Bota arabe e sotme, në ndëshkim apo sprovë? Parashikim që u përmbush
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Bota arabe e sotme, në ndëshkim apo sprovë? Parashikim i Kalifit të Katërt r.a.

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.

Sesion pyetje-përgjigjesh, e bërë në vitin 1987

Pyetje:

Duke vështruar gjendjen e përgjithshme të muslimanëve sot në botë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, dhe duke parë situatën e vëllezërve tanë muslimanë në Palestinë, a mendoni se ky është ndëshkim prej Zotit apo rrjedhoja e një politike të ndyrë? Çfarë pikëpamje keni ju rreth kësaj çështjeje?

Përgjigje:

Kjo çështje qartësohet vetvetiu, nëse arrini të kuptoni se ç’do të thotë ndëshkim prej Zotit. Ndëshkimi hyjnor nuk do të thotë kurrsesi se Allahu i Madhërishëm fut dikë me zor në xhehenem. Ata që kanë njohuri të thellë të Kuranit, dinë mirë se njeriu vetë tërheq çdo ndëshkim. Edhe xhehenemin e krijon vetë njeriu.

Allahu i Madhërishëm ka pohuar në mënyrë të përsëritur në Kuran se Unë nuk bëj padrejtësi. Çdo ndëshkim që do të pësoni, do të jetë rrjedhoja e veprave tuaja, pra xhehenemin e keni krijuar vetë. Nëse e ndriçojmë me dritën e kësaj filozofie themelore, mund të zbërthejmë çdo çështje se është ndëshkim apo jo. Çdo njeri që e çon veten në vuajtje apo hidhet në xhehenem, korr vetëm atë që ka mbjellë.

Çështja e sprovave është e lidhur me profetët. Ajo është një çështje krejtësisht tjetër, që nuk ka lidhje me ndëshkim. Kurani Famëlartë na tregon se sprovat vijnë prej Zotit, të sinqertët i kapërcejnë, ndërsa gënjeshtarët ngelen. Nuk duhet ta përzini atë temë me këtë gjendje, sepse ajo është çështje tjetër.

Me të vërtetë, kur vjen një mësim i qartë prej Zotit, dhe një i dërguar i Zotit e shndërron në praktikë, duke e kthyer atë mësim në vepra, pra, të mos mbetet veç teori, por të përgatitet edhe kodi i të vepruarit në jetën reale. Pra, të jepen këshillat dhe porositë në bazë të atij modeli, kushdo që nuk u përmbahet atyre rregullave, detyrimisht merr dënim dhe në varësi të shkallës së mosbindjes, ai do të zgjedhë dhe përgatisë dënimin për veten.

Pra, nëse muslimanët gjenden në mjerim e vuajtje, atëherë me siguri janë shkëputur themeleve të Islamit, u janë shmangur disa prej dispozitave të Islamit, dhe diku kanë i ngatërruar mësimet e Islamit me ideologjinë nacionaliste. Po të ishin të sinqertë e t’u qëndronin besnikë parimeve themelore të Islamit, nuk ishte e mundur kurrsesi ta duronin këtë ndëshkim që i ka goditur sot.

Kurani Famëlartë ka përshkruar fatin e të sinqertëve në mënyrë të shkoqur. Sipas tij, ata ngadhënjejnë edhe sikur të jenë të paktë në numër. Ai nuk thotë në asnjë vend se të sinqertët vetëm kur janë në shumicë, e mbizotërojnë pakicën e të ligjve. Kjo gjë nuk përmendet në asnjë ajet, as tërthorazi. Ndërsa Kurani tregon shpesh se dëlirësia d.m.th. nënshtrimi ndaj porosive të Zotit dhe kërkimi i pëlqimit të Tij në çdo veprim, i ngjall njeriut fuqi aq të madhe saqë një grusht njerëzish ngadhënjen mbi popuj të mëdhenj.

Çfarë po shohim në Palestinë? Një grusht hebrenjsh sundojnë mbi miliona muslimanë dhe shtypja e tyre po bëhet gjithnjë më e egër dhe e tmerrshme.  Ata po bëjnë dhunë dhe zullume haptazi, dhe askush nuk guxon të ngrejë gishtin kundër tyre. Të shkretët palestinezë janë të rrethuar dhe po vdesin urie, ndërkohë këta shpirtzinj po i bombardojnë nga lart. Uria po ua merr shpirtin dhe ata të mjerë po kërkojnë çdo mundësi për të shpëtuar, ndërkohë po hidhen në zjarr. Ata po bombardojnë në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme, pa asnjë druajtje, dhe nuk ka asnjë fuqi në botë që të ngrejë zërin kundër tyre. Ata nuk janë simpatizantë të Islamit, por a ka ndonjë fuqi në botën muslimane?

A ka folur Arabia Saudite për të drejtat e palestinezëve? Më tregoni qoftë një deklaratë, ku ata të kenë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar vëllezërit muslimanë, dhe për të sulmuar armikun dhe për ta ndëshkuar atë. Lëreni gishtin, ata nuk lëvizën as gjuhën dhe mbajnë heshtje kundër kësaj mizorie.

Nëse dikush thotë se ky është ndëshkim prej Zotit, dhe po vdesim kot edhe pse jemi të pafajshëm, është mendim i gabuar dhe i padrejtë. Ata janë boshatisur nga brenda dhe nuk u ka mbetur asgjë nga Islami. Po të kishin Islamin e vërtetë, nuk ishte e mundur që një grusht njerëzish të poshtëronte e të shkatërronte shumicën e të dëlirëve.

Në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., kur u obligua xhihadi (luftë mbrojtëse) për herë të parë, qysh atëherë Zoti kishte deklaruar që porosia e xhihadit u obligohet të dobëtëve, por me premtimin që pavarësisht nga dobësia juaj, Zoti i Plotfuqishëm juve do t’ju mundësojë fitoren. Pra, premtimi i pandashëm i Zotit me xhihadin dhe është bërë pjesë e pandashme e tij.

mesimet e luftes“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Në të vërtetë Allahu është i Fuqishëm që t’i ndihmojë ata”. (Kurani Famëlartë 22:40)

Pra, u lejohet sepse armiku ka ngritur shpatë kundër tyre me kohë dhe u është bërë padrejtësi. Ata janë viktimë dhe aq të dobët e të papërkrahur, saqë çdo mizor e zullumqar i dhunon brutalisht. Po të kishin fuqi, nuk do të guxonte njeri t’i nëpërkëmbte ata. Pra, kaq e dobët ishte gjendja e muslimanëve. Por, në të njëjtin ajet Allahu thotë

Ai, i Cili u ka dhënë leje, është i Plotfuqishëm, dhe gëzon fuqi që pikërisht atyre t’u japë fitore. Madje, Ai premton se do t’ua sigurojë fitoren. Ky është caktimi i Zotit që na ka shpalosur Kurani Famëlartë. Çdo caktim që vepron në kundërshti me këtë caktim hyjnor, është i rremë dhe nuk ka lidhje me Kuran. Prandaj, po të ishte xhihadi i vërtetë, dhe xhihadistët u përmbaheshin sinqerisht kushteve të xhihadit, është e pamundur që Zoti ta horrojë premtimin të cilin e kishte shpallur përmes Hazret Muhammedit s.a.v.s.

Zoti është i Vërtetë dhe njeriu më i vërtetë që ka ekzistuar në Tokë ishte Muhammedi s.a.v.s. Nuk mund të jetë premtimi më i vërtetë se ky.

bota arabePra, thotë: Jo vetëm që u japim leje të dobëtëve, por i sigurojmë se Ne qëndrojmë mbrapa tyre. Prandaj, ata nuk duhet të kenë frikë. Kurse këta, sa herë që dalin për të luftuar, pësojnë humbje e disfatë. MeazAllah, a është ky Zoti i Islamit që ka kurdisur këtë punë?

Prandaj, analizoni veten tuaj, sepse mospërmbushja e premtimit provon që ata patjetër kanë mangësi dhe zbrazëti. Ky mund të quhet ndëshkimi hyjnor vetëm në kuptimin që ju vetë duke u devijuar, keni privuar veten tuaj nga mëshira e Allahut. Madje, as nuk po shikoni se çfarë po ndodh me ju.

Allahu gjithashtu kishte thënë وَرَابِطُوا  “Jini vigjilentë, ruani kufijtë tuaj dhe kuptoni intrigat e tyre”. Mbrojtja nuk duhet të jetë e tillë që të rrini në shtëpi, dhe të mësoni për armikun kur ai ju ka sulmuar. Fjala رَابِطُوا do të thotë qëndroni nëpër kufij duke qenë vigjilent dhe mbikëqyrës, që të alarmoheni kur sulmohet vija e parë e mbrojtjes.

Ndërsa këtu, armiku ka hyrë në Mekë dhe Medinë, dhe bota Islame nuk ka asnjë haber se çfarë po ndodh me të. Ky është realiteti. Është një realitet aq i llahtarshëm, saqë po të kishin pak dashuri me Islamin, muslimanët nuk do t’i zinte gjumi. Tentativa për të vendosur Arabinë Saudite si lidere e botës muslimane, është një intrigë e frikshme e cila po zbulohet dita-ditës. Pakistani gjendet plotësisht nën kontrollin e Arabisë Saudite. Arabia Saudite ka robëruar Malajzinë, Indonezinë dhe vendet e tjera afrikane duke dhënë ndihma e para kudo, si modeli amerikan.

Tani, kush nga muslimanët nuk di që Arabia Saudite është 100% e skllavëruar nga Amerika? Nuk ka asnjë shtet në botë, që i nënshtrohet verbërisht Amerikës më shumë se Arabia Saudite dhe ka rënë 100% në pushtetin e saj. Pastaj, cili musliman apo njeri i thjeshtë nuk di që Amerika është e shtrënguar në dorën e Izraelit, saqë nuk mund të bëjë asnjë lëvizje kundër dëshirës së tij. Tashmë politika e tyre e brendshme, e jashtme apo monetare, madje kultura dhe shoqëria e tyre, të gjitha këto janë plotësisht në duar të hebrenjve. Politika e tyre hartohet në Izrael e pastaj imponohet atje.

Më thoni! A mund të përfytyrohet një komplot më i rrezikshëm se ky që të përdoren Meka e Medina si mjete për imponimin e sionizmit mbi botën islame. Thirrja do të ngrihet nga Meka e Medina, dhe të gjithë muslimanët do të mendojnë se ajo vjen nga qyteti i Profetit tonë s.a.v.s., dhe do t’i binden asaj duke thënë:

bota arabeNe dëgjuam dhe iu bindëm. (Kurani Famëlartë 2:286)

I tillë do të jetë reagimi i muslimanëve besnikë, pa e kuptuar që kjo thirrje nuk ka buruar nga Meka e Medina. Por, ajo është rezonanca që kumboi në Amerikë e cila ishte lëshuar në Izrael. Çdo politikë që dëshiron të imponojë Izraeli mbi botën muslimane, ai do ta realizojë atë nëpërmjet Amerikës, me ndërmjetësinë e Arabisë Saudite ndërsa ju nuk mund të bëni asgjë. Bashkë me këtë, është komplotuar përhapja e Vehabizmit (Selefizmit). Ky komplot i rrezikshëm po zbulohet dalëngadalë.

Për ta arritur këtë, ata kanë përqendruar gjithë vëmendjen e tyre mbi Xhematin Musliman Ahmedia. Ata na akuzojnë se jemi agjentë (të Izraelit).

Innalil-lahi ve inna ilejhi raxhiun!

Pakistani i mjerë, i nënshtruar i Amerikës, po orvatet t’i eliminojë se demek janë “agjentët e Izraelit”, ndërkohë të përparojë nën robërinë e atyre që realisht janë agjentë të Izraelit. Nëse dikush nuk arrin dot të kuptojë diçka kaq të thjeshtë, më vjen keq për të. Ai që ka guxim, le të përgënjeshtrojë deklaratën time, dhe ta thyejë argumentim tim.

A nuk është e vërtetë se regjimi aktual i Arabisë Saudite është 100% i nënshtruar ndaj Amerikës?

A nuk është e vërtetë se Amerika është plotësisht e nënshtruar ndaj Izraelit?

Nëse ata arrijnë të përgënjeshtrojnë teorinë time, ajo del e rreme, ndryshe ajo mbetet fakt i pakundërshtueshëm. Unë nuk mund të kuptoj se në një anë ata pretendojnë se e duan Islamin, ndërsa në anën tjetër shprehin indiferencë ndaj pushtimit të botës muslimane nga një regjim, i cili është mbërthyer në kthetrat e hebrenjve. Kjo i kundërvihet porosisë së ruajtjes së kufijve.

Prandaj, edhe ndëshkimi quhet i tillë, sepse atë e përgatit vetë njeriu. Bota islame kurrë nuk ka menduar për masat sulmuese dhe intrigat e armikut. Inteligjenca e armikut ka hyrë thellë brenda nesh, ndërkohë ne nuk përpiqemi aspak për t’i zbuluar planet e tyre. Si rrjedhojë, armiku ky hyrë në shtëpinë tonë shpirtërore, ndërkohë bota islame është ende indiferente.

Njësoj sikur virusi i SIDA-s që depërton thellë në sistemin imunitar. Neudhubilah, Allahu na ruajttë nga një gjendje e tillë, por situata nuk është shumë premtuese. Armiku u është afruar forcave qendrore, që ndërtojnë strukturën e jetës.

Mua nuk më pëlqen, nëse e përkufizoni këtë gjendje si ndëshkim hyjnor, sepse prapëseprapë ky është umeti i Muhammedit s.a.v.s. Nuk më pëlqen ta përdor këtë fjalë, sepse jeta e mbarë dynjasë varet nga jeta e këtij umeti. Unë jam i mendimit se ky ndëshkim është pasoja e drejtpërdrejtë e veprave të umetit, të cilin ka vendosur ligji i natyrës, dhe tashmë nuk po tregon mëshirë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp