Profecia e Mesihut të Premtuar a.s. rreth Luftës së Parë Botërore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Profecia e Mesihut të Premtuar a.s. rreth Luftës së Parë Botërore

Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.

(Më poshtë, vijon përkthimi i vargjeve të fundit të një vjershe të Mesihut të Premtuar a.s.., të cilat ai i ka shkruar në vitin 1905.  Këto vargje, dhanë një parashikim të plotë për Luftën e Parë e të Dytë Botërore).

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

Një shenjë do të shfaqet, pas ca ditësh nga sot
Fshatra, qytete e kodrina do të marrin rrokullinë

Kaq papritmas do të kapet prej zemërimit të Zotit kjo njerëzi
Edhe një i zhveshur nuk do të mund t’i veshë pizhamet e tij

Do të lëkunden befas prej një tërmeti[i]
Bimë, njerëzi, shkëmbinj e oqeani

Vetëm sa një çelembyll sysh kjo tokë do të rrëkëllehet
Dhe gjaku lumë do të rrjedhë sikur çurgje uji.

Të veshurit me të bardha prej jasemini
Do të gdhijnë me të kuqe mjerimi.

Njerëzit do të humbin ndjenjat, zogjtë do të hutohen
Pëllumbat dhe bilbilat do të harrojnë së kënduari

Për çdo udhëtar do të jetë e rëndë ajo kohë e orë
Çdo rrugëtar do të humbë rrugën prej një agoni

Përrenj e male, bjeshkë e kodrina do të skuqen
me gjakun e të vdekurve, sikur të ishin me verë të kuqe

Do të tundet prej frike madhëri e vegjëli
Edhe Cari të jetë në atë orë, do të jetë në mjeri

Simbol i llahtarisë do mbetet kjo shenjë hyjnore
Qielli do të ketë ngjeshur shpatën e tij për dore

O naiv i paditur mos nxito me mohime
mbi përmbushjen e kësaj shenje, bazohet vërtetësia ime

Kjo është shpallje e Zotit, do të ndodhë pa gabuar
Prite pak ditë, me takua dhe i përulur duke qëndruar

mosbesimi yt mos beso se do të falet
E ke borxh mbi veten, që patjetër do të lahet

(“Berahin-e-Ahmedia”, vëll. 5, “Ruhani Khezain”, vëll. 21, f. 151-152)


[i] Në shpalljen e Zotit (që më erdhi), vazhdimisht është përsëritur fjala tërmet dhe më është thënë se ky tërmet do t’i ngjajë kiametit. Madje duhet thënë se ky mund të jetë ai tërmet rreth të cilit flet edhe sureja e Kuranit “Kur Toka do të dridhet fort nga tërmeti i saj”. Por, unë akoma nuk mund të pohoj me bindje të plotë nëse bëhet fjalë për tërmet si fenomen. Ka mundësi që të mos jetë ndonjë tërmet i thjeshtë, por të jetë ndonjë katastrofë e madhe që sjell pamje kiameti, shembullin e të cilit ta mos ketë parë bota ndonjë herë dhe të shkatërrohen tej mase edhe kafshë edhe ndërtesa. Po të mos vijë ndonjë shenjë kaq e jashtëzakonshme dhe edhe njerëzit të mos e përmirësojnë dukshëm veten e tyre, atëherë dijeni që jam gënjeshtar. Por unë vazhdimisht kam sqaruar se kjo katastrofë e madhe, të cilën Zoti i Madhërishëm e ka quajtur tërmet, nuk vjen për shkak të dallimit fetar. Ndëshkimi nuk vjen mbi dikë vetëm sepse është hindu apo i krishterë dhe as ai nuk vjen vetëm se nuk më ka pranuar duke bërë bejt me mua. Gjithë këta nuk përfshihen nga ky shqetësim. Po, le të frikësohet ai që pavarësisht nga feja që i përket, është kriminel, i zhytur në mosbindje dhe imoralitete, kurvar, vrasës, vjedhës, i padrejtë, paragjykues pa të drejtë, gjuhënepërkë dhe keqsjellës. Edhe i tillë nëse pendohet, nuk do të ketë ndonjë frikë. Njerëzit nëse do të bëhen të sinqertë e të sillen mirë, ky ndëshkim mund të evitohet dhe nuk është i prerë. (Autori)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp