
[Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi, para 125 vitesh u kishte bërë thirrje gjithë muslimanëve që të hiqnin dorë nga mendimi i xhihadit me armë, pasi nuk është më kohë e luftës në emër të besimit. Por mjerisht ai u kundërshtua pikërisht nga të ashtuquajturit dijetarë muslimanë, të cilët e shpallën “qafir”. Në këtë padrejtësi nuk qëndruan mbrapa edhe hoxhallarë të famshëm shqiptarë. Duke shpresuar se këta të fundit mbase do të reflektojnë, këtu paraqesim disa vargje të poezisë së Mesihut të Premtuar a.s. të shkruar në vitin 1902, në të cilën ai u bën thirrje të heqin dorë nga xhihadi me armë!]
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:
Le të harrohet o miq mendimi mbi xhihadin
Se luftërat e betejat tashmë kanë marrë fund për besimin.Ta dini se ka ardhë kohë e Mesihut, Imamit të besimit
Gjakrave në emër të tij i ka ardhur mbarimi.Tani dritë e Zotit shih po vjen prej qielli
Fetva e xhihadit kot ndër ju po vërtitetArmik i Zotit është ai që në këtë kohë lufton
Mohues i Profetit ai që këtë kotësi në kokë arnon“Ai do të ndalë luftën” e keni harruar këtë profeci
Hapeni pak, a nuk gjendet në Buhari?!Profeti i zgjedhur, kryetari i dy botëve, ka thënë
Mesihu i Premtuar luftërave do t’u japë fund.Çdokush që do të shkojë për luftë edhe pas këtij urdhri
Le ta dijë se do të turpërohet rëndë nga mohuesitKjo profeci do të mbetet si shenjë mes jush
E mjaftueshme, për dikë që reflekton.Është shenjë e Mesihut, kuptoje, s’do shpjegim
Ai do t’ju japë fund luftërave në emër të besimitO popull! Nuk gëzoni më atë shikim të të Dashurit
Çirrmat dhe dënesat tuaja a thua pse nuk sjellkan efektPse ta keni atë Shikim, gjersa s’keni zemër për të
Pasi atë ia dhuruat shejtanit e jo ZotitPetkun e takuasë copë-copë e keni grisur
Të gjitha mendimet tuaja me ndryshk veshurPak burra të dëlirë që ishin, po treten në dhe
Të tjerët janë bërë mizorë dhe besëprerëTashmë ju vetë e thirrët qortimin e Zotit
Vetë iu ndatë Atij Miku për shkak të ligësive tuajaE ç’kuptim ka tani lufta juaj me të tjerët?!
“të tjerët” u bëtë vet dhe shënjestër e ndëshkimitMë thoni të vërtetën! A ruani amanetin ende?!
A e ndieni më dritën e besimit dhe njohjen e Zotit?!O popull! Merruni pra me mosbesimin tuaj
Kujtojeni ajetin “Keni përgjegjësi për veten tuaj”[1]Mendimi që do të vijë një Mehdi gjakatar
Që do t’jua forcojë fenë përballë mohuesve duke i vrarëËshtë kryekëput mashtrim, o të mjerë!
shpifje, i pabazë dhe që s’mban erëMiq! Ai që duhej të vinte, ka ardhur
Këtë sekret, edhe dielli, edhe hëna jua ka treguarNuk janë pak shenjat që keni parë
Nuk janë të vogla, as sekrete të pastra që keni dëshmuarPor prej tyre aspak nuk përfituat
Duke shtrembëruar kokën, këtë sofër e përbuzëtNdër ju, ata që duan besimin dhe besnikërinë
E kanë për detyrë të shtrojnë zemrat pa përtimT’u tregojnë njerëzve se është koha e Mesihut
Tanimë xhihadi me armë është haram dhe i shëmtuarUnë e kreva detyrën time o miq
Po s’kuptuat tani, do ta mësoni prej Zotit