thënë – mos kujtoni se para të vogla që sakrifikoni ju nuk kanë vlerë, përkundrazi, edhe këto sakrifica jo vetëm që juve jua forcojnë besimin, madje Zoti do t’i përdorë edhe për mëkëmbjen dhe ngritjen e Xhematit. Shkurt, vetëm sakrificat që bëni për hir të Allahut me një pasion të veçantë, janë të tilla që tërheqin bekimet e Allahut. Allahu i Madhërishëm sheh çdo vepër që bëjmë. Prandaj, asnjëherë nuk duhet ta harrojmë synimin që çdo vepër të bëjmë vetëm për ta fituar pëlqimin e Tij. Kur të do jetë ky mendimi ynë kolektiv, atëherë do të trashëgojmë në mënyrë të denjë bekimet e Zotit të Madhërishëm.

Standardi i lartë i sakrificave në kohën e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.

Në kohën e Hazret Mesihut të Premtuar a.s., shumica e anëtarëve të Xhematit ishin të varfër. Por pikërisht ata kishin përparuar kaq shumë në sakrifica, saqë duke i lavdëruar ata, një herë, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. tha:

“Unë shoh që qindra njerëz në Xhematin tonë janë të tillë, të cilët nuk kanë as veshje të mjaftueshme në trup, mezi gjejnë këmishë ose një palë pantallona për të mbuluar veten, nuk kanë asnjë pronë, por unë habitem nga sinqeriteti i tyre i pakufishëm dhe nga dashuria, besnikëria dhe devotshmëria e tyre e madhe, të cilën ata e shfaqin herë pas here përmes veprave të tyre të sinqerta, ose e tregojnë me shenjat e tyre të fytyrës. Ata janë kaq të fortë në besim dhe kaq të sinqertë në vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre, saqë njerëzit materialistë, ata që janë të pasur dhe e duan pasurinë tokësore nëse do t’ua dinin kënaqësinë e tyre, do të dhuronin gjithçka që kanë për ta pasur atë kënaqësi.”

Në një vend tjetër ai thotë:

“Unë shoh që anëtarët e këtij Xhemati janë shumë të përparuar në sinqeritet dhe në dashuri. Nganjëherë unë vetë habitem duke parë sinqeritetin dhe dashurinë e tyre. Madje edhe kundërshtarët tanë i shohin me habi.”

Kjo sagë e përparimit në besnikëri sinqeritet e pasionit të besimit është e tillë që praktikisht po rrëfehet edhe sot e gjithë ditën nga anëtarët e Xhematit të Mesihut të Premtuar a.s.. Madje, përparimi në sinqeritet dhe besnikëri vërehet dukshëm edhe te të porsaanëtarësuarit, të cilët shumë pak kohë që kanë marrë edukimin e Xhematit, por që kanë përparuar kaq shumë në besim dhe në dashuri ndaj shërbëtorit të vërtetë të Profetit Muhammed s.a.v.s. aq shumë saqë, siç thotë edhe Hazret Mesihu i Premtuar a.s., edhe kundërshtarët i shohin me habi duke thënë – Ç’është ajo që i ndryshuaka kaq shumë këta! Realisht, ky është vetëm bekimi i veçantë i Allahut të Madhërishëm që Ai ua bëri duke parë pastërtinë dhe fatbardhësinë e tyre. Kjo pastërti dhe kjo fatbardhësi dallohet edhe nga fjalët dhe veprat e tyre.

Sot kur bota është e zhytur në materializëm, këta po bëjnë sakrifica financiare duke garuar me njëri-tjetrin, në mënyrë që të fitojnë pëlqimin e Zotit. Sepse ata e dinë që njëra prej mjeteve për të arritur pëlqimin e Zotit është edhe të shpenzojnë në rrugën e Tij. Andaj, cili është ai që për këtë Xhemat që është ngritur mbi premtimet që Zoti i Madhërishëm i bëri Hazret Mesihut të Premtuar a.s., thotë se po dobësohet?! Përkundrazi. Ky Xhemat është ngritur vetëm për t’u përhapur dhe për t’u rritur. Asnjë sulm i armiqve të tij, nuk mund t’i dëmtojë dot as edhe një fije floku. Me bekimin e Zotit, ky Xhemat po vijon të lulëzojë.

Duke iu referuar sakrificave financiare, do t’ju tregoj disa ngjarje që tregojnë sesi njerëzit rrëfejnë besimin dhe bindjen e tyre përmes sakrificave, e më pas si Zoti i Madhërishëm u mundëson qëndresë në besimin e tyre.

Një imam i xhamisë në Sierra Leone përjetoi bekimin e Zotit

Sierra Leone është një shtet afrikan. Misionari lokal i një zone të largët edhe të këtij shteti, shkruan se ai ishte në turneun e tij. Ishte fundi i muajit. Në një vend ai u tërhoqi vëmendjen anëtarëve të Xhematit për sakrificat financiare në Vakf-e-Xhedid. Njerëzit ishin mbledhur në xhami. Imami i xhamisë, i nderuar Shejkh Uthman, dorëzoi si kontribute gjithçka që kishte mbledhur, duke thënë se kaq i kam, dhe nuk arrij të plotësoj premtimin që kisha bërë, pavarësisht nga dëshira; për momentin nuk kam ndonjë mundësi tjetër të ardhurash.

Pas kësaj, ai i kërkoi edhe misionarit që të lutej për të. Misionari pohon: Të gjithë bashkë kemi bërë lutje, pas së cilës, të gjithë njëzëri thanë – Amin! Pastaj unë u ktheva me motorin tim në shtëpinë e misionit. Por pa hyrë akoma në shtëpi, më erdhi telefonata e imamit të xhamisë, i cili më tha se po vjen të më takojë. U habita sepse sapo isha ndarë me të.

Kur ai mbërriti te unë, më tha

– Lutjen që bëmë bashkë u pranua menjëherë në atë mënyrë që sapo je larguar, më erdhi një i afërm dhe më dhuroi 100,000 leonë duke kërkuar lutje për një çështje të tij personale. Allahu Ekber, thashë me zë të lartë. I afërmi im u habit nga gëzimi im dhe edhe atij i tregova që kisha mangësi në përmbushjen e një premtimi në arkën e Vakf-e-Xhedid dhe sapo kishim bërë lutje dhe ti mi solle këto para.

Kështu që, ky imam, pra Shejkh Uthmani, të gjithë shumën që mori në dhuratë e dorëzoi në arkën Vakf-e-Xhedid. Kjo shumë nëse konvertojmë na del shumë e vogël. Vetëm 6.5 paundë, por për të ishte sakrificë shumë e madhe, e cila tërheq bekimet e Zotit të Madhërishëm. Sinqeriteti i tij ishte kaq i madh, saqë ai nuk mbajti asgjë te vetja dhe gjithçka e solli në rrugën e Zotit.

Këta janë shembuj ku një dirhem parakalon njëqindmijë dirhemët. Sigurisht, edhe Zoti i Madhërishëm duhet të ketë hedhur shikimin e Tij të dashurisë mbi të. Përveç kësaj, shikoni se këta shembuj nuk janë vetëm në një vend. Dhe nuk janë vetëm burra, por edhe gratë bëjnë sakrifica të tilla.

Sakrifica e një gruaje ahmediane në Çad

Çadi është një shtet tjetër i Afrikës. Misionari i atjeshëm thotë:

Zoti i Madhërishëm edhe këtu po na jep njerëz jashtëzakonisht të sinqertë. Shumica e anëtarëve të Xhematit në Çad janë ata që janë anëtarësuar vonë. Një grua prej tyre që quhet Ume Hani, e cila kishte premtuar të jepte 70,000 franka vendase. Por nuk arriti t’i siguronte. Ajo kishte një deve. E shiti me 170,000 franka. E përmbushi premtimin që kishte bërë në Vakf-e-Xhedid e më pas nuk i mbajti as paratë e tjera, edhe ato dhuroi në arka të tjera.

Sakrificë e jashtëzakonshme e një çobani në Togo

Togo është një shtet tjetër. Aty jeton një ahmedian që quhet Ibrahim, i cili kullotë bagëtitë e njerëzve të tjerë. Megjithatë, me ato të ardhura që gjen, bën edhe sakrifica financiare në mënyrë të jashtëzakonshme. Edhe ai kishte bërë premtimin në arkën e Vakf-e-Xhedidit, por që nuk arriti ta përmbushte. Pranë shtëpisë së Ibrahimit është lumë, ku vijnë kamionët dhe marrin rërë. Ai punoi tërë natën duke ngarkuar 2 kamionë rërë. Gjithçka që fitoi nga kjo punë e lodhshme, dha në arkën e Vakf-e-Xhedidit, pa mbajtur asnjë qindark për vete. Pse vallë e bëri një sakrificë kaq të madhe! Ai e ndjeu shijen e pëlqimit të Zotit.

Një adoleshent nga Beliza i dha përparësi besimit mbi botën

Këta që sakrifikojnë, nuk janë vetëm gra e burra të rritur. Edhe të rinjtë adoleshentë janë njëlloj si të rriturit. Beliza është një shtet [karaib] në Amerikën Qendrore. Mijëra kilometra nga këtu, ku Kalifi i Xhematit asnjëherë nuk ka shkuar. Atje të gjithë anëtarët janë të rinj, por mendimin e kanë njësoj që gjejmë tek ahmedianët e Afrikës apo te ata të Amerikës; te ahmedianët e ishujve apo te ata të Azisë. Ky është ai ndryshim i madh që solli Hazret Mesihu i Premtuar a.s.

Pra, në Belizë një djalë katërmbëdhjetë vjeç kishte dhënë kontribute në arkën Tehrik-e-Xhedid, dhe sakrificën e tij unë e kisha përmendur. Për këtë anëtarët e tjerë të Xhematit e uruan dhe e përgëzuan. Një anëtar tjetër i Xhematit nga Kanadaja i dërgoi 200 dollarë si dhuratë duke çmuar sakrificën që ai kishte bërë. Tani shikoni këtë adoleshent që sapo ka mbushur 14 vjet. Një moshë kur sot duhet t’i shkonte mendja për të blerë ndonjë lojë a video game. Por ai kishte nevojë të bënte kartën e tij të sigurisë sociale, për të cilën i duheshin 30 dollarë. Pasi i mbajti ato, 170 dollarë të tjerë i dhuroi si kontribut në Xhemat. Ai vjen nga një familje e varfër. Përgjegjësit e Xhematit i thanë

– Mbaji se të duhen për vete.

Por me shumë insistim gjithë shumë e dha në Xhemat. Në këtë mënyrë, ai i dha përparësi besimit mbi botën. Zoti i Madhërishëm bëftë që ky djalë ta ketë përherë këtë edukatë dhe e ruajttë nga ndikimet e botës materiale të sotme! Ky djalë quhet Daniel.

Një djalë nga Xhamajka dhuron 25% të mëditjes

Xhamajka është një tjetër shtet. Aty jeton një djalë i nderuar që quhet Jasin. Kishte kohë që ishte i papunë. Shiste karamele në rrugë për të fituar bukën e gojës. Por edhe në këtë gjendje, ai mendon se duhet të sakrifikojë diçka në rrugën e Zotit. Kishte merak të përmbushte zotimin e tij që kishte bërë në arkën e Vakf-e-Xhedidit, tek po mbaronte viti financiar i kësaj arke.

Një mbrëmje të dhjetorit ai shkoi te misionari i Xhematit dhe tha

– Sot kam fituar 400 dollarë xhamajkane. Dua t’ju jap 100 prej tyre, pra 25% të ditores, në arkën e Vakf-e-Xhedidit.

“Këta janë të pasurit nga zemra!”, një shembull nga Guinea

Shikoni një tjetër shembull nga një shtet i varfër, ku një ahmedian tregon shembull të jashtëzakonshëm të sinqeritetit dhe të besnikërisë vetëm për të fituar pëlqimin e Zotit dhe dashurinë e Tij. Njerëzit thonë se janë analfabetë, por këta e kuptojnë besimin më tepër se të shkolluarit. Këta janë të pasurit nga zemra. E kam fjalën për shtetin që quhet Guinea Konakri.

Misionari i Xhematit thotë se në dhjetëditëshin e fundit të vitit financiar të Vakf-e-Xhedidit, ai mbajti hutbe të së premtes për rëndësinë dhe bekimet e sakrificave financiare. Ndër të tjera, ai kishte lexuar disa nga citimet e mia që u tërheqin vëmendje anëtarëve të Xhematit për sakrificat financiare.

Pasi mbaroi falja, një ahmedian i varfër po shumë i sinqertë që quhet Musa sahib, i dhuroi në vakf-e-xhedid të gjitha paratë që kishte në xhep. Ato ishin rreth 218,500 franga vendase. Misionari thotë – e pyeta si pse po bënte një sakrificë kaq të madhe, dhe edhe vjet kishe bërë një sakrificë të tillë. Ai tha:

– Mua më është ngulitur në zemër fjala e Kalifit të kohës kur ai tha se nuk mund të ketë dy dashuri në një zemër dhe se robi duhet ta dojë ose Zotin, ose pasurinë. Nuk jam i fortë sa Hazret Ebu Bekri r.a. që kishte sakrifikuar gjithçka që kishte në shtëpi në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s., por dua të sakrifikoj të paktën gjithçka që kam në xhep. Këtë mund ta bëj. Dhe prandaj po i jap këto duke ju kërkuar që të luteni Zoti të më dhurojë besimin siç e kishte Hazret Ebu Bekri r.a.. Dhe arsyeja e dytë është që, që kur kam filluar të bëj sakrificat financiare, Allahu i Madhërishëm ma ka shtuar besimin dhe shoh që kam një ndryshim thelbësor në gjendjen time shpirtërore.

Këtë besim dhe këtë mendim, mbase nuk kanë shumë të tjerë nga të shkolluarit.

“Zjarri është shërbëtori yt, madje shërbëtori i shërbëtorëve të tu!”

Do tju tregoj një tjetër ngjarje po nga Guinea Konakri, e cila tregon sesi Allahu i Madhërishëm ua shton besimin anëtarëve të Xhematit. Aty kemi një ahmedian të sinqertë, njëherësh edhe të pasur, që quhet El-Hesen, i cili thotë:

Shumën që do ta jepja në kontribute, e kisha futur në një zarf dhe e kisha lënë në tavolinë. Duke qenë i angazhuar në biznes, nuk arrita ta dërgoja zarfin në xhemat. Papritmas m’u kujtua. Ia dhashë shoferit që ta çonte në Xhemat. Kurse vetë dola jashtë për një çështje pune. Ndërkohë, në zyrën që ndodhet përbri zyrës sime ra zjarr. Ajo u shkrumbua. Fillova të merrja telefonata të ndryshme që më thoshin të kthehesha sa më shpejt. Por unë isha i qetë dhe mendoja se Allahu i Madhërishëm do të më mbronte, pasi kisha një shumë të konsiderueshme të kompanisë në zyrë. Pavarësisht se zyra ime ishte ngjitur me të, ajo nuk u prek.

Kur e pashë zyrën të paprekur nga zjarri, u binda se ishte një bekim i sakrificës financiare dhe më shkoi mendja te shpallja e Hazret Mesihut të Premtuar a.s., në të cilën Zoti i ka thënë:

“Zjarri është shërbëtori yt, madje shërbëtori i shërbëtorëve të tu.”

Në këtë mënyrë, Zoti mbrojti nga zjarri një shërbëtor të vogël të Hazret Mesihut të Premtuar a.s..

Pra, shikoni se jo vetëm që ka besim të fortë, por që është mjaft i informuar për literaturën e Xhematit.

Si Allahu ua shton bamirësve, një shembull nga Gambia

Një tjetër ngjarje tregon Emiri sahibi i Gambiasë se një misionar lokal i rajonit të tij thotë:

Në xhematin tonë kemi një anëtar që quhet Sembu sahib, i cili kur dëgjoi hutben e Kalifit për sakrificat financiare të Vakf-e-Xhedidit të vitit të kaluar, ai menjëherë dha si kontribut 500 dalasi. Ai është bujk. Zoti i Madhërishëm e bekoi në atë mënyrë që atë vit pati të dyfishtë të korrat. Atëherë, ai dha 1000 dalasi të tjera duke kontribuuar dyfishin e premtimit të tij.

Po kështu, ai jepte edhe zekat për të ardhurat që ka nga pronat. Për këtë çdo vit ai jepte 10 thasë meli [lloj drithi]. Këtë vit ai pati kaq të shumë të korra, saqë dha 50 thasë meli. Po kështu, pagoi zekat disa thasë edhe të kikiriku. Misionari shkruan që anëtarët e Xhematit që kontribuojnë në rrugën e Zotit kanë më shumë të ardhura në krahasim me ata që nuk janë anëtarë të xhematit, në përgjithësi. Dhe këta të fundit vazhdimisht e pohojnë këtë fakt. Natyrisht, është bekimi i Zotit të Madhërishëm që Ai u jep atyre që sakrifikohen në rrugën e Tij.

Sakrificë e jashtëzakonshme e një gruaje gjermane | Gjermania

Këto ngjarje nuk janë vetëm në Afrikë. Këto nuk u ndodhin vetëm ahmedianëve apo të anëtarësuarve të rinj të vendeve të varfra. Edhe në vendet e pasura ahmedianët e sinqertë japin shembuj të sakrificës.

Misionari i Xhematit nga Rödersheim i Gjermanisë u predikoi anëtarëve për sakrificat financiare, duke thënë të plotësojnë premtimet dhe të shtojnë kontributet e tyre. Gruaja e Presidentit të Xhematit të Rödersheim-it, e cila është gjermane dhe është një muslimane shumë e devotshme bëri një hap të guximshëm. Ajo tha se ka dëshirë që xhemati i saj (pra qyteti) të përparojë në sakrificat financiare dhe të arrijë në listën e atyre xhemateve që kanë kontribuuar më shumë. Për këtë ajo dhuroi 19,000 Euro, të cilat ajo kishte lënë për të blerë një makinë. Tha – Në këtë moment kam kaq shumë pasion të sakrifikojë në rrugën e Zotit në mënyrë që xhemati (qyteti) ynë të ngjitet në listë dhe emrin e qytetit tonë ta përmendë Kalifi i kohës, dhe kështu unë të fitojë pëlqimin e Zotit.

Studenti gjerman shikon gjen dyfishin e asaj që sakrifikoi

Përsëri nga Gjermania, një student kishte bërë premtimin se do të jepte 500 Euro në Vakf-e-Xhedid. Prindërit i thanë – janë shumë, si do t’i paguash këto? Djali thotë – Brenda javës më morën në telefon nga Universiteti që ata zgjodhën 40 studentë për një bursë, ndër të cilët isha edhe unë. Më thanë t’ua dërgoja numrin e llogarisë që të më kalojnë bursën. Ata më dërguan 1000 Euro. Pra, Allahu më dërgoi dyfishin e asaj që i kisha premtuar Zotit.

….

Ka edhe shumë të tjerë që pavarësisht se janë të pasur, por janë shumë të lidhur me Xhematin. Në Karulai të Indisë jeton një çift. Bashkëshorti dha 1 milion Rupi në Vakf-e-Xhedid. Gruaja që ishte e krishterë, e pranoi Xhematin dhe është shumë e devotshme në namazet dhe në lutjet e saj. Të dy burrë e grua kanë bërë edhe Testamentin (Vasijat). Përgjegjësi i Vakf-e-Xhedidit kur e vizitoi shtëpinë e tyre, zonja në fjalë dha një çek të 500,000 rupive. Përgjegjësi i tha se burri juaj e ka dhënë një shumë të konsiderueshme. Mirëpo zonja tha – E di, por unë po ju jap edhe këto sepse ne e dimë që të gjitha bekimet që kemi, i kemi për shkak të kontributeve në rrugën e Zotit. Tregtia jonë ka sukses falë bekimeve të kontributeve, tha ajo.

….

E pashkolluar, por urtiplote

Një tjetër ngjarje nga Searra Leone që tregon sesa shumë të anëtarësuarit e rinj përparojnë në besim dhe në sinqeritet. Nga rajoni Loko, misionari i Xhematit Xhibril sahibi thotë:

Kur predikuam në lidhje me arkën e Vakf-e-Xhedidit në një fshat ku banorët e kanë pranuar Xhematin tani vonë, pra ata nuk janë ahmedianë të vjetër. Pasi mbaroi mbledhja, një grua e moshuar dhe e verbër, duke marrë mbështetje te nipi i saj erdhi tek unë. Më tha – Nuk kam bërë ndonjë premtim, por kam sjellë këto 2000 leonë për arkën e Vakf-e-Xhedidit.

Misionari thotë – Pse u mundove kaq shumë?! Të më kishe thirrur mua, unë do të vija te shtëpia jote.

Dëgjoni se çfarë përgjigje i jep kjo grua e moshuar, analfabete, por urtiplote. Ajo tha – Kisha shumë pak para për të kontribuuar, dhe nuk mund të të thirrja ty në shtëpi për t’i dhënë këto. Unë dëshiroja të merrja më shumë shpërblime prej Zotit, prandaj erdha vetë.

….

Xhamitë që u ndërtuan gjatë vitit 2021

Meqë po flas për sakrificat në rrugën e Zotit për të përhapur mesazhin e Islamit, dua t’ju tregoj këtu që vetëm gjatë vitit të kaluar, Allahu i Madhërishëm na mundësoi të ndërtojmë 187 xhami të reja. Përveç këtyre, 105 xhami janë në proces ndërtimi.

Po kështu, gjatë vitit që lamë pas, xhemati ka ngritur 140 shtëpi misioni, shumica e të cilave janë në Afrikë, dhe 45 shtëpi misioni janë nën ndërtim. Gjithashtu, aty ku ne nuk mund të ndërtojmë menjëherë ndonjë shtëpi misioni për arsye objektive, marrim me qira godina ose apartamente. Në shtetet afrikane kemi marrë me qira 731 godina/apartamente për t’u përdorur si shtëpi misioni. Kurse në shtetet e Azisë kemi marrë me qira 632 shtëpi misioni. Pra po ju tregoj që se kontributet e arkës së Vakf-e-Xhedidit përdoren në përgjithësi në Afrikë.

Fola për ndërtimin e xhamive. Më lejoni të shtoj që edhe kjo punë nuk është kaq e lehtë. Përveç të tjerash, në çdo vend ne përballemi me kundërshtimin e kundërshtarëve. Megjithatë, me bekimin e Allahut të Madhërishëm, Xhemati po i bën të gjitha këto detyra. Allahu i Madhërishëm i ka bërë premtim këtij Xhemati se do të përparojë. Andaj, shohim ndihmë të veçantë të Zotit të Madhërishëm.

Do tju tregoj një ngjarje nga Kongo Kinshasa në lidhje me këtë. Misionari i Xhematit shkruan:

Këtu është një rajon që quhet Bando, ku ka 2 vjet që Xhemati është themeluar. Ndërtimi i xhamisë po vijon. Muslimanët suni nuk lanë gur pa lëvizur për të na  dëmtuar ne ahmedianë duke u ankuar rrejshëm te shteti kundër nesh. Kur nuk patën sukses, filluan të na kërcënojnë me jetë. Megjithatë, nuk patën asnjë sukses. Nga ana tjetër, ndërtimi i xhamisë vetëm po vijon.

Në kantier kemi një ahmedian të sinqertë i cili mbikëqyr edhe punimet, thotë se një ditë atij i erdhi profesori i universitetit të atij qyteti, i cili është i krishterë dhe filloi të na ndihmonte në ndërtimin e xhamisë. U bashkua me ahmedianët që sillnin rërë nëpër karroca.

Shikoni sesi kundërshtarët po bëjnë punën e tyre, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, Allahu i Madhërishëm na dërgon edhe jomuslimanë të sinqertë që të na ndihmojnë ne.

….

Ndikimi i mirë që sjellin shërbimet e Xhematit Musliman Ahmedia, nxisin çdo njeri që ka logjik ta lavdërojë Xhematin. Kur bëjmë punët për të fituar pëlqimin e Allahut të Madhërishëm, edhe Allahu dërgon ndihmëtarë të Tij në grupe-grupe, dhe kështu Ai Vetë largon edhe pengesat që ngrenë kundërshtarët.

Raporti vjetor i arkës së Vakf-e-Xhedidit për 2021

Tani sipas traditës, do t’ju tregoj një raport të shkurtër të arkës së Vakf-e-Xhedidit për vitin 2021. Nga janari 2022 filloi edhe viti i ri i kësaj arke.

Me bekimin e Zotit gjatë vitit që lamë pas, i cili ishte viti i 64-të i kësaj arke, anëtarët e Xhematit kanë kontribuuar 11,277,000 paundë (britanikë) në këtë arkë. Këto sakrifica janë 742,000 paundë më shumë në krahasim me kontributet e vitit të kaluar. Nëse shohim gjendjen ekonomike të botës, kuptojmë që Allahu na ka bekuar shumë.

Edhe këtë vit, Xhemati i Britanisë së Madhe ka zënë vendin e parë, për sa i përket shumës totale të kontribuuar.

Valuta e Pakistanit ngaqë ka rënë shumë, ndaj edhe pozicioni i Xhematit të Pakistanit është ulur shumë poshtë, megjithatë, ata po sakrifikojnë shumë me kapacitetet e tyre. Sidoqoftë, sipas listës, këto janë vendet e para që kanë kontribuuar më së shumti:

  1. Britania e Madhe
  2. Gjermania

Me bekimin e Zotit, Anglia ka lënë një diferencë të thellë me Gjermaninë. Në vendin e tretë dhe të radhës vijnë:

  1. Kanadaja,
  2. Amerika
  3. India
  4. Australia
  5. Indonezia
  6. Një shtet arab
  7. Ghana
  8. Belgjika

Sipas kriterit të sakrificës individuale, vendet e para me radhë janë:

  1. Amerika
  2. Zvicra
  3. Angli

Për sa i përket kontinentit afrikan, vendet e para që kanë kontribuuar më shumë në Vakf-e-Xhedid janë:

  1. Ghana
  2. Mauritius
  3. Nigeria
  4. Burkina Faso
  5. Tanzania
  6. Sierra Leone
  7. Liberia
  8. Gambia
  9. Uganda, dhe
  10. Benini

Për sa i përket numrit të pjesëmarrësve, me bekimin e Zotit këtë vit 1,445,000 ahmedianë kanë kontribuar në arkën e Vakf-e-Xhedidit.

10 xhematet e mëdha të Anglisë që kanë kontribuar më shumë janë:

  1. Islamabad
  2. Farnham
  3. Worcester Park
  4. Chim South
  5. Aldershot
  6. Birmingham South
  7. Wal South
  8. Gillingham
  9. Gilford

Kurse rajonet brenda Anglisë janë:

  1. Bejtul Futuh
  2. Islamabad
  3. Xhamia Fazl
  4. Xhamia El-Ehsan
  5. Midlands

Në kontributetet nga fëmijët, vendet e para në Angli janë:

  1. Islamabad
  2. Aldershot
  3. Farnham
  4. Roehampton
  5. Gilfordwel
  6. Mitcham Park
  7. Bejtul-Futuh
  8. Walsal
  9. Birmingham West

Rajonet e para të Gjermanisë për nga kontributet e përgjithshme, janë:

  1. Hamburg
  2. Frankfurt
  3. Grosgrou
  4. Wiesbaden
  5. Dietzenbach

10 xhematet (qytetet) e para të Gjermanisë për sa i përket kontributeve totale, janë:

  1. Rödermark
  2. Rodgau
  3. Neuwied
  4. Rödersheim
  5. Mehdiabad
  6. Friedberg
  7. Hanau
  8. Flörsheim
  9. Frankenthal
  10. Koblenz dhe Nidda

Në zyrën e atfalëve (fëmijëve), pesë rajonet e para janë:

  1. Hamburg
  2. Hessen
  3. Hessen Jug-perëndimor
  4. Taunus Jug-perëndimor
  5. Hessen Mitte
  6. Rheinland Pfalz

Rajonet e para të Kandasë për sa i përket kontributeve totale janë:

  1. Vaughn
  2. Calgary
  3. Peace Village
  4. Vancouver
  5. Brampton West

Renditja e xhemateve të mëdha të Kanadasë është:

  1. Hadikae Ahmed
  2. Milton West
  3. Bradford
  4. Durham
  5. Milton East
  6. Regina
  7. Ottawa West
  8. Winnipeg
  9. Milton West
  10. Hamilton Mountain
  11. Abbotsford

Kurse për sa i përket departamentit të Atfalit (të fëmijëve), vendet e para të Kanadasë janë:

  1. Vaughn
  2. Peace Village
  3. Calgary
  4. Toronto West
  5. Brampton West

Po nga departamenti Atfal, pra i fëmijëve, 5 xhematet e para janë:

  1. Hadikae Ahmed
  2. Bradford
  3. Durham,
  4. London
  5. Milton West

10 Xhematet e para të SHBA-ve për sa i përket kontributit total, janë:

  1. Maryland
  2. Los Angeles
  3. Detroit
  4. Silicon Valley
  5. Boston
  6. Aston
  7. Phoenix
  8. Las Vegas
  9. Fitchburg

10 xhematet e para në departamentin Atfal (të fëmijëve) janë:

  1. Maryland
  2. Los Angeles
  3. Seattle
  4. Overland
  5. Aston
  6. Silicon Valley
  7. Phoenix
  8. Fitchburg
  9. Las Vegas
  10. Rayne

Tri xhematet e para të Pakistanit për të rriturit janë:

  1. Lahor
  2. Rabvah
  3. Keraçi

Për sa u përket provincave, ato janë:

  1. Islamabad
  2. Faisalabad
  3. Gujrat
  4. Gujranwala
  5. Sargoda
  6. Multan
  7. Umerkot
  8. Hyderabad
  9. Mirpur Khas
  10. Dera Ghazi Khan

10 xhematet e para për sa u përket kontributeve totale në Pakistan janë:

  1. Qyteti Islamabad
  2. Defence Lahore
  3. Lahor Township
  4. Lahore Clifton
  5. Karachi
  6. Daruziker Lahor
  7. Model Town Lahor
  8. Gulshanabad Karachi
  9. Samanabad Lahor
  10. Azizabad Karachi
  11. Allama Iqbal Town Lahor

Kurse në departamentin e fëmijëve, 3 xhematet e mëdha në Pakistan janë:

  1. Lahor
  2. Keraçi
  3. Rabvah

Dhe për sa u përket provincave, ato janë:

  1. Islamabad
  2. Sijalkot
  3. Rawalpindi
  4. Sargoda
  5. Faislabad
  6. Gujrat
  7. Hyderabad
  8. Mirpur Khas
  9. Umerkot
  10. Narowal

Xhematet që kanë punuar shumë në Pakistan, janë:

  1. Drig Road Karachi
  2. Nurpurah Lahor
  3. Gujranwala qytet
  4. Baitul Fazl
  5. Faislabad
  6. Peshawar qytet
  7. Dehli Gate Lahor
  8. Kotli Azad Kashmir
  9. Nankana Sahib

10 shtetet e para të Indisë janë:

  1. Kerala
  2. Jammu & Kashmir
  3. Tamilnadu
  4. Telengana
  5. Karnataka
  6. Odhisa
  7. Punjab
  8. West Bengal
  9. Delhi
  10. Maharashtra

10 xhematet e para të Indisë për sa u përket kontributeve totale, janë:

  1. Hyderabad
  2. Kadian
  3. Karulai
  4. Pathapiriyam
  5. Coimbatore
  6. Bengaluru
  7. Kolkata
  8. Calicut
  9. Rishinagar
  10. Melapalayam

Renditja e 10 xhematet e para të Australisë është:

  1. Melbourne Long Warren
  2. Castle Hill
  3. Marsden Park
  4. Adelaide South
  5. Melbourne Berwick
  6. Perth
  7. Penrith
  8. Adelaide West
  9. Logan East

Për sa i përket departamentit të Atfalit (të fëmijëve), vendet e para të Australisë janë:

  1. Melbourne Long Warren
  2. Adelaide South
  3. Melbourne Berwick
  4. Logan East
  5. Perth
  6. Castle Hill
  7. Melbourne East
  8. Mount Druitt
  9. Benrith
  10. Brisbane Central

Allahu i Madhërishëm begatoftë pa masë të gjithë pjesëmarrësit në jetën dhe në pasuritë e tyre!

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp