O mendjeurtë e me natyrë të pastër
mos e prish besimin duke lakmuar botën
zemrën mos e lidh me botën e vdekshme
në gëzimet e saj fshihen qindra mallkime
nëse ti ke veshë, hapi ata
dhe dëgjoje zërin që del nga varri:
“O gjahu im i ardhshëm
mos u digj për gjërat e kësaj bote”
kush jepet pas kësaj bote të rreme
nga dhimbjet, ankthet e ndëshkimet lëngon
i shpëtuar është ai që përgatitet për vdekjen
shkëputët nga bota e merr udhë të mbarë
i rreket rrugës së tij drejt Zotit
duke i bërë gati valixhet që në këtë botë
i shtrëngon rripat për të përtejmen
i liron gjërat e kësaj bote të pavlerë
në gjërat e fshehta të kësaj bote
më mirë të mos biesh në dashuri
xhehenemi i rrëfyer nga Kurani, o fëmija im i dashur
nuk është tjetër veçse lakmia e kësaj bote
ngaqë shumë pak ditë do të endesh në këtë kopsht
e së fundmi do t’i thuash lamtumirë atij
atëherë, o i mençur, përse e lidh zemrën me të?
shumë shpjet vyshken lulet e tij!
gabon rënd nëse ia beson zemrën botës
ajo është armike e besimit, vërtetësisë dhe pastërtisë
ç’të mirë gjen nga një e dashur dyfytyrëshe?!
që herë të shkatërron qetësisht e herë me luftë
pse nuk e do Atë të Dashur
dashuria e të Cilit nga prangat të liron?!
shko dhe mendo pak për fundin tënd, o i pamend!
nëse nuk më dëgjon mua, dëgjoje Sadiun të paktën
koha e vdekjes sate do të jetë kohë e lumturisë
nëse ajo të jep një fund të mirë