Profeti Muhamed a ndalon miqësinë me jomuslimanët? Rregulli i Artë në Islam
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A e hedh poshtë Profeti Muhammed s.a.v.s. Rregullin e Artë dhe ndalon miqësinë me jomuslimanët?

miqesia me jomuslimanet rregulli i arte

Enesi tregon se Profeti Muhammed s.a.v.s. ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk do të ketë besim (të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për veten e tij”[1]. Disa kritikë pohojnë se “vëllai” në këtë hadith u referohet vetëm besimtarëve muslimanë, por nuk ka asnjë fakt konkret që e mbështet këtë presupozim.

Në fakt, Islami shkon përtej Rregullit të Artë të respektit që duhet të tregohet ndaj të tjerëve. Profeti Muhammed s.a.v.s. thotë: “Ndihmoje vëllanë tënd edhe nëse është shtypës ose i shtypur”.

Profeti është pyetur:

“Është e drejtë që të ndihmohet nëse është i shtypur, por përse duhet ta ndihmoj nëse është shtypës?”

Ai përgjigjet:

“Duke e parandaluar atë të shtypë të tjerët”.[2]

Kështu, detyra e muslimanit nuk është vetëm t’i trajtojë të tjerët siç ata dëshirojnë, por edhe të tregojë mëshirë ndaj atyre që janë të shtypur dhe t’i ndihmojë të fitojnë lirinë nga shtypja, edhe nëse nuk i kërkohet ndihmë.

Mësimi i Islamit është mbi Rregullin e Artë

Mësimi i Islamit është mbi Rregullin e Artë. Islami mëson se muslimanët duhet t’i trajtojnë mirë të tjerët, pa marrë parasysh çfarë marrin si këmbim:

اِنَّ اللّٰہَ یَاۡمُرُ بِالۡعَدۡلِ وَ الۡاِحۡسَانِ وَ اِیۡتَآیِٔ ذِی الۡقُرۡبٰی

“Sigurisht, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe dashamirësinë si ajo që u tregohet të afërmve”.[3]

Ndryshe nga mësimi i Dhjatës së Vjetër për shpagim të njëjtë, Kurani Famëlartë mëson muslimanët të falin:

miqesia me jomuslimanet rregulli e arte“Dëmshpërblimi i së keqes është aq sa është e keqja, por kush e fal (fajtorin) dhe e përmirëson, shpërblimi i tij është mbi Allahun.”[4]

Nuk duhet t’ju nxisë armiqësia e ndonjë populli, që ju të mos bëni drejtësi

Kurani Famëlartë mëson muslimanët të tregohen të drejtë me këdo; edhe me ata që mund t’u duan të keqen.

miqesia me jomuslimanet rregulli e arte“O ju që besuat! Për hir të Allahut, bëhuni dëshmitarë të qëndrueshëm ndaj drejtësisë. Nuk duhet t’ju nxisë armiqësia e ndonjë populli, që ju të mos bëni drejtësi. Bëni drejtësi! Kjo është më afër druajtjes dhe kini druajtje ndaj Allahut! Sigurisht, Allahu është i Gjithinformuar ndaj asaj që bëni”.[5]

Rregulli i Artë na mëson të sillemi me të tjerët siç do të dëshironim që ata të silleshin me ne. Në ajetin e lartpërmendur, Kurani Famëlartë mëson muslimanët t’i trajtojnë të tjerët gjithmonë me drejtësi, edhe nëse ata tregohen ziliqarë dhe të padrejtë ndaj jush. Domethënë, Kurani i mëson muslimanët t’i trajtojnë të tjerët ashtu siç ata dëshirojnë, edhe nëse meritojnë të kundërtën. Shembulli i lartpërmendur, i faljes që Profeti Muhammed s.a.v.s. tregon për persekutuesit e tij mekas, e demonstron këtë mësim.

Profeti Muhammed s.a.v.s. shton:

“Një musliman që vret një besimtar të një feje tjetër nuk do të arrijë të ndiejë flladin e parajsës”.[6]

Kurani po ashtu mëson se një musliman që vret një besimtar të një feje tjetër edhe pa dashje ose aksidentalisht, përveç pagimit plotësisht të parave të gjakut për trashëgimtarët e të ndjerit, duhet gjithashtu të lirojë një skllav. Ky është niveli i respektit që u jepet atyre me të cilët muslimanët shoqërohen.

Kurani i ndalon muslimanët të shoqërohen vetëm me ata individë që i sulmojnë apo luftojnë kundër tyre, ndërkohë që inkurajon fort lidhjet e farefisnisë dhe afrinë me individët e besimeve të tjera.

miqesia me jomuslimanet rregulli e arte“Allahu nuk ju ndalon të respektoni ata që nuk luftojnë kundër jush për shkak të besimit tuaj fetar dhe nuk ju kanë dëbuar nga shtëpitë tuaja, të tregoheni të sjellshëm me ta dhe të veproni me drejtësi ndaj tyre; Në të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë. Allahu ju ndalon vetëm të respektoni ata që luftojnë kundër jush për shkak të besimit tuaj fetar, që ju kanë dëbuar nga shtëpitë tuaja dhe kanë ndihmuar edhe të tjerët për t’ju përzënë, të bëheni miq me ta; kushdo që e bën një gjë të tillë, është mëkatar”.[7]

Kurani Famëlartë thotë qartazi që, muslimanëve nuk u ndalohet të shoqërohen me ata që nuk kanë luftuar ndaj tyre, madje mëson muslimanët të “jenë të sjellshëm ndaj tyre dhe të veprojnë me drejtësi”. Ndryshe nga çfarë pretendohet, nuk kërkohet asnjë përcaktim fetar para se njerëzit të miqësohen.

Ky ajet shpjegon se ajetet lidhur me “arrestimin dhe kapjen” e idhujtarëve zbatohen vetëm për ata individë që kanë persekutuar muslimanët për shkak të besimit të tyre, i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe kanë nxitur edhe të tjerët që të persekutojnë muslimanët. Si përgjigje, Zoti i ka lejuar muslimanët të luftojnë për vetëmbrojtje.

Por, kur saktësisht Islami lejon një musliman të përdorë armët për vetëmbrojtje? Në Kuran shpjegohet:

Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Njëmend, Allahu është i Plotëfuqishëm që t’i ndihmojë ata.[8]

Asnjë formë e ngjashme me të nuk gjendet në asnjë libër tjetër fetar

Kështu, lufta për të parandaluar sulmin nuk gjen asnjë justifikim në Islam. Leja – jo urdhri – jepet vetëm kur një palë imponon luftë ndaj një pale paqëdashëse. Duke pasur këtë si parim, Kurani shton:

“Ata që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu”. Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njeri-tjetri,  do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që do të ndihmojë Allahun. Sigurisht, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm”.[9]

Ky ajet, ku asnjë formë e ngjashme me të nuk gjendet në asnjë libër tjetër fetar, dhe nuk është gjendur në asnjë kushtetutë laike për shekuj me radhë, u kërkon muslimanëve të mbrojnë lirinë fetare si e drejtë universale për të gjitha besimet. Ndryshe nga librat e tjerë fetarë, Kurani i ndihmon veçanërisht ata që ndjekin “manastiret, kishat dhe sinagogat”. Për më tepër, muslimanët duhet të përkrahin mbrojtjen e besimeve të tjera si për besimin e tyre, siç është demonstruar edhe në Kuran, ku xhamitë përmenden të fundit. Kështu, muslimanët lejohen të luftojnë për vetëmbrojtje kur sulmohen nga të tjerët, dhe të mbrojnë lirinë fetare si e drejtë universale për njerëzit e të gjitha besimeve.

Ky ajet thekson dhe paraprin atë çka ndodh kur një tiran fillon shtypjen e një besimi dhe askush nuk flet – shtypja përhapet. Kështu, 1.400 vjet para citimit të famshëm të Martin Niemoller[10], Kurani u kërkoi muslimanëve të luftojnë për lirinë fetare universale. Ndryshe nga çfarë pohohet, Kurani jo vetëm që kërkon mëshirë përtej Rregullit të Artë, por gjithashtu inkurajon miqësinë ndërfetare dhe është i vetmi Libër i shenjtë që u kërkon ithtarëve të tij, pra muslimanëve, të luftojnë në emër të çdo personi, të çfarëdolloj besimi, për të siguruar lirinë fetare si e drejtë universale.


[1] Buhariu, Libri mbi Besimin, Kapitulli: Të dëshirosh për vëllanë atë që dëshiron për veten është pjesë e besimit.
[2] Buhariu, Vëllimi 3, nr. 624.
[3] Kurani Famëlartë, 16:91.
[4] Kurani Famëlartë 42:41.
[5] Kurani Famëlartë 5:9.
[6] Bukhārī, Kitāb al-Jizyah Wa’l-Muwāda‘ah, Bāb Ithm Man Qatala Mu‘āhadan Bi-Ghairi Jurm, Ḥadīth.
[7] Kurani Famëlartë 60:9-10.
[8] Kurani Famëlartë 22:40.
[9] Kurani Famëlartë 22:41.
[10] Së pari ata erdhën për komunistët, dhe unë nuk fola sepse nuk isha komunist. Pastaj erdhën për sindikalistët, dhe nuk fola sepse nuk isha pjesë e një sindikate. Pastaj erdhën për hebrenjtë, dhe nuk fola sepse nuk isha hebre. Pastaj erdhën për mua dhe askush nuk mbeti për të më mbrojtur.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp