Muhammedi s.a.v.s. vula e profetëve - Profeti i fundit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
zgjidhja e mosmarrëveshjeve vula e profetëve

Të gjitha dyert për të arritur tek Ai janë të mbyllura, përveç njërës që ka hapur Kurani Famëlartë. Të gjithë profetët dhe të gjithë librat e kaluar, tani s’ka nevojë që të ndiqen veçmas, sepse profetësia (nebuvet profetllëku) e Muhammedit s.a.v.s. i përmbledh të gjithë ata dhe ka epërsi mbi ta. Pa atë, të gjitha rrugët janë të mbyllura. Të gjitha vërtetësitë që na çojnë drejt Zotit, i përfshin profetësia e tij. Tani, nuk mund të vijë ndonjë e vërtetë tjetër pas tij, e as para tij nuk ekzistonte ndonjë e vërtetë që nuk e ka përmendur ai. Prandaj, profetësia e Muhammedit s.a.v.s. është fundi i të gjitha profetësive të tjera, dhe kështu duhej të ishte. Sepse, çdo fillim ka mbarim.

Por, profetësia i Muhammedit s.a.v.s. nuk është i paaftë sa të mos sjellë bekimet e tij. Madje, ndër të gjithë profetët, ai është më bekuesi. Ndjekja e këtij profeti shumë lehtë të çon deri te Zoti dhe bekimin e dashurisë së Zotit dhe atë të komunikimit me Të e fiton më shumë sesa fitonin njerëzit më parë. Por, ndjekësi i tij i përsosur nuk mund të quhet vetëm profet. Sepse kështu cenohet profetësia e përsosur dhe e kompletuar e Muhammedit s.a.v.s.. Porse, ai ndjekës mund të quhet shërbëtor (umetī-u) dhe profet bashkë, sepse kështu nuk cenohet profetësia e përsosur dhe e kompletuar e Muhammedit s.a.v.s., përkundrazi, ky bekim e shkëlqen profetësinë e tij edhe më shumë.[1]

Kështu që, kur përsoset ai komunikim, për sa i përket sasisë dhe cilësisë së tij, të mos mbetet asnjë mangësi a dobësi në të, madje komunikimi të jetë plotë me çështje të sferës së të padukshmes, atëherë me fjalë të tjera ky komunikim quhet profetësi (nebuvet), për të cilën, të gjithë profetët e ndajnë të njëjtin mendim. Pra, ishte e pamundur për një popull, për të cilin është përmendur “Ju jeni populli më i mirë, i krijuar për njerëzimin”, dhe të cilit i është mësuar lutja “Udhëhiqna në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i bekove Ti”, që njerëzit e tij të privohen aq shumë nga ky nivel i lartë, saqë as edhe një njeri prej tyre të mos e arrijë atë. Në këtë rast, e meta nuk do të ishte vetëm se umēti i Muhammedit s.a.v.s. do të mbetej i papërsosur, me mangësi dhe të gjithë muslimanët do të ngeleshin të verbër, por gjithashtu do të njollosej fuqia bekuese e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe ajo do të mbetej e papërsosur.

Veç kësaj, edhe lutja që u është mësuar muslimanëve për ta recituar në faljet e pesë vakteve, do të konsiderohej e kotë. Ndërsa nga ana tjetër, nëse ndonjë njeri do ta arrinte përsosmërinë e komunikimit, pa ndjekjen e dritës së shenjtë të Profetit Muhammed s.a.v.s., atëherë vula e profetësisë (hetmi nebuvet) nuk do të kishte asnjë kuptim. Prandaj, për t’i shmangur këto dy mangësi, Zoti i Madhërishëm bekoi disa njerëz me komunikimin e Tij të përsosur, të pastër e të shenjtë, të cilët u përhumbën pas të Dërguarit të Zotit dhe u zhytën në dashurinë e tij, aq shumë saqë nuk mbeti asnjë perde ndërmjet tyre. Kështu, së pari, kuptimi i të qenit shërbëtor (umetī-u) dhe ndjekja e tyre ndaj Profetit u përsos në ta, aq saqë qeniet e tyre nuk ishin tashmë të tyre, por në përhumbjen pas të dashurit të tyre, u pasqyrua qenia e lartë e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe së dyti, ata u bekuan me komunikimin e përsosur e të përkryer, ashtu siç bekohen profetët.

Pra, në këtë mënyrë, disa njerëz, pavarësisht se janë shërbëtorë (umetī-u), por janë quajtur profetë. Sepse në këtë rast, profetësia e tyre nuk është jashtë profetësisë së Muhammedit. Madje, nëse mendoni thellë, është vetë profetësia e Muhammedit, e cila është manifestuar me një mënyrë të re. Pikërisht ky është kuptimi i thënies së Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. ku, lidhur me Mesihun e Premtuar, thotë: نَبِیُّ اللّہِ وَ اِمَامُکُمْ مِنْکُمْ domethënë, ai do të jetë edhe profet (nebi) edhe shërbëtor (umetī-u). Pra, të huajt s’kanë vend këtu. I bekuar është ai që e kupton këtë pikë që të shpëtojë nga shkatërrimi.


[1] Duhet kuptuar mirë se dera e profetësisë me sheriat, pas Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. është e mbyllur tërësisht dhe pas Kuranit të Shenjtë asnjë libër tjetër nuk mund të vijë me ligje të reja, i cili të mund të shfuqizojë urdhrin e Kuranit ose t’i japë fund ndjekjes së tij. Madje, ndjekja e Kuranit do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit. (Autori)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp